5.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Ja pse një krizë e imigrantëve i konvenon Trumpit

Shkruan: Fareed Zakaria

Presidenti Trump ka deklaruar se, grupi i imigrantëve, të cilët kohët e fundit arritën nga Amerika qendrore në SHBA, simbolizon imigracionin jashtë kontrollit, mungesën e ligjit dhe dhunën, që i kërcënohen vendit. “Situata është duke u bërë më e rrezikshme. ‘Karvanët’ po vijnë”, shkroi ai muajin e kaluar. Këtë javë, ai shtoi: “Karvani i imigrantëve i cili hapur injoron kufijtë tanë, tregon se sa të dobëta dhe joefikase janë ligjet amerikane rreth imigracionit”. Faktet dëshmojnë të kundërtën. Vitin e kaluar, sipas një raporti të Mbrojtjes kufitare dhe doganore, kalimi ilegal i kufirit ishte në nivelet më të ulëta, të shënuara ndonjëherë. Natyrisht, Trump thotë se kjo rënie është rezultat i politikave të tij. Rënia e imigracionit ilegal ka qenë një trend që vazhdon tash e dy dekada. Përgjatë kësaj kohe, numri i arrestimeve nga Patrulla kufitare përgjatë kufirit jugor, ka rënë për rreth 80%, nga 1.6 milion në vitin 2000; në 300,000, në vitin 2017. Sa iu përket emigrantëve meksikanë, bile edhe para ngritjes së Trumpit, më shumë meksikanë largoheshin nga SHBA-ja, sesa që hynin. Sipas një studimi të bërë nga “Pew Research Center”, nga viti 2009 deri në vitin 2014, 1 milion meksikanë me familjet e tyre (duke përfshirë edhe fëmijë të lindur në SHBA) ishin kthyer në atdheun e tyre, derisa në SHBA kishin arritur 870,000 sish.

Trump nuk ka nxitur rritjen ekonomike, sikur që ishte premtuar

E, sa i përket karvanit, rreth 1100 imigrantë, kryesisht nga Amerika qendrore, që ishin duke ikur nga varfëria, dhuna e bandave dhe shtypja, ishin bërë bashkë për shkaqe sigurie. Ata janë një grup paqësor, i përbërë kryesisht nga gratë dhe fëmijët. Shumë prej tyre me gjasë do të mbesin për të jetuar në Meksikë. Një numër i vogël, rreth 200, pritet që të aplikojnë për azil në SHBA dhe, statistikat paraprake tregojnë se vetëm çereku i tyre do të pranohen. Ky është realiteti i karvanit gjoja kërcënues, të cilin e përmend Trump. Dhe, përkundër kësaj, Trump nuk pushon me sulmet ndaj këtyre njerëzve të varfër e të pambrojtur. Ai i demonizon ata, duke i përshkruar si rrezik për SHBA-në, si simbol të mungesës së ligjit dhe simbol të dhunës, që do ta pushtojnë vendin. Pse ai e bën një gjë të tillë? Më së shumti ka të ngjarë që ai është në kërkim të një strategjie për zgjedhjet e ardhshme të afatit të mesëm, të cilat nuk duken aq premtuese për republikanët, të cilët nuk kanë çka të ofrojnë. Nuk ka më asnjë program infrastrukturor, me vlerë 1 trilion dollarë. Ligji i ri i tatimeve nuk është i popullarizuar, meqë kryesisht shihet si i bërë në dobi të korporatave dhe të pasurve. Ai nuk ka nxitur rritjen ekonomike, sikur që ishte premtuar. Kujdesi shëndetësor tani është edhe më kompleks, duke pasur parasysh zhbërjen e pjesshme të “Obamacare”. Më pas, aty janë edhe të dhënat nga anketat, që tregojnë një rënie të madhe të mbështetjes ndaj Trumpit, i cili gëzon mbështetjen më të ulët në histori, krahasuar me të gjithë presidentët tjerë amerikanë në këtë moment të mandatit të tyre, me përjashtim të Jimmy Carterit. Oh, të mos harrojmë as hetimet nga Robert S. Mueller III. Cila është rrugëdalja për republikanët?

Zgjedhjet afatmesme

Përqendrimi te shqetësimet kulturore të publikut amerikan. Asgjë nuk i mishëron më shumë këto shqetësime dhe frika, sikur çështja e imigracionit, sidomos kur flitet për të bardhët, pa edukim universitar, e që përbëjnë shumicën e mbështetësve të Trumpit. Presidenti shpesh ka deklaruar se sa rëndësi ka çështja e murit kufitar për bazën e tij elektorale, duke deklaruar se “gjëja të cilën ata e duan më së shumti, është muri”. Në fakt, një anketë e bërë tash vonë tregoi se 81% të republikanëve duan ndërtimin e murit. Në aspektin e zgjedhjeve afatmesme, ku rëndësi ka vënia në pah e mbështetësve tuaj më të zjarrtë, asgjë nuk funksionon më mirë sesa çështja e imigracionit. Një studim i botuar javën e kaluar nga Akademia kombëtare e shkencave, gjeti se votuesit e Trumpit në zgjedhjet e vitit 2016 ishin më pak të motivuar nga frikët ekonomike, e më shumë nga ankthi rreth statutit, nga frika e dobësimit të fuqisë dhe statusit në një vend në ndryshim. Dhe, një analizë e mëhershme e bërë nga Instituti kërkimor i religjionit publik, po ashtu ka ardhur deri te një përfundim i ngjashëm, duke vënë theksin te ‘frika rreth zhvendosjes kulturore’ si çelës të të kuptuarit të motiveve të mbështetësve të Trumpit, nga radhët e punëtorët e racës së bardhë. Trump mund të mos ketë lexuar studimet akademike, por ai qartazi kupton se çka kërkon baza e tij. Dhe, ai është i përkushtuar që t’i ndezë këto frika, pa marrë parasysh faktet, apo efektet që një gjë e tillë do ta ketë për vendi.

Më Shumë

Anulohen dy seanca në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është marrë vendim nga kryetari i trupit gjykues Charles Smith III se në çështjen gjyqësore ndaj...

Kontingjenti i FSK-së merr pjesë në stërvitjen ushtarake në Belize

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent, do të marr pjesë në stërvitjen e...

Lajmet e Fundit