7.5 C
Prizren
E hënë, 5 Janar, 2026

Paralajmërohet ndryshim i çmimit për regjistrim të automjeteve

Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli, ka paralajmëruar se nga viti i ardhëm çmimi i polisave të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve (TPL), do të ulet si dhe po ashtu do të bëhet liberalizimi i tregut në këtë industri.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për medie që ka mbajtur Havolli me kryetari e Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi.

“BQK gjatë vitit të kaluar ka ndërmarrë vendimet e nevojshme që të sigurohet kompensimi i plotë i dëmeve të palëve. Kjo ka përfshirë Edhe në rritjen e tarifave dhe në rritje të shpenzimeve te kompanive nëpërmjet rregulloreve të BQK”.

“Çmimet duhet të jenë të përcaktuara nga tregu. Modeli i polisave duhet të jetë i bazuar në riskun e gjithsecilit, lëvizje drejtë liberalizimit. Në fillim të vitit të ardhshëm duhet të kemi modelin e ri të çmimeve për TPL”, ka thënë Havolli.

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, tha se kjo i hap rrugë presionit konkurrues ndërmjet kompanive që operojnë në Kosovë.

“Diskutuam për çështje që po e preokupojnë qytetarin e Kosovës që ka të bëjë me sigurimin e detyrueshëm të veturave. Ne si AKK ofruam zgjidhje në këtë drejtim në të cilën bazohen në parimet e ekonomisë së tregut me konkurrencë të lirë gjë që është fazë në rregullimin e sistemit Kushtetues të Kosovës”, tha ai raporton EO.

Prestreshi ka treguar se kjo po bëhet për të hapur tregun konkurruese nw Kosovë.

“Siç jeni të i formuar ne si AKK dhe BQK janë duke trajtuar këtë rast që nga viti i kaluar dhe kemi ofruar një rekomandime profesional lidhur më këtë çështje vitin e kaluar, ku kemi theksuar nevojën e liberalizimin e këtij tregu si dhe çmime të unifikuara të TPL si dhe t’i hapet rrugë presionit konkurrues ndërmjet kompanive që operojnë në Kosovë”, tha Pestreshi.

Më Shumë

E rrallë në spitalin e Prizrenit: Anesteziologu asiston gjatë lindjes së nipit të tij

Një foshnjë e gjinisë mashkullore ka ardhur në jetë pesë minuta pas kalimit në vitin 2026-të.Me këtë rast ka ndodhur një moment tejet emocionues...

Mbi 2 orë pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat, duke njoftuar se është rritur koha e pritjeve në disa pika kufitare për të dalë...

Lajmet e Fundit