16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Abrashi konfirmon se autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet

LDK-ja dorëzohet përballë Haradinajt, autostrada e Dukagjinit do të ndërtoLidhja Demokratike e Kosovës dhe kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, është dorëzuar përballë AAK-së së Ramush Haradinajt për punën e ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit, pavarësisht se kishin thënë se një rrugë e tillë s’do të ndërtohet.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka konfirmuar se ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2021.

“Një projekt të cilin e kemi kontraktuar më herët por duhet fonde shtesë për të finalizuar është ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit, Istog-Pejë- Deçan-Gjakovë”, ka thënë Abrashi, të premten.

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka mbajtur sot mbledhjen e të rregullt, të 38-tën me radhë, ku ka miratuar Projektligje dhe vendime të ndryshme të fushave të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Në mbledhjen e sotme është miratuar Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, i cili do të procedohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës për shqyrtim dhe miratim. Buxheti për vitin 2021 planifikon të hyra sipas parashikimeve fiskale në shumën prej 1 miliardë e 885.9 milion euro, që janë 97.4 milion euro më shumë se sa vitin e kaluar. Shpenzimet buxhetore për vitin 2021 parashikohet të jenë 2 miliardë e 412.6 milion euro, apo 207.6 milion euro më të vogla se sa vitin paraprak.

Përgatitjen dhe harmonizimin e kërkesave të organizatave buxhetore për Buxhetin 2021 e ka përcjell situata e rënduar me pandeminë COVID-19, por edhe projeksionet e të hyrave dhe shpenzimeve të përgjithshme buxhetore. Kjo situatë e ka bërë të vështirë edhe parashikimin e zhvillimeve si dhe një deficit në vlerë prej 4.2 për qind të Bruto Prodhimit Vendorë (BPV), i cili do të përmbushet me emetimin e letrave me vlerë nga Thesari i Republikës së Kosovës dhe nga financimet e jashtme.

Projektbuxheti, në përputhje e he me ligjin, do të procedohet sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratim.

Më Shumë

Rifat Jashari kërkon që të gjithë shqiptarët të jenë të bashkuar

Në Gllogjan të Deçanit u mbajt manifestimi qendror i “Epopesë së Dukagjinit”. Sot më 24 mars u bënë 26 vjet nga rezistenca e UÇK-së me...

U raportua për disa deponi ilegale të mbeturinave, Komuna e Suharekës bën rregullimin e tyre

Ditë më parë qytetarët e Komunës së Suharekës kishin dërguar në “Ndreqe.com” gjashtë ankesa për deponi ilegale të mbeturinave. Sipas një postimi në rrjetin social...

Lajmet e Fundit