4.1 C
Prizren
E diel, 14 Dhjetor, 2025

Rifillimi i Bundesligës merr kritika nga komuniteti sportiv gjerman

Rinisja e Bundesligës fundjavën e kaluar ka tërhequr kritika të mëdha nga komuniteti sportiv në Gjermaninë e çmendur pas futbollit, me kampionin botëror Oliver Zeidler, duke e quajtur atë “një shaka” dhe duke e cilësuar si një “sistem të çmendur”.

“Është një shaka”, insistoi Zeidler për rifillimin e Bundesligës. “Nëse fëmijët nuk mund të shkojnë në kujdesin ditor dhe kuzhinierët nuk lejohen të përdorin kapacitetin e tyre të plotë, atëherë lejimi i milionerëve në fushë dërgon sinjalin e gabuar”.

23-vjeçari, kampioni botëror i vitit 2019 në kanotazh, tha se do të dëshironte që tifozët t’ia kthejnë shpinën këtij “sistemi i çmendur” dhe “botës paralele që gjithnjë e më shumë e largon”, në të cilën ekziston futbolli. Bundesliga gjermane u bë e para prej ligave evropiane që rifilloi pas pauzës që nga marsi, për shkak të koronavirusit. Plani i rifillimit u aprovua edhe nga Qeveria e Angela Merkelit.

Testimi i rregullt i lojtarëve, ndeshjet e luajtura prapa dyerve të mbyllura dhe zëvendësimet që mbajnë maska në fytyrë, janë pjesë e masave të rrepta të higjienës. Gjermania aktualisht ka 175.210 raste të prekura me koronavirus, i cili deri më tani ka marrë mbi tetë mijë jetë. Sidoqoftë, klubet e Bundesligës dëshirojnë që sezoni të përfundojë në fushë deri më 30 qershor, në mënyrë që të kërkojë 300 milionë eurot nga të drejtat televizive.

Ndërkohë, sportet e tjera në Gjermani janë në errësirë ?dhe nuk e dinë se ?kur mund të rifillojnë garat, gjë që ka bërë të kontestueshme edhe rinisjen e dy divizioneve të para të futbollit në këtë vend.

Zeidler thotë se atij i lejohet të stërvitet përsëri “relativisht normalisht”, pasi Gjermania ka zbutur paksa kufizimet. Sidoqoftë, ai mendon se situata aktuale është vetëm konfirmim i trajtimit preferencial që gëzon futbolli në Gjermani. Me këtë konstatim të Ziedlerit pajtohet edhe kampioni olimpik në hedhjen e shtizës, Thomas Roehler.

Më Shumë

Beteja e Gorozhupit: Luljeta e UÇK s’e la burrin, u vra edhe ajo

Në betejën ku u vra komandanti Mujë Krasniqi “Kapuçi”, “Te Likenet e Hasit”, ra dëshmore edhe Luljeta Shala bashkë me të fejuarin e saj. Aty...

Tefik Tarashaj betohet si kuvendar i Komunës së Prizrenit

Kuvendari i ri i PDK-së, Tefik Tarashaj, ka dhënë sot betimin për herë të parë si anëtar i Kuvendit Komunal të Prizrenit, duke u...

Lajmet e Fundit