7.4 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Prizren, një muaj paraburgim për dhunë fizike ndaj vëllait

Një muaj paraburgim është caktuar ndaj të dyshuarit N.B. nga fshati Lubizhdë e Prizrenit për shkak të dyshimit se ka ushtruar dhunë në familje.

Sipas komunikatës së Gjykatës së Prizrenit, i dyshuari N.B., i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit me iniciale A.B. për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore të cilat i kanë për një kohë të gjatë.

Sipas komunikatës, i dyshuari dhe i dëmtuari janë vëllezër dhe jetojnë në një shtëpi.Gjykata përmes një komunikate ka bërë të ditur se fakti se i njëjti ka ushtruar dhunë brenda familjes tregon rrezikun e përsëritjes së veprave tjera penale të kësaj natyre të drejtuar kundër të dëmtuarit për çka mund të vijë edhe deri te pasojat më të rënda, andaj caktimi i paraburgimit në këtë fazë është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.Paraburgimi për të dyshuarin do të zgjasë prej datës së arrestimit 27.03.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 26.04.2020./Kallxo.com/

Më Shumë

Totaj priti Igballe Rogovën/Do të forcojmë mekanizmat kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, së bashku...

Rilind Çoçaj promovon në Zagreb monografinë për arkitektonikën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Më 13 mars 2026, në Bibliotekën e Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve (HAZU) në Zagreb, u mbajt promovimi i monografisë “Arkitektonika e Bibliotekës...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit