17.2 C
Prizren
E hënë, 26 Tetor, 2020

Prizren: Kërkohet mbrojtja e burimeve ujore në Kosovë

Në Ditën Botërore të Lumenjve, në Prizren sot u është diskutuar mbi mbrojtjen e lumenjve nga dëmi që po u shkaktohet nga ndërtimi i hidrocentraleve në Kosovë, si dhe për problematikat e lumit Lumbardhi të Prizrenit

Në diskutimin “Lum Lumi” të organizuar nga C40 dhe KCSF në Prizren, morën pjesë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, deputetë, përfaqësues të institucioneve publike, aktivistë të shoqërisë civile e nismave qytetare dhe qytetarë.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova nuk ka lumenj për të falur dhe është obligim i të gjithëve të angazhohen për kujdes të shtuar në mbrojtjen e burimeve ujore.

“Ne besojmë plotësisht në mbrojtjen e lumenjve, por edhe florës dhe faunës në to, e cila është edhe mbrojtje e traditës dhe qytetarëve që jetojnë rreth tyre, është mbrojtje e jetës dhe shëndetit tonë. Pa dyshim jemi për një Kosovë të zhvilluar, dhe energjia e gjelbër është e ardhmja, por njëkohësisht jemi të vetëdijshëm që çdo investim mund të bëhet në harmoni me natyrën dhe duhet të bëhet domosdo në përputhje dhe duke respektuar standardet, ligjet dhe praktikat më të mira për mbrojtjen e mjedisit. Tashmë është e konfimuar që Kosova ka rezerva të pamjaftueshme të ujit, dhe një gjë është e qartë se ne nuk kemi lumenj për të falur, dhe e kemi obligim që të angazhohemi për kujdes të shtuar për mbrojtjen e burimeve tona ujore”, ka thënë ajo.

Drejtori Ekzekutiv i KCSF-së, Taulant Hoxha tha se Kino Lumbardhi është simbol i rezistencës qytetare të Prizrenit dhe mbrojtjes së interesit publik.

Ai ka thënë se diskutimi i sotëm ka mbledhur shumë aktivistë që janë duke rezistuar që burimet e pakta ujore të Kosovës të mos shkatërrohen për përfitime të një grupi të vogël, e në kurriz të të gjithë qytetarëve të vendit.

0Dren Marseli, organizator i Bunarfest, tregoi që ka vite që garuesit e këtij festivali tashmë detyrohen që një pjesë të lëshimit përgjatë Lumbardhit duhet ta bëjnë jashtë lumit, për shkak të dëmtimit të shtratit të këtij lumi.

Shpresa Loshaj, aktiviste për mbrojtjen e lumenjve nga organizata “Pishtarët” nga Deçani tha se është e rëndësishme që qytetarët e asaj ane ta kuptojnë që diskutimi i problematikës së ndërtimit të hidrocentralit të jetë gjë normale, të ngritët vetëdija që diçka e parregullt dhe e paligjshme ka ndodhur dhe të ngritët guximi për t’i diskutuar këto probleme në anën e Junikut dhe Deçanit.

Kjo ngjarje u organizua në kuadër të edicionit të 16-të të festivalit “Bunarfest” dhe Programit EJA Kosovë të KCSF-s?. Përmes këtij programi, KCSF do t? mbështesë nismat e shoqërisë civile përmes granteve dhe trajnimeve me synimin e përgjithshëm për t’i kontribuar një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse në Kosovë.

- Advertisement -

Më Shumë

Khabib me mesazh emocionues për babanë: Allahu të shpërbleftë me gradën më të lartë të xhenetit

Khabib Nurmagomedov e ka nderuar babanë e vet të ndjerë me një mesazh emocionues në rrjetet sociale, pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i...

Bilanci COVID-19: Mbi 2 mijë raste aktive, 621 të vdekur, më shumë se 15 mijë të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtunën në raportimin 24 orësh rreth gjendjes me Covid-19, ka njoftuar se janë shënuar 166 raste...

Vdes një i infektuar me COVID-19 në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se tre persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur sot në Kosovë. Vdekjet kanë ndodhur: një rast në...

