8 C
Prizren
E enjte, 16 Tetor, 2025

Nxënësit në rrezik nga çantat e rënda

Çantat e rënda me libra që i bartin nxënësit e nivelit fillor në Kosovë po konsiderohen si rrezik që mund të sjellë pasoja për shëndetin e tyre. Për këtë arsye, prindërit dhe shoqëria civile po kërkojnë që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) të ndërmarrë veprime urgjente për ta parandaluar një gjë të tillë.

Ministri në largim i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, dhe kabineti i tij tash një javë nuk janë përgjigjur në pyetjet e gazetës për hapat që kanë ndërmarrë për rregullimin e këtij problemi, dhe se çka parashohin në të ardhmen, shkruan sot “Koha Ditore”.

Arben Shala, prind i një 9-vjeçareje, është i shqetësuar që vajza e tij, nxënëse e klasës së katërt me peshë 27 kilogramë, detyrohet të bartë çantë që peshon 6.3 kilogramë. Si pasojë e kësaj, thotë se ka vërejtur disa probleme tek vajza, si dhimbje shpine, lodhje e stres, për çka do ta dërgojë për një vizitë në Ortopedi Pediatrike.

I shqetësuar me çantat e rënda të nxënësve është edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës. Kryetari i këtij këshilli, Ymret Reshiti, ka deklaruar se ndonëse kohë më parë i kanë kërkuar ministrit të MASHT-it, Shyqiri Bytyqi, të ndërmarrë veprime konkrete për t’u parandaluar një rrezik i tillë, kjo, sipas tij, nuk është realizuar.

Më Shumë

Sulmohet një shtetase gjermane në Prizren – e lënduar rëndë, dërgohet në spital

Një person pas një mosmarrëveshje të çastit ka sulmuar fizikisht një grua (shtetase të Gjermanisë). Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e...

Policia ndalon dy persona në Prizren – dyshohet se kishin bërë pazare me vota për 120 euro

Dy persona janë shoqëruar në polici pasi u kapen duke bërë pazar me vota në Prizren. Sipas njoftimit të policisë është tentuar të shitet...

Lajmet e Fundit