Dy shtëpi banimi përfshihen nga zjarri në Malishevë, lëndohet një zjarrfikës

Dy shtëpi banimi në fshatin Carrallukë të Malishevës janë përfshirë sot nga zjarri. Në përpjekje për të shuar zjarrin, lëndime të lehta trupore ka marrë një zjarrfikës, raporton Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graisha.

Graishta ka thënë se shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë lidhja e shkurtër e krijuar nga kontakti i telave të rrymës në afërsi të njërës nga shtëpitë e djegura.

“Rreth orës 09:30 policia në Malishevë është njoftuar për një zjarr që kishte kapluar dy shtëpi banimi në fshatin Carrallukë. Njësitet policore bashkë me zjarrëfikësit i janë përgjigj vendit të ngjarjes. Për shkak të shqetësimit të një personi të moshuar, në vendngjarje është ftuar edhe një autoambulancë. Ndërkohë, në përpjekje për të shuar zjarrin, lëndime të lehta ka pësuar një zjarrëfikës. Persona tjerë të lënduar nuk ka, dëmet materiale janë të mëdha ndërsa shkaktari i zjarrit dyshohet të jetë lidhja e shkurtër e krijuar nga kontakti i telave të rrymës në afërsi të njërës nga shtëpitë e djegura’, ka deklaruar Graishta

Më Shumë

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

UPZ shpall konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Senati i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor për vitin akademik 2026/2027. Sipas...

Lajmet e Fundit