12.3 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 1136

“Shkrepi dhjetë plumba drejt viktimës”, aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasjen në Prizren

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit për vrasje të rëndë.

Sipas aktakuzës, pasditen e 3 shtatorit në Prizren, në lagjen “Arbanë”,  i pandehuri A.G., privon nga jeta personin tjetër me dhjetë plumba, dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e më shumë personave të tjerë.

“I pandehuri A.G., me automjetin e tij niset në drejtimin e shtëpisë së tij, nga ku e merr armën e gjatë AK-47, hip në automjet dhe niset në drejtimin e viktimës, kur vjen në vendin e ngjarjes e vëren viktimën B.M., i cili ishte duke ecur në shoqëri me të dëmtuarit H.Th., (bashkëshortja e viktimës), A.M. (vajza tetë vjeçare e viktimës), R.M., dhe H.Sh., u del përballë me automjet, i pajisur me pushkën automatike AK-47, zbret nga automjeti, shkrep një rafal në drejtim të viktimës B.M., me ç’rast të njëjtin e godet në pjesën e përparme të trupit, nga goditjet e marra viktima rrëzohet në tokë, i pandehuri i afrohet viktimës ia drejton armën në kokë dhe e ekzekuton duke shkrepur edhe një rafal prej dhjetë plumbave në drejtim të kokës së viktimës, me ç’rast e godet të njëjtin në kokë, viktima nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në komunikatë.

“Të dëmtuarat H.Th., dhe A.M., gjatë tërë kohës kanë qëndruar afër viktimës, ndërsa i dëmtuari R.M., arrin të fshihet prapa një muri në afërsi të vendit të ngjarjes, e i dëmtuari H.Sh., fshihet prapa automjetit të të pandehurit. I pandehuri largohet në drejtim të automjetit të tij, kur e vëren të dëmtuarin H.Sh., ia drejton armën, e në momentin kur i dëmtuari i drejtohet me fjalë se “unë nuk kam bërë asgjë, vetëm iu kam ndarë”, i thotë që të largohet nga aty, hip në automjetin e tij të llojit “Volkswagen Tiguan” dhe largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, e me këtë rast të dëmtuarve H.Th., (bashkëshortja e viktimës), A.M., (vajza tetë vjeçare e viktimës), R.M.,. dhe H.Sh., u rrezikon jetën”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Sindikata e Arsimit paralajmëron protestë më 1 maj

0

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk shqyrton kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë, do ndërmerren veprime sindikale.

Drejtues të kësaj sindikate kanë bërë me dije se më 1 maj do të organizohet një protestë, kurse në rast së kërkohet nga anëtarësia, do të vazhdohet edhe më grevë të përgjithshme në sistemin arsimor.

Një protestë më datë 1 maj pritet të organizohet nga Sindikata e Arsimit si paralajmërim për Ministrinë e Arsimit, se mund të ndërmerren hapa të tjerë sindikalë nëse nuk ka gatishmëri për të biseduar, gjë të cilën e kanë kërkuar tash e sa kohë përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit.

Nënkryetarja e Sindikatës së Arsimit, Vjollca Shala, i ka thënë “Radio Kosovës” se hapat e paralajmëruar janë detyruar t’i marrin pasi po mungon dialogu social ndërmjet SBAShK-ut dhe Ministrisë së Arsimit.

“Meqenëse po e shohim që nuk po vendoset dialogu social ndërmjet sindikatës dhe ministrisë së Arsimit në fillimisht ndoshta do të fillojmë me një protestë e cila do të mbahet më 1 maj. Mandej do të fillohet me grevë një orësh, pastaj dy orësh e pastaj një ditësh. Urojmë që të mos shkojmë me grevë të përgjithshme e gjithë procesi mësimor të ndërpritet në Kosovë”, ka theksuar ajo.

Më tutje, ajo ka thënë se sistemi arsimor në vend është duke u ballafaquar më shumë probleme dhe për këtë është i nevojshëm dialogu me Ministrinë e Arsimit. Marrë parasysh këtë situatë, punëtorët e arsimit sipas saj po bëjnë kërkesa të vazhdueshme që të fillohet më hapa sindikalë.

“Janë mbledhur shumë probleme që e preokupojnë tani sistemin arsimor dhe mësimdhënësit në Kosovë. E dimë që kushtet e punës në shumë shkolla janë të mjerueshme. Pastaj do të debatojmë për çështjen e kontratave individuale të mësimdhënësve, një çështje që tanimë e kanë ngritur drejtoritë komunalë të Arsimit dhe disa prej komunave dhe për shumë çështje të tjera të arsimit në Kosovë”, ka shtuar ajo.