Policia gjobitë edhe ish-ministrin për mos mbajtje të maskës(Foto)

Nga fundi i gushtit ka hyrë në fuqi ligji Anti-Covid dhe me anë të tij tashmë edhe Policia e Kosovës shqipton masa për të...

“E kam njohur në burg”, spikerja e lajmeve tregon si u dashurua me politikanin

Sot në emisionin Rudia në Tv Klan ka qenë një çift i njohur i ekranit. Edhe pse ende shumë të rinj në moshë ata...

Prizren, vijnë në jetë 49 fëmijë

Në Spitalin Rajonal të Prizrenit, gjatë gjashtë ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 49 fëmijë. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit, ka bërë të ditur...

Ngritet aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të PTK-së, Shyqyri Haxha

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm–Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet Sh. H., ish-Kryeshef Ekzekutiv...

Bajrami për 2 milionët e vjedhura: U thyen fjalëkalime, s’u kërkuan nënshkrime për transaksionet

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se lidhur me transaksionin nuk është kërkuar nënshkrimi i saj e as i drejtorit të Thesarit, duke...

Ku qëndron Kosova me paga krahasuar me Gjermaninë, Zvicrën e Kroacinë

  Gjetja e një vendi pune dhe sigurimi i një jete më të mirë, janë ndër arsyet kryesore qe i shtyjnë kosovarët ta marrin rrugen...

Ponte Prizreni kalon në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës

Ponte Prizreni e ka mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultatin 103:93, duke kaluar kështu në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës në basketboll. Art Hajdari me...

Propozimi në Zvicër: Çdo qytetari nga 7 mijë e 500 franga

Nëse është e suksesshme, skema vlerësohet të kushtojë 45 miliardë CHF. Një iniciativë e cila do të kulmonte me referendum për të paguar çdo qytetar...

Mbyllin lokalet që s’respektuan masat në Prizren

Një aksion është zhvilluar në orët e mesnatës në Prizren, ku ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, bashkë me Inspektoratin dhe Policinë e Kosovës kanë...

Zafir Berisha në Konferencë Ndërkombëtare flet për Siguri Kibernetike

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, i cili është caktuar nga Agim Veliu edhe në cilësinë e koordinatorit për siguri kibernetike, sot iu...

Aludohet se një nga të përfshirët në vjedhjen e 2 milionëve është babai i këshilltares së zv.kryeministres

Drejtori i Institutit Kosovar për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se po qarkullojnë fjalë se këshilltarja e zëvendëskryeministres nga Nisma, Albulena Balaj-Halimi ëstë vajza...

Kur të vdes mos bëni lajmërime nga ato që ngjiten nëpër muret

Testamenti i Mitrush Kutelit Dëgjo! Shenjat nuk i kam të mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem për në zyrë a për shëtitje dhe më...

Prokuroria Themelore në Prizren zgjedh prokuroren Arjana Shajkovci për anëtare të re të KPK-së

24 prokurorë të Prokurorisë Themelore në Prizren, me vota të fshehta, këtë të mërkurë kanë zgjedhur prokuroren e Departamentit të Krimeve të Rënda në...

Lajmet e Fundit

Vdes një i infektuar me COVID-19 në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se tre persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur sot në Kosovë. Vdekjet kanë ndodhur: një rast në...

Prizren, 4 raste të reja me koronavirus

Në komunën e Prizrenit të hënën janë shënuar 4 raste të reja me koronavirus. Kjo u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike...

Propozimi i ri, korsi vetëm për gratë në autostrada

Kompania e sigurimeve britanike “Sheila’s Wheels” ka bërë një propozim interesant duke kërkuar korsi të veçanta në autostrada vetëm për shoferet gra dhe madje...

Dua po sjell duet me këngëtare, ja kur del

Po vjen me projekt të ri muzikor. Dua Lipa ka zbuluar edhe datën se kur do të lansohet kjo këngë që është duet. Dua me anë...

Ka vdekur në New York aktori Shkëlzen Rraci

Ka vdekur sot në moshën 44 vjeçare aktori i njohur kosovar, Shkëlzen Rraci. Lajmin e ka konfirmuar aktori Xhalal Haliti. Ai ka bërë të...