Thaçi: Krenar me rrugëtimin dhe transformimin e TMK-së në ushtri të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi, përmes një shkrimi në Facebook, në përvjetorin e themelimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, tha se është krenar me rrugëtimin dhe transformimin e TMK-së në ushtri të Kosovës.

Kreu i shtetit u shpreh se sot Ushtria e Kosovës, që dikur ishte TMK, është e gatshme për misione paqeruajtëse përkrah aleatëve të Republikës së Kosovës.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Pas një lufte të pastër çlirimtare, bashkë me partnerët strategjik perëndimor, ne jetësuam ëndrrën e Kosovës së lirë. Me të njëjtit aleat, ne nënshkruam demilitarizimin e UÇK-së, për t’i hapur rrugë 21 vjet më parë themelimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, në kuadër të ndërtimit të institucioneve demokratike dhe të një shteti multietnik. Krenar me rrugëtimin dhe transformimin e TMK-së në ushtri të Kosovës, e cila sot është e gatshme për misione paqeruajtëse përkrah aleatëve, që dikur ndihmuan në çlirimin tonë.

news image

Më Shumë

Gjykata Kushtetuese: Zvarritja 11-vjeçare e rastit në Prizren shkeli të drejtat e qytetarit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zvarritja e një rasti gjyqësor për më shumë se 11 vjet në Gjykatën Themelore në Prizren ka...

Kurti në Mushtisht të Suharekës: Pensionet i gjetëm 90 euro, sot janë 150 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mushtisht të Suharekës ka zhvilluar një takim me pensionistët në konakun e tyre, ku ka...

Lajmet e Fundit