Në lidhje më paralajmërimin e Sindikatës së Arsimit për mundësinë e organizimit të protestës me datë 1 maj dhe për hapat e tjerë sindikalë që pritet t’i marrin në muajt në vijim, edhe përkundër përpjekjeve, “Radio Kosova” nuk ka arritur të marrë përgjigje nga Ministria e Arsimit.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Enea Koliqi, ‘Ylli i javës’ në Superligë

0

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 29-të në Albi Mall Superligë i ka takuar portierit të FC Ballkani, Enea Koliqi.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Enes Shosholli, Vllaznim Visoka dhe Selajdin Jerliu.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i javës” për xhiron e 29 -të t’i takojë Enea Koliqit, pasi kur ishte rezultati 0:1 Enea kishte tri intervenime shumë të mira, duke mos lejuar të barazohet rezultati.

Pasi mori këtë çmim futbollisti i FC Ballkanit u shpreh i lumtur që për herë të parë u vlerësua si më i miri i javës.

“Faleminderit për këtë çmim. Është një vlerësim i madh për mua. Dua t’ua dedikoj të gjithë lojtarëve tanë që kanë pasur meritë për këtë fitore. Shpresojmë që të vijnë edhe çmime të tjera në të ardhmen. Objektivi i ekipit është i qartë – të jemi në vendin e parë në fund të kampionatit. Çdo ndeshje është si një finale për ne, veçanërisht në këto ndeshje të fundit, ku pikët janë të rëndësishme. Shpresojmë të vazhdojmë këtë rrugë”, ka thënë Koliqi për faqen zyrtare te FFK-së.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Qethja e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal Paluca (Foto)

0

Zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nw Prizren  kanë asistuar në qethjen e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal Paluca.

Kjo ngjarje ka shërbyer si rast për të diskutuar përparësitë dhe sfidat me të cilat përballen fermerët e kësaj komune.

DBPZHR (Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural) vazhdon të investojë në fermerët vendës. Përmes një programi mbështetës, ata ofrojnë një shumë prej 5 eurove për kokë deleje.

Me rreth 24,000 dele në Komunën e Prizrenit, ky program siguron një ndihmë të rëndësishme për fermerët, duke i ndihmuar të rrisin prodhimin dhe të ngritin të ardhurat e tyre.

Prizreni është një qytet me histori të pasur dhe kulturë të thellë, dhe kjo ndihmë është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të bujqësisë dhe ekonomisë së kësaj zone.

Mund të jetë një imazh i 5 persona

Mund të jetë një imazh i 1 person

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Xhamia e Mlikës së Dragashit më e vjetër në Kosovë, besohet se u ndërtua nga një familje siriane

0

Xhamia e ndërtuar 735 vjet më parë në fshatin Mlikë të Komunës së Dragashit në jug të Kosovës është xhamia më e vjetër në vend, raporton Anadolu.

Sipas mbishkrimit në anën e jashtme të murit të xhamisë, Xhamia e Mlikës, e cila është ndërtuar në vitin 1289, është rindërtuar në vitin 1822 nga Ahmet Aga, një nga banorët e këtij rajoni.

Besohet se Xhamia e Mlikës është ndërtuar fillimisht nga një familje nga Halepi i Sirisë, bazuar në një dokument të marrë nga Myftinia e qytetit të Halepit.

Xhamia, e cila është riparuar shumë herë në shekujt e kaluar, aktualisht mbrohet nga institucionet shtetërore të Kosovës.

Nuhija Tairovci, i cili kohë pas kohe ishte imam në xhami, në një deklaratë për Anadolu theksoi se kanë një dokument të përkthyer përmes Ambasadës së Sirisë, ku qartë thuhet se xhamia është ndërtuar në këtë periudhë.

“Natyrisht që historianët duhet ta vërtetojnë këtë, por sipas informacioneve që kemi kjo është padyshim xhamia më e vjetër në Kosovë dhe në Ballkan”, tha ai.

 

 

Duke theksuar se nuk beson që familja e ardhur nga Siria ta ketë ndërtuar xhaminë vetëm për ta, Tairovci tha se në atë kohë kishte edhe muslimanë të tjerë nga rajoni.

Xhamia e Mlikës, e ndërtuar para sundimit të Perandorisë Osmane në Kosovë, është xhamia më e vjetër e njohur në vend dhe ndër xhamitë më të vjetra në Ballkan.

Xhamia e vendosur në rajonin malor të Gorës është ende aktive dhe një xhemat mjaft i mirë e frekuenton atë, veçanërisht gjatë namazit javor të xhumasë.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Policia shqipton mbi një mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1351 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 25 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 18 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 17 persona, ndërkaq 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

“Kolla e keqe”, infektologu Ramadani tregon tri fazat që kalon i infektuari

0

Ka arritur në 14 numri i të prekurve nga sëmundja infektive Pertussis, e njohur në popull si kolli i keq. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) njoftoi të premten për konfirmimin e rasteve të reja, derisa bëri apel që prindërit t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.

Sëmundja infektive Pertussis prek kryesisht fëmijët, ku simptoma kryesore është kolli, i cili me kalimin e ditëve shkon duke rritur intensitetin.

