6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Prizren: Deklarohen të pafajshëm rojet e pyllit që akuzohen për marrje të ryshfetit

A. T. dhe N.B. , të akuzuar se në cilësinë e rojeve të pyllit kanë marrë ryshfet, janë deklaruar të pafajshëm në shqyrtimin fillestar të mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren.

Ata  pas leximit të aktakuzës nga prokurori Metush Biraj, kanë deklaruar se e kuptojnë aktin akuzues, por nuk e pranojnë fajësinë, sepse siç thanë ata ndihen plotësisht të pafajshëm për veprën që u ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe nga i akuzuari T., që ishte i përfaqësuar nga mbrojtësja e tij, avokatja Sabrije Syla, i pandehuri B.deklaroi se në këtë gjykim do të mbrohet vet, pasi nuk dëshiron avokat.

Gjykatësi i rastit, Skender Çoçaj i njoftoi të akuzuarit se kanë afat që brenda jo më shumë se 40 ditëve të paraqesin kundërshtimet e tyre lidhur me aktakuzën dhe provat.

Shqyrtimi i dytë për këtë rast u caktua të mbahet më 7 dhjetor 2018, në ora 10:00.

Prokuroria Themelore në Prizren më 28 shtator 2018 ka ngritur aktakuzë ndaj A. T. dhe N.B., me pretendimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “marrje e ryshfetit”.

Sipas aktit akuzues, më 29 tetor 2014, në afërsi të restorantit “Giri” në Qafë të Duhles, të akuzuarit në cilësinë e rojeve të pyllit në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Suharekës, në mënyrë të drejtë për drejtë kërkojnë para për vete, me qëllim të mos veprojnë në pajtim me detyrat e tyre zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se deri sa i akuzuari T. ishte në detyrë të rojtarit në Njësinë Ekonomike në Caralevë, Fehmi Qatanin e ka hasur duke prerë dru me motor sharrë, dhe ka kërkuar nga ai që të shkojë në restorantin “Giri” në Qafë të Duhles,  pasi që ka nevojë të konsultohet me kolegë të tjerë. Tutje, në aktakuzë thuhet se përball restorantit i afrohet i akuzuari Bajraktari, duke i thënë nëse ka para për ti dhënë, nuk do t’i shkruajnë procesverbal, por do ia falin.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i dëmtuari Qatani ia jep 45 euro të akuzuarit B., i cili fillimisht i merr këto para dhe shkon në konsultim me të akuzuarin T. i cili ishte në automjet, ku ky i fundit e hap dritaren e automjetit dhe nga aty i gjuan paratë,  dhe kërkon nga i dëmtuari 100 euro për mos paraqitje të rastit në gjykatë./Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Plagoset një person afër Xhamisë në Dragash – Policia arreston të dyshuarin dhe jep detaje

Një person është plagosur në qendër të qytetit të Dragashit. Rasti ka ndodhur afër Xhamisë në këtë qytet të Kosovës. I dyshuari është identifikuar nga Policia...

Mira Murati, anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave

Shqiptarja Mira Murati, një nga emrat më të njohur në botën e teknologjisë, do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Asambleja e...

Lajmet e Fundit