Home Blog Page 1121

Paraqitet në stacionin policor në Rahovec, policja e raportuar si e zhdukur

0

Policja e raportuar si e zhdukur është paraqitur në stacionin policor në Rahovec.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

“Sot rreth orës 17:00 zyrtarja policore e raportuar e zhdukur, është paraqitur në Stacionin Policor në Rahovec. Gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në konfirmim.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Një çift nuk martohet për m’u nda”- Blero dhe Afrona përloten gjatë intervistës

0

Është publikuar një promo më e gjatë e podcast-it të Blero Muharremit me Afrona Dikën.

Në një minutë, kuptohet se është fjala për një intervistë tejet emocionale, mes lotëve.

Ishte Afrona ajo e cila pyet Bleron se përse nuk funksionoi martesa e tyre, e ky i fundit thekson se ajo u zhduk nga jeta e tij.

Afrona: Pse nuk na ka funksionuar martesa Blerim?

Blero: Veç je zhdukur prej jetës time

Afrona: Edhe një çift nuk martohet me u nda, por për një qëllim, me qenë bashkë përgjithmonë…

Blero: Mendoj se kjo intervista jeme, pas 20 vitesh karrierë është më personale që ekziston

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ballkani mban kreun

0

Pa shumë telashe dhe shpejt, Ballkani ka shënuar dy gola sot në portën e Dukagjinit, për të shkuar rehat në fitore komode me tre gola dallim më pas dhe për të ruajtur kreun e renditjes tabelare kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të stinorit.

Ballkani mposhti Dukagjinin 3-0 [Lindon Emërllahu 7’, Edvin Kuç 24’, Nazmi Gripshi 90’+6pen.] për të siguruar fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit dhe tashmë ekipi i Ilir Dajës vazhdon të ruajë dallimin dypikësh ndaj ndjekësit të parë, Llapit dhe katër pikësh ndaj ndjekësit tjetër, Dritës.

Shpresa e Ballkanit, Emërllahu i dha epërsinë ekipit ndërsa kapiteni Kuç rehatoi krejtësisht ekipin dhe në minutat në vazhdim kampioni në fuqi i Kosovës menaxhoi mirë lojën për të shkuar te fitorja, ndërsa epilogun e vendosi “truri” Gripshi, që konvertoi penalltinë e fituar fare në fund të ndeshjes.

Ballkani ka edhe katër finale në katër xhirot e fundit të stinorit, ndërsa aktualisht me 66 pikë është në krye, i ndjekur nga Llapi që ka dy më pak, me të cilët do të takohet në xhiron e parafundit në “Zahir Pajaziti”.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shtatorja e Tahir Sinanit përurohet në Bajram Curr

0

Përfaqësues politik të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë marrë pjesë në zbulimin e shtatores së heroit të kombit, Tahir Sinani, e vendosur në Bajram Curr.

Kryetari i bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi, ka falënderuar Ali Ahmetin, Talat Xhaferin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn dhe Ramiz Lladrovcin “që na nderuat sot në ‘Malësinë e Gjakovës’”.

Lideri i AAK-së, i cili edhe ka postuar foto të zbulimit të shtatores, ka thënë se Tahir Sinani i takon brezit të patriotëve shqiptarë të lëvizjeve për liri, brezit të luftëtarëve të cilët ranë me armë në dorë që të jetojë i lirë shqiptari.

“Me heroizmin e tij në luftërat çlirimtare, nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar. Pikërisht në Ditën e Dëshmorëve, Tahir Sinani në Bajram Curr, po përjetësohet në bronz. Angazhimi i tij jetësor në shërbim të kombit shqiptar do të kujtohet e nderohet përgjithmonë!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Festa e ‘Karabashit’ shënohet me aktivitete të ndryshme në Prizren

0

Në Prizren ka filluar festa e Karabashit në Prizren e cila paralajmëron ardhjen e verës.

Festa tradicionale ka mbledhur qytetarë të shumtë në Prizren.

Festa tradicionale e ‘Karabashit’ e njohur edhe si ‘H?drellez’, e cila paralajmëron ardhjen e verës, u festua me pjesëmarrjen e mijëra banorëve në Prizren. Sivjet mijëra qytetarë morën pjesë në festën e ‘Karabashit’, e cila tradicionalisht festohet në Prizren me shekuj.

