13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Duhet të kemi respekt për votën e lirë!

Nga Jakup Krasniqi

Pa dashur që të hyjë në kalkulime politike se është bërë mirë apo keq pse qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar votuan për daljen nga Bashkimi Evropian, se atë më mirë se ne do ta vlerësojnë politikanët, ekspertët, intelektualet e qytetarët e Britanisë së Madhe.

Pse po e them ketë?

Po e them ketë se pat komente nga “ekspertë” të gjithçkaje që u munduan të bëhen më “katolik se Papa” ose më “inglez së anglezët”, duke i akuzuar votuesit e Mbretërisë së Bashkuar si “pleq”, mbi 17 milion qytetarë të Britanisë së Madhe e madje si “nacionalistë”, është guxim i madh. Është guxim goxha i madh, i cilitdo nga ne t’ua qajmë hallin mbi 17 milion “pleqve” të Britanisë së Madhe?! Kjo është si ajo thinja jonë e njohur popullore: “Këmbësori po ia qan hallin kalorësit pse këmbët po i rrinë varur”.

Po ua qajmë hallin britanikëve, atyre që kanë kulturë qindra vjeçare të votimit demokratik. Atje ku votimi vërtetë është i lirë! Aty ku vota as nuk blihet e as nuk shitet, aty ku vota as guxon të vidhet e as të ndryshohet, aty ku nuk ka as përpjekjen më të vogël për ta ndryshuar vullnetin e qytetarëve! A e dëgjoj kush ndonjë ankesë për vjedhje votash? Sikur liderët e partive politike në MB të ishin sundimtarë e jo qeveritarë që e dinë peshën e përgjegjësisë publike, do t’ju epnin urdhër komisionarëve që ta ndryshonin vullnetin e qytetarëve, si bëjnë sundimtarët tek ne. Po, ata janë “nacionalist” në kuptimin pozitiv të fjalës, prandaj për shekuj ishin sundimtarë të Botës.

Nuk e di sa e si ne shqiptarët e Kosovës mund t’ju mbajmë leksione britanikëve, sesi ata do të duhej të votonin?! Sigurisht që ata, britaniket nuk e kanë masë kutin tonë mjeran! Ne, vërtetë na duhet BE-ja për 1001 arsyeje, por BM e ka Komunvelltin dhe përtej ti, prandaj ata, kanë logjikë e të menduar tjetër! Ata kanë mendim të lirë! Respekt për atë shkallë të lirisë të atyre njerëzve me integritet!

Prandaj ne, duhet të merremi me hallet tona, brenda oborrit tonë! Kaq është kaçiku ynë nëse mund ta ruajmë!

Më Shumë

Dënohen Ballkani e dy zyrtarë, po edhe trajneri i Dritës

Klubi i Ballkanit është dënuar me gjobë 1200 euro, videoanalisti i FC Ballkanit, Ardi Kabashi me gjobë prej 500 euro dhe zyrtari i Ballkanit,...

Interi, kampion i Italisë — ylli i dytë vjen me fitoren në derbi

Interi është zyrtarisht kampioni i Italisë në futboll për sezonin 2023-2024. Zikaltërit, ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar dhe ëndërruar më herët arritën të sigurojnë...

Lajmet e Fundit