17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Zeka: Provat i kam në Suedi

milaim zeka

(E plotësuar)Gazetari Milaim Zeka, ka thënë se operacioni i EULEX-it në zyret e punës së tij, në shtëpinë e tij, si dhe në veturën e tij, ka qenë thjesht në show mediatik nga ana e këtyre të fundit.

Zeka vlerëson se është për bashkëpunim me EULEX-in, porse konsideron se me operacionin e tyre, kanë shkel të drejtat e gazetarëve.

“Është një show mediatik. Është një veprim që i shkel të drejtat e gazetarëve. Nuk ka pas nevojë për një frikësim dhe një show të tillë”, ka thënë Zeka.

“Unë jam për bashkëpunim me EULEX-in por ju thash prokurorëve të EULEX-it që mos mendoni se jam budall me i mbajt provat në shtëpi.Ata mi kërkuan provat po ju thash që të gjitha i kam përcjellë për Suedi ”, ka shtuar Zeka.

 Nuk ka urdhër arrest për Milaim Zekën

Gazetari Milaim Zeka është duke u marrë në pyetje nga prokuroria e EULEX’it dhe ndaj tij ende nuk ka një urdhër arrest, ka thënë avokati mbrojtës i tij.

Avokati Gafurr Elshani tha për lajmi.net se ndaj Milaim Zekës është ngritur një urdhër për kontroll nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

“Nuk ka një urdhër për arrestimin e klientit tim, por ka një urdhër për kontroll nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Aktualisht është duke u bërë një bastisje në zyrën e tij”.

“Urdhëri i kontrollit është lëshuar për shkak të dyshimeve për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe frikësim gjatë procedurës penale”.

“Janë dyshime që i ka ngritur Prokurori Maurizio Salustro dhe janë dyshime krejtësisht të pabaza”, ka thënë avokati Gafurr Elshani.

Hetues të EULEX kanë filluar që në orët e mëngjesit kontrollin në zyrën, shtëpinë dhe veturën e gazetarit Milaim Zeka.

 

Bastiset zyra e Milaim Zekës

Hetues të EULEX kanë filluar që në iorët e mëngjesit kontrollin në zyrën, shtëpinë dhe veturën e gazetarit Milaim Zeka.

EULEX ka konfirmuar për lajmi.net këtë operacion, por nuk ka dhënë detaje përderisa operacioni është duke u zhvilluar.

Burime të lajmi.net kanë bërë të ditur se arsye e bastisjes së zyrave të tij është publikimi i mëhershëm i identitetit të një dëshmitari të mbrojtur në një nga emisionet e tij lidhur me rastin e “Grupit të Drenicës”.

Pjesëtarë të EULEX’it kanë bastisur sot në mëngjes zyrat ku ushtron veprimtarinë kompania e gazetarit kosovar Milaim Zeka, në qendër të Prishtinës.

Zyrtarë të EULEX’it kanë konfirmuar për një operacion që është duke u zhvilluar në Prishtinë, por nuk kanë pranuar të flasin për detaje të tij.

“Ajo çka mund të konfirmoj është se një operacion po zhvillohet në Prishtinë sot, por nuk mund të flas për detaje në këtë moment”, ka thënë për lajmi.net Zëdhënësi i EULEX’it, Anne Blanksma Ceta.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se arsye e bastisjes së zyrave të tij është publikimi i mëhershëm i identitetit të një dëshmitari të mbrojtur në një nga emisionet e tij lidhur me rastin e “Grupit të Drenicës”.

Megjithatë, Zëdhënësi i EULEX’it nuk ka pranuar të flasë edhe nëse operacioni ka të bëjë me këtë çështje.

Lajmi.net ka provuar të kontaktojë me gazetarin Milaim Zeka, por kjo ka qenë e pamundur deri tash.

Më Shumë

Në Rahovec vidhet filtri për pastrimin e mbeturinave në lum

Në Rahovec është vjedhur filtri që shërben për pastrimin e mbeturinave në lum. Siç shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, vlera e...

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” rikthehet edhe këtë vit me emra shumë të njohur — mbahet më 4-5-6 korrik

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” po rikthehet në edicionin e dytë me emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare. Edicioni i këtij viti...

Lajmet e Fundit