Edhe pse traditat që kanë vazhduar me shekuj në Prizren kanë ndryshuar, disa tradita vazhdojnë të ruhen. Festivali i ‘Karabashit’-‘Hidrellez’, i cili tradicionalisht festohet çdo vit më 5 maj, u festua këtë vit në varrezat osmane dhe parkun ‘Sezai Suroy’.

Festa e Karabashit, siç e quajnë Shëngjergjin në Prizren, është festë e traditës dhe është festuar që nga paganizmi./RTK

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

17 vite nga vdekja e këngëtares së shquar shqiptare, Nazmie Hoxhës

0

Nazmie Hoxha lindi më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit dhe vdiq më 5 maj 2007 në Prishtinë.

Nazmie Hoxha ishte këngëtare e popullarizuar e muzikës popullore shqiptare në vitet 1970-2000. Si fëmijë i pëlqente interpretimi dhe me hyrjen në shkollën e mjekësisë, si pjesë e aktiviteteve të lira fillon ta realizojë edhe dëshirën fëminore për të interpretuar. Aty futet në Shoqërinë Kulturo Artistike të qytetit dhe fillon karrierën e saj. Me këngën “Ylli i bardhë, djalë i dashur”, Nazmia paraqitet para publikut në një koncert në Prishtinë.

Nga këtu, muzikantët e kohës e shihnin si këngëtare me perspektiv dhe më këtë i hapen dyer e inxhizimit të këngëve të saja në RTP. Këngët e para të transmetuara në mjetet mediatike pos këngës së përmendur ishin dhe “Qetësia e lartë mbretëron mbi ne”, “Sa më shpejt ma vure këmbën”. Me kalimin kohës bënë inxhizimin e këngëve edhe me shoqëri të tjera artistike në Kosovë si b.f. me shoqërinë “Emin Duraku” të Zhurit, “Kastrioti” të Ferizajit por edhe si soliste e RTP-së. Nga viti 1972 është si pjesëmarrëse e rregullt e festivaleve të organizuara në nivel të Kosovës. Po ashtu Nazmia merr pjesë në shfaqjet e ndryshme të organizuara jashtë vendit nga shoqatat e ndryshme kulturore të Kosovës.

Më 8 mars 2003, stacioni televizi RTV 21, transmeton një intervistë biografike të Nazmijes dhënë Florim Kelmendit për programin e rregullt të natës së shtunë, programit “Në orët e vona”.

Ndër këngët më të njohur të saj kanë qenë Si dukat i vogel je dhe Oj zogo dhe disa të tjera. Nazmia vdiq më 5 maj 2007 në orën 19, ajo u varros në Prishtinë.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot zhvillohen ndeshjet e javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll

0

Sot do të luhet ndeshjes e javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Janë paraparë të zhvillohen pesë ndeshje tejet interesante.

Kampioni në fuqi dhe lideri aktual, Ballkani do të jetë nikoqire e Dukagjinit.

Llapi që po lufton për titull e kampionit, e pret Feronikelin 74.

Drita e cila mban vendin e tretë në tabelë, do të luaj në shtëpi ndaj Fushë Kosovës.

Malisheva do të ketë punë me Gjilanin, derisa Liria është nikoqire e Prishtinës.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 15:00.

Plagoset aksidentalisht një person në Xërxë të Rahovecit

0

Një person është arrestuar pasi dyshohet se e ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri një person tjetër.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Xërxë, Rahovec / 04.05.2024 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti derisa ka qenë në një lokal, aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot kremtohen Pashkët ortodokse

0

Besimtarët ortodoksë sot e kremtojnë Pashkën, si njëra prej kremtimeve më të mëdha.

Më meshën e Pashkëve e kremtojnë ngjalljen e Jezu Krishtit, dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të ortodoksëve.

Festimi i Pashkës fillon me meshën e së shtunës në mbrëmje dhe mbaron me drekën e së dielës.

Pjesë e festës janë vezët e kuqe që trokiten nga të gjithë besimtarët, si dhe buka e ëmbël, flaka e shenjtë e mishi i qengjit.

Atmosferën e Pashkës besimtarët e shprehin duke i thënë fjalët  “Gëzuar për shumë vjet Pashkët”, si dhe “Krishti u ngjall”.