Haskuka mund të kandidojë sërish për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka nuk e ka përjashtuar mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje të lidh koalicion sërish me Lidhjen Demokratike të Kosovës në nivel komuna, ku këto dy parti, qeverisën së bashku me tri vjet rresht, por koalicioni mes këtyre dy partive u prish.

I pari i Prizrenit, ka thënë se pas prishjes së koalicionit në Prizren me LDK-në nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni të ri pas kalimit të pandemisë.

“Pasi filloj pandemia COVID-19 ne e kemi pasur problem kryesorë këtë dhe politika nuk ka qenë problemi kryesorë politikën e kemi lënë anash, tash pas normalizimit të gjendjes duhet të i kthehemi edhe asaj, duhet të shikojmë pasi funksionimi i atij koalicioni ka qenë për asamblenë komunale”.

“Nëse merremi vesh pse jo, do të bisedojmë do të shikojmë”, tha ai, raporton EO.

Haskuka poashtu ka thënë se politikën nuk e ka parë si diçka afatgjate dhe primare por që në këtë mandat ka parë që ka shumë parregullsi dhe mundet të kandidoj edhe për mandatin e dytë si kryetar i Prizrenit.

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Lajmet e Fundit