Xhavit Ukaj: Qytetarët më kanë votuar në çdo zgjedhje

Kandidati i LDK-së për deputet të Kosovës, Xhavit Ukaj thotë se janë disa arsye pse qytetarët duhet ta votojnë atë për deputet dhe Vjosa Osmanin për kryeministre të Kosovës.

“Vjosa Osmani ka përgatitje profesionale dhe përvojë institucionale e akademike “, tha Ukaj për “PrizrenPress”.

Ai, fton qytetarët që në zgjedhjet e tetorit të votojnë për LDK-në.

“Unë kam përgatitje profesionale dhe biznesore për më shumë se 30 vite”.

“Kam pasur përkrahje të qytetarëve në të gjitha zgjedhjet lokale e parlamentare”.

“Nëse marrë besimin e qytetarëve për t’u bërë deputet unë do të jem zëri i tyre në institucionin më të lartë përfaqësues në vend dhe natyrisht që të gjitha problemet, sfidat dhe vështirësitë e tyre gjatë jetës së përditshme do të mundohet t’i zgjedhim së bashku me institucionet qendrore dhe lokale”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj akuzon Qeverinë për korrupsion: Ka dhënë 2555 kontrata pa tender për 300 mln euro

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka akuzuar qeverinë në detyrë se e njëjta është e korruptuar. Përmes një postimi në Facebook, Totah tha se nga...

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

Lajmet e Fundit