12.3 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Pas vjedhjes së 2.1 milionë eurove, Zafa nis projektligjin për siguri kibernetike

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka njoftuar se është duke e hartuar Projektligjin për siguri kibernetike, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MPB’ja ka bërë me dije se është mbajtur takimi i grupit punues për Strategjinë Shtetërorë të Sigurisë Kibernetike dhe Planin e Veprimit 2020-2025.

Takimin e ka hapurKoordinatori i Strategjisë, njëherazi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, i cili ka thënë se ngritja e sigurisë është e domosdoshme në të gjitha institucionet publike dhe se tashmë janë bërë plane konkrete të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe teknologjike.

“Me këtë rast, nga grupi punues fillimi i muajit nëntor u përcaktua si objektiv i realizimit të draftit fillestar me qëllimin që t’i hapë rrugë kompletimit të Strategjisë së re. Ministria e Punëve të Brendshme është duke hartuar projektligjin për siguri kibernetike, ku qëllimi i këtij Ligji do të jetë që të përcaktojë parimet e sigurisë kibernetike, parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast, shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore. Lajmin u konfirmua nga...

Zhduket një e mitur në Prizren

Nëna në Prizren ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u...

Lajmet e Fundit