8.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Shkolla vend i kohës së lirë dhe vend i çlodhjes

Shkruan: Adem Gavazaj 

Fjala shkollë ka prejardhje nga greqishtja e vjetër që donë të thotë vend ku kalohet koha e lirë, vend ku çlodheshin edhe mësimdhënësit edhe nxënësit.

Grekët e vjetër si paraardhës të qytetërimit perëndimor me termin shkollë kuptonin vendin ku kalohet koha e lirë, vend ku çlodheshin edhe mësimdhënësit edhe nxënësit.

Çlodheshin sepse në shkollë shkonin dhe kalonin kohen e lirë ata që kishin aftësi dhe mundësi që të ecnin pas kureshtjes, pas habis e tjera Pra, shkolla ishte vendi ku kalohej koha e lire, ku çlodheshin dhe kënaqeshin duke debatuar duke menduar për shuarjen e kureshtjeve dhe habive për të cilat preokupoheshin njerëzit e dashuruar pas dijes.

Të tilla shkolla kanë qenë Shkolla e Miletit me Talesin, Shkolla Jonjane me Heraklitin, Sholla Eleate me Parmenidin, Akademia me Platonin, Liceu me Aristotelin e tjera.

Në këto shkolla, të talentuarit, kërkonin të vërteta astronomike, matematike, gjeometrike, politike, shoqërore e tjera.

Të vërtetat e shkollave të lartcekura edhe sot janë referenca për të vërtetat tona.

Në deceniet e para të shekullit XIX revolucioni industria kërkonte punëtor më të kualifikuar, e të tillë punëtorë duhej të kualifikoheshin , kjo nevojë e industrialistëve ndikojë në hapjen e shkollave për të gjithë njerëzit dhe për të gjitha nivelet.

Këto shkolla u bënë fluide,ato ishin përziera nga nxënës me inteligjenca dhe interesa të ndryshme. industrialistët kishin nevojë për të gjithë, kjo nevojë e industrialistëve e ka vdekur natyrshëm kuptimin e fjalës shkollë që nga greqishtja që donë të thotë, vend i kohës së lirë dhe i çlodhjes.

Më nuk është kaluar koha e lirë nëpër shkolla, Më nëpër shkolla nuk janë çlodhur, por janë munduar shumë edhe shpirtërisht edhe fizikisht nxënësit nëpër to…

Më e tmerrshme ka qenë dhe është kërkesa e stafeve mësimdhënëse për njëjtësimin nxënësve, kjo kërkesë ka ngjallë dhe ngjall neveri të madhe tek nxënësit origjinal do të thoshte Adam Grant. Këtë fakt të trishtueshëm e pasqyrojnë me këngë edhe rokerët shumë të njohur të viteve 70–ta Pink floyd me këngën “teacher”.

Shkolla sot po ngecë në shpërndarjen e diturisë. Po e shpërndan shumë ngadalë diturinë. E dihet sa më shpejtë dhe sa më shumë shpërndahet dija aq ma shumë edhe rritet ajo.

Tashti shumë më shpejt, shumë më qartë dhe më mirë, këtë punë po e bëjnë mjetet e tjera të komunikimit.

Ato sot po shpërndajnë aq shumë dije sa po e habitin edhe imagjinatën e njeriut të ditur

Studiuesi Alfred Toffler për problemin e shkollës dhe mësim nxënien në shekullin të cilin po jetojmë shkruan se Shkathtësia më e madhe e shekullit 21 është si ti bëjmë nxënësit aftë që ti mësojmë, për të mësuar, për të çmësuar dhe për të mësuar përsëri.

Kjo kërkesë siç duket po e qon shkollën si institucion në fillimet e veta, kur nxënësit kënaqeshin duke kërkuar të vërtetën e tyre,nëpër shkolla, ashtu ata menaxhonin kohën e lirë dhe çlodheshin duke vepruar dhe kërkuar atë që donin.

Në fund të fundit njeriu është qenie që kënaqet dhe nuk ndihet kurrë i lodhur nëse kryen veprime që ai i dashuron.

Boll na ka orientua industria deri tashti, teknika teknologjia po na thonë orientohuni.

Më Shumë

Kapet me marihuanë dhe kokainë një person në Prizren, dy të tjerë në arrati

Një person është arrestuar në Prizren pasi në banesën dhe veturën e tij iu janë gjetur marihuanë dhe kokainë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e...

Tërmet i fuqishëm në Malin e Zi, lëkundjet u ndien edhe në Kosovë

Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Malin e Zi.   Raportohet se lëkundja e tokës ka qenë me magnitudë 5.4 shkallë të...

Zotërit e fjalës

Lajmet e Fundit