Infektologu, Hamdi Ramadani në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se kjo sëmundje infektive ka shënuar rritje në nivel botëror.

“Sëmundja e vjetër infektive e respiratore, që në mjekësi njihet si Pertussis, ose në gjuhën popullore si kolli i keq ose kolli i bardhë. Kjo sëmundje është shumë e hershme, por me avancimin e mjekësisë është bërë e dukshme, dhe tash e disa vite ekziston vaksinimi kundër kësaj sëmundje të keqe. Kryesisht është te mosha fëmijërore deri në katër vjeç, por në raste të rralla kjo sëmundje mund të prek edhe më të rriturit”, bëri të ditur ai.

 

Ramadani tha se sëmundja është akute respiratore dhe është shumë ngjitëse, ku shkaktari është bakteria Bordetella Pertussis që qëndron në gojë, hundë dhe fyt.

“Dhe ajo bakterie qëndron në gojë, hundë, dhe fyt, pra te ata të sëmurët që e kanë kollin e keq, ajo shumëzohet pra i shkakton disa materie toksike”, bëri të ditur Ramadani.

Infektologu tregoi se koha e inkubacionit është 7 deri në 40 ditë, nga momenti i kontaktit me personin e infektuar.

Gjithashtu, ai pohoi se infektimi me këtë sëmundje ka tri faza.

“Në fazën e parë është si gripoze, paraqitet kolli dhe më vonë paraqitet temperaturë. Me kalimin e fazës së parë, vjen faza e dytë që është më e rrezikshme, sepse këtu kolla rritet sidomos natën, dhe kollitja mund të zgjatë disa minuta. Mund të paraqet problem me frymëmarrje… kjo kollitje manifestohet edhe me simptoma tjera. Ky koll zgjatë disa herë sa që edhe fëmijët marrin pamje tjetër, duken më të zbehtë, sepse mungon qarkullimi i gjakut, nga presioni i kolli”, theksoi ai.

Ramadani pohoi se në fazën e dytë kur kolli është më intenziv, duhet të intervenohet me terapi ku përfshihet antibiotiku dhe oksigjeno-terapi.

Ai tregoi se faza e dytë mund të zgjatë disa javë, dhe se kjo varet nga gjendja që ndodhet një fëmijë.

Faza e tretë sipas infektologut Ramadani është ajo e regresionit.

Për Telegrafin, Ramadani sqaroi se “trajtimi është spitalor dhe kërkon një ekip mjekësor, trajtimi bëhet në mënyrë suportive. Komplikimet janë respiratore që mund të çojnë në bronhit”

Po ashtu ai tha se nga kolla e keqe mund të preket edhe sistemi kardiovaskular.

Si përfundim, infektologu Ramadani tha se masa më e mirë mbrojtëse është vaksinimi i fëmijëve, ku vaksinat jepen qysh në moshën e hershme, dymuajshe.

Ndërsa, drejtori i Klinikës Infektive në Prishtinë, Arben Vishaj ka thënë për Telegrafin se në klinikë kanë dy pacientë të prekur me Pertussis, dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Në anën tjetër, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se ka regjistruar 14 raste të konfirmuara me laborator të Pertussisit, kryesisht te moshat e reja, që paraqet një rritje të lehtë krahasuar me vitet paraprake.

IKSHPK rithekson se çdo dozë e vaksinës ka rëndësi, sepse e rrit imunitetin dhe i mbron fëmijët nga infeksioni dhe komplikimet e mundshme, prandaj u bën thirrje prindërve që t’i përmbahen me shumë kujdes Kalendarit të rregullt të vaksinimit dhe t’i vaksinojnë fëmijët, sipas orareve të përcaktuara në kalendar./Telegrafi/

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Sot varroset aktorja Shirine Morina

0

Sot në orën 16:00 do të bëhet varrimi i aktores së njohur, Shirine Morina.

Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë mbledhje komemorative për ndërim të saj.

“Nesër, e hënë, 15 prill 2024, në ora 14:00 në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, organizojmë mbledhje komemorative për të kujtuar aktoren e ndjerë. Varrimi i të ndjerës është në ora 16:00 në varrezat e qytetit, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Teatrit Kombëtar.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

0

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell.

Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 30 gradë Celsius.

“Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Vdes 41-vjeçari pasi u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte në Romajë

0

Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga rryma elektrike.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.

“Viktima ( F.S.1983) me lëndime të renda (pothuajse pa shenja jete) ishte dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Prizren, ku mjekët kompetent i kanë dhënë tretman mjekësor dhe janë munduar ta shpëtojnë, por i njëjti për shkak të lëndimeve të marra, rreth orës 17:45 ka ndërruar jetë”.

“Patrulla policore bashkë me njësit tjera përgjegjëse kanë dalë në vendngjarje, dhe në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Bytyqi për Klankosova.tv.