9.9 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Shorti për Kupën e Kosovës në basketboll

Është hedhur shorti për Kupën e Kosovës në basketboll.

Ndarja e çifteve çerekfinale është bërë sipas renditjes pas xhiros së shtatë të Prince Caffe Superligës, apo përfundimit të ciklit të parë, gjithnjë sipas Propozicioneve të Garave.

Në çerekfinale të Final 8 Kupës së Kosovës do të përballen Peja-Sigal Prishtina, Rahoveci-Trepça, Golden Eagle Ylli-Bashkimi dhe Ponte Prizreni-Vëllaznimi.

Në gjysmëfinalen e parë do të përballen fituesi i ndeshjes Peja-Sigal Prishtina me fituesin Ponte Prizreni-Vëllaznimi, kurse në gjysmëfinalen e dytë fituesi i takimit Rahoveci-Trepça me fituesin e takimit Golden Eagle Ylli-Rahoveci. Ndeshjet e Final 8 do të zhvillohen në shkurt të vitit të ardhshëm, përcjell KosovaPress.

Gjithashtu është hedhur shorti për Superligën e Femrave. Në Grupin A janë Bashkimi, Penza dhe Trepça, kurse në Grupin B janë Vëllaznimi, Kosovahome Prishtina dhe Kastrioti.

Në rrethin e parë të Kupës takohen Penza – Trepça dhe Kosovahome Prishtina – Kastrioti. Bashkimi dhe Vëllaznimi kualifikohen tutje, skuadra që janë të renditura në vendin e parë, përkatësisht të dytë. Në Ligën e Parë të Meshkujve në Grupin A bëjnë pjesë: AS Prishtina, Marigona Hill Prishtina, Prishtina e Re, New Basket, Megasport, kurse në Grupin B bëjnë pjesë: RC Cola Drita, Istogu, Lipjani, Feronikeli dhe Vushtrria. /Insporti/

Më Shumë

Vikend me mot pranveror në Kosovë dhe Shqipëri

Gjatë këtij vikendi, më 14 dhe 15 mars 2026, në Kosovë dhe Shqipëri pritet mot kryesisht pranveror, me periudha me diell dhe vranësira të...

Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë

Pasurinë që e posedojnë duhet ta deklarojnë. Kështu, mijëra zyrtarë të funksioneve publike në Kosovë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre për...

Lajmet e Fundit