13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Lideri fitues dhe strukturat e partisë

Shani BerishaShkruan: Shani Berisha, prof.

Se partit politike në Kosovë nuk kanë demokraci të brendshme , vendimmarrje me pjesëmarrje të gjërë të anëtarësisë së tyre, është një fakt i pranuar gjerësisht nga të gjithë ata që në një mënyrë merren me politikë. Një pjesë e mirë e tyre mendojnë se partit politike udhëhiqen në mënyrë autoritare. Politikan të caktuar nga të gjitha partit politike e përdorin pushtetin në funksion të interesave të tyre dhe njerëzve të afërt me ta.

Strukturat dhe veprimtarët e partive politike në terren, zakonisht shfrytëzohen vetëm për mbledhjen e votave , vendosjen e posterave dhe aktivitete të tjera në fushata zgjedhore, ndërsa pas arritjes së qëllimeve – marrjes së pushtetit dhe akomodimit të liderëve politik dhe të njerëzve të afërt të tyre në pozita udhëheqëse , ata mbesin të zhgënjuer , të mashtruar dhe të injoruar, pra partitë politike, nuk i ofrojnë të mira – përfitime anëtarësisë së tyre në përgjithësi, përfitime që prekin shtresa të caktuara sociale. Kjo ka bërë që shumica e strukturave dhe aktivistëve politik në terren të humbin interesimin e tyre, për tu marrë me aktivitete politike dhe për të kontribuar në demokratizimin e partive politike dhe të demokracisë në përgjithësi.

Të gjihë ata individ në Kosovë që mendojnë dhe synojnë të merren me politikë, duhet të kenë parasysh modelin e politikanit z. Ilir Meta ( Shqipëri ) . Ai është politikani, i cili për një kohë fare të shkurtër partin politike – LSI – në, arriti ta transformojë në subjekt politik vendosës, përcaktues , për krijimin e institucioneve në nivel vendi. Rrugëtimi politik i z. Meta duhet të shërbej si model – shembull , se si një lider karizmatik, mund të : formojë, organizojë, strukturojë dhe udhëheq një parti politike, fillimisht modeste në parti politike serioze , me vizion dhe synim politik të qartë.

Suksesi i z. Ilir Metës, karakterizohet nga këto elemente themelore vepruese politike : 1. Përcaktimi i qartë i qëllimit dhe objektivave të partisë, 2. Krijimi dhe formësimi i strukturave – burimeve njerzore për arritjen e qëllimit, 3.Respektimi dhe vlerësimi i strukturave – burimeve në terren, 4. Bashkëpunimi permanent dhe i sinqertë me strukturat – burimet e terrenit, 5. Premtimet politike të argumentuara për strukturat – burimet, dhe 6. Mbi të gjitha mbajtja e fjalës së dhënë – premtimeve politike për strukturat e partisë në terren , pas fitores zgjedhore.

Mbi këto elementet z. Ilir Meta e zhvillojë subjektin e tij politike dhe korri suksese politike. Për të gjithë politikanët në Kosovë, të cilës do parti, apo secilin individ që synon të merret me politikë dhe të udhëheq me institucionet e vendit , modeli i veprimit politik të lideri të LSI z. Meta mund t’i shërbej si model – shembull i suksesit politik.

Liderët politik nuk duhet të harrojnë se partitë politike janë të suksesshme fal kontributit të strukturave dhe aktivistëve në terren, strukturat janë vetë partia. Nëse klasa politike në Kosovë do të vijojë edhe më tutje të luajë dhe të tallet me strukturat dhe elektoratin e tyre, e ardhmja politike e tyre do të jetë dëshpruese. Nëse liderët dhe elitat politike edhe më tutje vazhdojnë të sillen me fodullëk, me injorancë dhe krekosje ndaj strukturave të sinqerta të tyre, nuk do jetë e largët dita kur ata (strukturat) do t’i thojnë atyre – liderëve politik, mjaft më ! dhe do ua lënë në duar “këmbët e ariut”.

Më Shumë

Policia e Kosovës ka një apel për shoferët: Kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend. Në...

“Fortnight”, kënga e re e Taylor Swift thyen rekord!

Kënga e re e Taylor Swift “Fortnight” po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Spotify së fundmi njoftoi se kënga e 34-vjeçares “Fortnight”, me Post...

Lajmet e Fundit