LVV, PDK e AAK në parafushatë

I kanë “ndezur motorët” liderët e partive kryesore në vend. Ata u janë kthyer aktiviteteve në terren, në intensitetin që janë parë rëndom para fushatës elektorale për zgjedhje në nivel nacional, përveç LDK-së që pret ta marrë Qeverinë pa iu nënshtruar garës.

Albin Kurti, kryeministër në detyrë dhe lider i LVV-së, parti më e madhe në vend, të mërkurën ka vizituar Mitrovicën dhe Podujevën. Kadri Veseli, kryetar i PDK-së, subjekt politik më i madhi në opozitë, këtë ditë e ka pasur pushim, por ka qenë më aktivi në dhjetë ditët e fundit. Ramush Haradinaj, i cili e drejton AAK-në, të mërkurën është ndalur në Malishevë, në kuadër të turit të vizitave të degëve të partisë, gjithandej Kosovës, shkruan KOHA.

LDK-ja është parti e dytë në nivel vendi, dhe me nismën e saj është rrëzuar Qeveria Kurti. Ajo është duke llogaritur në formimin e Qeverisë së re, konform Dekretit të presidentit Hashim Thaçi, i cili është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese derisa të jepet verdikti për kushtetutshmërinë e tij.

Albert Krasniqi, drejtor i Programeve në organizatën “Demokraci Plus”, ka theksuar se në përgjithësi partitë politike në Kosovë nuk i mirëmbajnë lidhjet e tyre me anëtarësinë dhe elektoratin jashtë cikleve zgjedhore. Ai ka rikujtuar se këtë mungesë të komunikimit aktiv mundohen ta kompensojnë në prag të zgjedhjeve, kryesisht përmes intensifikimit të takimeve me strukturat partiake për të mobilizuar votuesit.

Më Shumë

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Lajmet e Fundit