14.2 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Përurohet stadiumi i futbollit në Sërbicë të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Emilija Redzepi, sot kanë përuruar stadiumin e futbollit në fshatin Sërbicë, shkruan PrizrenPress.

Haskuka në një postim në Facebook ka thënë se Prizreni ka qenë gjithmonë vatër nga ku kanë dalë futbollistët e njohur.

“Për të vazhduar këtë traditë, ne si prioritet kemi vendosur investimin në sport dhe rini”, shkruan Haskuka.

Ai ka bërë të ditur se ky stadium do t’ju shërbejë klubeve sportive të Komunës së Prizrenit, si dhe do të jetë në shërbim të futbollistëve të rinj, meqë i plotëson kriteret e kërkuara nga Federata e Futbollit për mbajtjen e garave regjionale për grupmoshat e reja.

Ky projekt është realizuar si investim i Komunës./ PrizrenPress.com

Fotografia e Mytaher HaskukaFotografia e Mytaher Haskuka

Fotografia e Mytaher HaskukaFotografia e Mytaher Haskuka

Fotografia e Mytaher Haskuka

Më Shumë

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Bashkimi fiton ndaj Junior 06

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 65:34 ndaj Junior 06 në konkurrencën e femrave. Bashkimi arriti të krijojë epërsi që në fillim të lojës dhe...

Lajmet e Fundit