-1.3 C
Prizren
E premte, 15 Janar, 2021

SBAShK kundër Hotit, kërkon pushim te hënën për shkollat

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka kërkuar që dita e hënë të jetë ditë pushimi për të gjithë punonjësit  e këtij sektori.

“Të premten punëtorët arsimor në fillimet e  orëve  të  para të mësimit kanë bashkëbiseduar me nxënësit për 28 Nëntorin e flamurit kombëtar dhe të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe pastaj kanë treguar se bazuar në Kalendarin për këtë vit shkollor, aprovuar nga MASH e hëna është ditë pushimi dhe kështu edhe do të jetë”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Dje gjatë ditës, shefi i qenërisë kosovare kërkoi që dita e hënë të jetë ditë pune.

“Ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë Covid- 19, punëtorët shëndetësor, stafin mbështetës në institucionet shëndetësore, polici dhe inspektorat, të cilët janë duke punuar për disa muaj me radhë pa asnjë ditë pushimi”,kishte thwnw ai.

 

Por, SBASHK ka kundërshtuar kryeministrin e vendit.

“Apeli a vendimi që të hënën të punohet në emër të solidaritetit me punëtorët  shëndetësor  le të përdoret për ndonjë herë e për ndonjë festë tjetër e jo për festën  e madhe të flamurit kombëtar. SBASHK-u kujton se me punëtorët e arsimit janë solidarizuar që moti me mantelbardhët dhe me policinë  duke mbajtur procesin mësimor në kushte tepër të rënduara e duke u përballur me Covidin me masa modeste mbrojtëse. Punëtorët e arsimit  dhe nxënësit e meritojnë dhe duhet të pushojnë  të hënën për ta ndjerë sado pak atmosferën festive e për të lartësuar kujtimin  për heronjtë e dëshmorët e kombit , që i sollën lirinë këtij trualli”, thuhet tutje në njoftim.

Në fund, SBASHK-u thotë se dita e hënë ishte e paraparë dhe aprovuar nga ministria e Arsimit, si ditë pushimi.

“SBASHK duke u bazuar në konsultimet dhe kërkesat e anëtarësisë  kujton se me kalendarin për këtë vit shkollor dita e hënë e 30 nëntorit është ditë pushimi dhe apelon të  punëtorët  e arsimit , që të martën me energji të reja dhe në shenjë të lartësimit të kujtimit për flamurin kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari e heronjtë e dëshmorët tjerë të kombit ta vazhdojnë betejën për dituri të reja dhe për përfundimin me sukses të gjysmëvjetorit të parë sipas  Kalendarit të MASH për këtë  shkollor. SBASHK-u ua uron punëtorëve të arsimit dhe gjithë popullit shqiptar kudo është festën e madhe të flamurit tonë  kombëtar”, thuhet në fund të komunikatës.

- Advertisement -

Më Shumë

Gjysmëvjetori i ri në Kosovë do të vazhdojë në shkolla

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë, gjysmëvjetorin e dytë shkollor 2020/2021 do ta vazhdojnë fizikisht në shkolla, thotë ministri në detyrë...

Statistikat zyrtare, kaq paguhen kosovarët në vend, Gjermani e Zvicër

Gjetja e një vendi pune dhe sigurimi i një jete më të mirë, janë ndër arsyet kryesore qe i shtyjnë kosovarët ta marrin rrugen...

Shtyhet greva në arsim, të hënën nis gjysmëvjetori i dytë

Greva në arsim e paralajmëruar për javën e ardhshme është shtyrë të paktën edhe për një javë. Vendimin e ka marrë Këshilli drejtues i...

Avokati i Popullit reagon pas vendimit të KQZ-së për votuesit e diasporës

Avokati i Popullit Naim Qelaj ka komentuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), sipas të cilit është paralajmëruar se votuesit jashtë vendit të...

Në Prizren vijnë në jetë 22 fëmijë

Në Spitalin Rajonal të Prizrenit, gjatë tre ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 22 fëmijë, raporton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit, ka bërë...

Sot nis vaksinimi në Shqipëri, Rama: Dozat i morëm nga një vend i BE

Kryeministri Edi Rama zbuloi prapaskenat e sigurimit të 500 mijë dozave të vaksinës kundër koronavirusit nga kompania Pfizer në Shqipëri. Nga Stadiumi “Air Albania”, ku...

Rama viziton Shkodrën: Do të angazhojmë ushtri shtesë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar zonat e përmbytura nga reshjet e shiut atje. Rama nga Shkodra ka thënë se ku do të ketë...

Cristiano Ronaldo është një gol larg për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të futbollit

Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo është shumë afër një rekordi të madh në karrierën e tij. Me një gol të shënuar sonte (e diel)...

Nuk respektuan Ligjin për COVID-19, policia gjobit 592 persona

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 592 gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar Ligjin për Pandeminë. Policia e Kosovës po...

Çerdhja e ndërtuar në lagjen “11 marsi” të Prizrenit nuk është funksionalizuar

Çerdhja publike në lagjen “11 marsi” nuk është funksionalizuar gjatë vitit 2020. Punët për ndërtimin e inventarizimin e saj patën përfunduar në verë të...

Dy të lënduar në aksident trafiku në Piranë të Prizrenit

Dy persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku në mes të dy veturave, në fshatin Piranë të Prizrenit të dielën. Të lënduarit...

Inspektohen punimet në ndërtimin e çerdhes në lagjen “Dardania” në Prizren

Autoritetet komunale të Prizrenit dhe përfaqësuesit e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Kosovë, të martën, kanë inspektuar punimet për ndërtimin e...

Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin e ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Gjykata e Aelit e ka kthyer në rigjykimit rastin ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Enver Bytyqi, i cili ishte dënuar për...

Si nisi dhe si po përfundon presidenca Trump

Katër vjetët e Donald Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë janë përshkuar që nga dita e parë me të pashembullta. Mandatin e tij...

Shtatë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, 259 raste të reja

Shtatë persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në raportin e...

FSK-ja furnizohet me snajper të teknologjisë së fundit

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se janë furnizuar me një lloj arme të teknologjisë së fundit. Sipas një njoftimi, bëhet e ditur se...

Lajmet e Fundit

Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin e ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Gjykata e Aelit e ka kthyer në rigjykimit rastin ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Enver Bytyqi, i cili ishte dënuar për...

Biden propozon paketën e ndihmës ekonomike më të madhe në historinë e ShBA-së

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka deklaruar se paketa e ndihmës për qytetarët si një përgjigje kundër krizës së shkaktuar...

Bajram Kastrati, kandidat për deputet i AAK-së në Prizren

Zyrtari i lartë i degës së AAK-së në Prizren, aktualisht zv/ministër në detyrë i Bujqësisë Bajram Kastrati, është kandidati i radhës i këtij subjekti...

Vdes dekani i Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

Ka ndërruar jetë prof. asoc.dr. Fahredin Shabani, dekan në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. “Sot morëm lajmin e hidhur për ikjen...

Dënohen 556 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka ndëshkuar të gjithë ata të cilët nuk kanë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së coronavirusit. Lidhur me...