13.3 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Zafiri e quan Haskukën “të poshtër dhe të pafytyrë”

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha i është kundërpërgjigjur kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka.

Ai, e quan Haskukën “injorant, të poshtër dhe të pafytyrë”.

“Duhet me qenë i poshtër dhe i pafytyrë si soji i Mytës, për me qenë injorant dhe mosmirënjohës si ai mbrëmë në TvKlan!”, ka thënë Berisha.

Ai ka treguar se Haskuka është gjunjëzuar para tij, mbi 10 herë.

“Mbi 10 herë ai me Jeton Jagxhiun ka ardhur dhe është gjunjëzuar para meje dhe Nismës për ta mbështetur, kur të tjerët as që pranonin ta takonin sepse e kishin ditur më mirë se unë se ky njeri se meriton as kafe me pi e jo për ta mbështetur për kryetar të Prizrenit”.

“Dikur edhe PDK mendonte si ky injorant, por ku është sot ajo?”

“Nuk është largë koha kur edhe ky ka ma pasur fatin e tyre!”, ka thënë Berisha.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka komentuar mbrëmë deklaratën e Berishës, për zëvendësimin e tij.

“Zgjedhjet e kaluara treguan fuqinë e Nismës, unë mendoj që Nisma tanimë në Prizren nuk ka çka të kërkoj në zgjedhjet lokale”, ka thënë Haskuka për Klan Kosova/PrizrenPress.com/

Më Shumë

P.C Prizreni siguron finalen e Ligës së Parë

Proton Cable Prizreni është kualifikuar në finalen e “Play-off”-it të Ligës së Parë të Meshkujve, duke mbyllur me sukses serinë gjysmëfinale ndaj Istogut. Skuadra prizrenase...

Peja barazon serinë, gjithçka vendoset në Suharekë

Peja ka rikthyer baraspeshën në çerekfinalen e “Play-off”-it të ProCredit Superligës, duke mposhtur Golden Eagle Ylli me rezultat 99:81. Pejanët zhvilluan një paraqitje të fortë...

Lajmet e Fundit