9.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Suhareka me formë të re për evidentimin e të sëmurëve

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka treguar një formë të re për evidentimin e të sëmurëve kronik në këtë komunë.

Ekipi Mjekësor i Kujdesit Shtëpiak, do të kujdeset për evidentimin e këtyre pacientëve, njofton Klan Kosova.

Formularët e përgatitur do t’i dorëzohen edhe QKMF-së, QMF-ve dhe AMF-ve.

”Kjo statistikë do të krijojë një pasqyrë evidentuese të të dhënave, për secilin banorë rezident në Komunën e Suharekës.

Kujdesi shëndetësor është prioriteti kryesor dhe për këtë punëtorët shëndetësor nga komuna jonë, janë të parët për t’iu shërbyer qytetarëve.

Ju lutemi të gjithë qytetarëve, që kanë sëmundje kronike të paraqiten në qendrën më të afërt mjekësore, apo ta lajmërojnë Ekipin Mjekësor të Kujdesit Shtëpiak në 045/930/001”, shkruan Muharremaj në njoftim.

Më Shumë

Meraku i varrmihësit të Kukësit

REXHEP SHAHU Sedë Cahani 67 vjeçar, varrmihësi i Kukësit që ka 37 vjet që varros njerëz, kohë më parë ka folë për gazetën LAJM dhe...

Kuvendi i Prizrenit mblidhet më 30 mars

Kryesuesi i Kuvendi i Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Kuvendit, e cila do të mbahet më 30 mars...

Lajmet e Fundit