8.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Rashica në janar pritet t’i bashkohet Leverkusenit

Milot Rashica të martën është kthyer në stërvitje te Werder Bremeni dhe menjëherë ka njoftuar trajnerin, Florian Kohfeldt, se do të largohet nga ekipi gjatë miniafatit kalimtar të janarit. Në fakt, Rashica ka bërë me dije se në fillim të vitit të ardhshëm dëshiron t’i bashkohet Bayer Leverkusenit, ekip që nuk arriti ta transferojë 24-vjeçarin në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës përkundër përpjekjeve të mëdha.

Kështu ka shkruar “Sport Bild” të mërkurën, duke shtuar se Rashica tashmë e sheh veten larg Werder Bremenit, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2022. Te Leverkuseni janë të gatshëm sërish të bëjnë lëvizje për Rashicën në janar dhe po shpresojnë që këtë herë të arrijnë marrëveshje me Bremenin. Në anën tjetër, Werderi i kishte dhënë një javë pushim Rashicës për ta marrë veten pas dështimit që të largohet nga ekipi gjatë afatit kalimtar që u mbyll në fillim të këtij muaji. Rashica po dëshiron kalimin te Leverkuseni pasi do të ketë rastin të punojë nën urdhrat e trajnerit, Peter Bosz, me të cilin kishte punuar te Vitesse.

Në të vërtetë, Rashica në ditën e fundit të afatit kalimtar i kishte kaluar me sukses testet mjekësore te Leverkuseni dhe kishte firmosur kontratë deri në vitin 2025. Mirëpo, Leverkuseni kishte dështuar arritjen e marrëveshjes me Werderin. Leverkuseni kishte kërkuar huazimin njëvjeçar të Rashicës me opsionin e blerjes në fund të këtij sezoni, derisa Werderi ka insistuar në shitjen e tij, duke kërkuar 20 milionë euro për kartonin e sulmuesit të Kosovës. Në fund, palët ishin dakorduar edhe për huazim, por nuk pati kohë për t’u realizuar transferimi. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i Leverkusenit, Rudi Voeller, i cili ka thënë se ekipi i tij mbetet i interesuar për Rashicën dhe do të kërkojë huazimin e tij gjatë janarit.

“Ne nuk e kishim problem ta huazonim Rashicën në ditën e fundit, por Werderi fillimisht kërkonte vetëm shitjen e tij. Kur Werderi pranoi huazimin, atëherë ishte vonë për të bërë diçka, sepse koha ishte shumë e shkurtër”, ka thënë Voeller. “Më vonë, të gjitha palët u pajtuam, por gjithçka ishte vonë. Në tashmë kemi tre sulmues fantastikë krahu, Moussa Diaby, Karim Bellarabi e Leon Bailey, kurse në janar do të kthehet edhe Paulinho. Ne mund ta shtojmë Rashicën, por vetëm si huazim”.

Për një lëvizje të ngjashme në janar, duhet sërish të negociohen modalitetet mes skuadrave dhe Leverkuseni shihet favorit për shërbimet e Rashicës, të cilin veçse e ka bindur t’i bashkohet. Trajneri i Werderit, Kohfeld, ka insistuar se “është në interes” të Rashicës që të tregojë paraqitje të mira sërish, edhe pse futbollisti ende nuk e ka luajtur asnjë ndeshje këtë edicion për shkak të lëndimit. Te Werderi më nuk është sekret se Rashica do të largohet për shkak të problemeve financiare që ka klubi. Rashica gjatë verës u kërkua edhe nga Aston Villa e RB Leipzigu, por Werderi insistonte në kërkesën prej 20 milionë eurosh për ta lënë të lirë lojtarin, që e transferoi në janar të vitit 2018 nga Vitesse për shtatë milionë euro.

Më Shumë

Prizren/ Policia zbatoi 65 urdhëresa të gjykatës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, bazuar në planin operativ për realizimin e urdhëresave të gjykatperiudhëss , gjatë periudhës kohore 11-15/03/2024, ka zbatuar 65...

Malishevë: Një burrë raportoi rrejshëm se ishte dhunuar nga një burrë tjetër

Një person është ndaluar për 48 orë pasi kishte bërë një raportim të rrejshëm në polici se kinse ishte dhunuar seksualisht nga një burrë...

Syri i kaltër

Lajmet e Fundit