11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Bali Muharremaj: Kur mora detyrën s’kisha buxhet, në Suharekë kam realizuar 14 nga 20 premtimet

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka vlerësuar se në komunën të cilën ai drejton nuk ka vend për korrupsion, ndërsa ka thënë se deri tani ai ka realizuar 14 nga 20 premtimet e bëra gjatë fushatës.

Muharremaj në Sytë 7-të pohoi që në bashkëpunim edhe me Qeverinë kanë krijuar një fond milionësh për të mbuluar shpenzimet të cilat iu nevojiten në rast të vërshimeve të ndodhura, njofton Klan Kosova.

Kjo për shkak të vërshimeve të zakonshme që ndodhin në këtë komunë si shkak i kushteve atmosferike.

”Kur mora detyrën nuk pata buxhet. Kur ka buxhet nuk ka mundësi të mos ketë edhe zotime”.

”Vitin e kaluar kemi arrit që të rrisim të hyrat vetanake”.

”Patëm subvicit 25 mijë euro. Kam marr një vendim aty për aty kam fut në ndërtim shkollën e një fshati si dhe sallën sportive”.

”Kemi realizuar edhe shtigjet e ecjes. Vitin e kaluar pata premtuar një treg të gjelbër, ndërsa tani është në funksion qysh para Vitit të Ri”.

”Kemi pasur vërshime të mëdha, dëme kemi pasur po ashtu ndërsa në bashkëpunim me Qeverinë kemi krijuar një fond prej 1.5 milionë euro për të dëmshpërblimet. Kemi arrit të menaxhojmë mirë”.

”Nga 20 premtimet janë realizuar 14, s’po e di si GAP ka dalur me të tilla raportime”.

”Për herë të parë QKMF punon me dy ndërrime. Edhe laboratori po ashtu”.

Më Shumë

Lajmet e Fundit