Prizren, vidhet pistoleta në shtëpinë e mërgimtarit

Një burrë në Prizren ka raportuar për disa persona të panjohur të cilët kishin depërtuar në shtëpinë e dhëndrit të tij.

Sipas policisë, personi në shtëpinë e të cilit me forcë kishin hyrë këta persona jeton jashtë vendit.

Rasti ka ndodhur me 28 maj rreth orës 19:15 ndërsa nga shtëpia sipas ankuesit ishin vjedhë një sharrë dorë dhe një pistoletë për të cilën viktima posedon leje.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Liria “shkatërron” Dinamon në Ferizaj, siguron playoff-in për Superligë

Liria ka mbyllur sezonin e rregullt me fitore spektakolare 5-1 ndaj Dinamo Ferizaj, duke siguruar një vend në playoff-in për Superligë, raporton PrizrenPress. Skuadra prizrenase e...

Lajmet e Fundit