6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Suharekë, policia konfiskon dy pushkë gjuetie dhe 29 fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar dy pushkë gjuetie dhe 29 fishekë të kalibrave të ndryshëm, gjatë kontrollimit të një shtëpie, raporton PrizrenPress.

Ngjarja ka ndodhur dje gjatë mesditës në fshatin Budakovë të Suharekës.

I dyshuari sipas policisë pas intervisitmit është liruar.

“Fsh. Budakovë, Suharekë 30.07.2020 – 11:00. Është raportuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar: dy pushkë gjuetie dhe 29 fishekë të kalibrave të ndryshëm. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregull”, thuhet në raport./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit