12.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 1138

Ti je për mua një krijesë e trishtë

0

Poezi e shkruar nga Cesare Pavese.

Përktheu: Orjela Stafasani

Ti je për mua një krijesë e trishtë
një lule e përkohshme poezie
që bash në çastin kur e gëzoj
dhe provoj të dehem
e ndjej që ikën larg
shumë larg,
për mjerimin e shpirtit tim
mjerimi im i trishtë.
Kur të shtrëngoj çmendurisht në zemër
dhe ta thith gojën,
gjatë, papushim,
jam i trishtuar, vogëlushe,
sepse e ndjej zemrën time shumë të lodhur
duke të dashur kaq keq.
Ti ma jep gojën tënde
dhe bashkë përpiqemi ta gëzojmë
dashurinë tonë që kurrë s’do të jetë e lumtur
sepse shpirti në ne është shumë i lodhur
nga ëndrra tash t’ëndërruara.
Por jam unë, jam unë frikacaku,
dhe ti je kaq lart
saqë, kur mendoj për ty,
nuk më mbetet veçse të shkrihem prej dashurie
për atë pak gëzim që më jep,
s’di a për tekë a për mëshirë.
Bukuria jote është bukuri e trishtë
të cilën s’do të guxoja kurrë ta ëndërroja,
por, siç më ke thënë ti, është veç një ëndërr.
Kur të flas për gjërat më të ëmbla
dhe të shtrëngoj në zemrën time
dhe ti nuk mendon për mua,
ke të drejtë, vogëlushe:
unë jam i trishtë, i trishtë dhe shumë frikacak.
Dhe ja, ti je për mua
asgjë tjetër veçse një iluzion i brishtë
me sy të mëdhenj ëndrre,
që për një orë më shtrëngohet në zemër
dhe më mbush plot
me gjëra të ëmbla, plot keqardhje.
Kështu më ndodh kur i dërrmuar
shtrydhem për të futur në vargjet e lehta
një hov timin të trishtë.
Një lule e përkohshme poezie
asgjë më shumë, dashuria ime.
Por ti nuk e di, vogëlushe,
dhe kurrë nuk do ta dish çka më bën të vuaj.
Do të vazhdoj, lule e vogël bionde,
që kaq shumë ke vuajtur në jetë,
të ta sodis fytyrën që të qan
edhe kur buzëqesh
-oh ëmbëlsia e trishtë e fytyrës tënde!
nuk do ta dish kurrë, vogëlushe –
do të vazhdoj të adhuroj pranë teje
gjymtyrët e tua të vogla melodioze
që kanë ëmbëlsinë e pranverës
dhe janë kaq prekëse dhe aromatike
saqë unë gati sa nuk çmendem
nga mendimi se dikush tjetër do t’i dojë
duke i mbërthyer në trupin e tij.
Do të vazhdoj të të adhuroj,
të të puth dhe të vuaj,
deri kur ti t’më thuash një ditë se gjithçka
duhet të marrë fund.
Dhe atëherë ti nuk do të jesh më larg
dhe nuk do ta ndjej më të lodhur zemrën,
por do të çirrem nga dhimbja
dhe do të puth në ëndërr
dhe do të shtrëngoj në gjoks
iluzionin e zhdukur.
Dhe do të shkruaj për ty,
për kujtimin tënd zemërthyes
pak vargje vajtuese
që ti nuk do t’i lexosh kurrë.
Por mua do të më qëndrojnë mizorisht
të gozhduara në zemër
përgjithmonë./KultPlus.com

Kurti: Sakrifica dhe beteja e banorëve të Lubizhdës së Hasit, pjesë e dhimbshme dhe e lavdishme e historisë së popullit tonë

0

Në 25 vjetorin e rënies së dëshmorëve e martirëve në Lugishtë të Hasit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe te varrezat dhe vendosi lule te memoriali i ngritur në nderim të 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve.

Ai tha se kujtimi për ta nuk shlyhet asnjëherë e emri nuk u humbet kurrë. Gjaku i tyre është në rrënjet e shtetit e lirisë që e gëzojme sot, theksoi Kryeministri.

Së bashku me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla Schwarz, Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla ?eku dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryeministri Kurti vizitoi edhe kullën muze të këtij fshati.

”Sakrifica dhe beteja e banorëve të Lubizhdës së Hasit për çlirim të vendit është pjesë e dhimbshme dhe e lavdishme e historisë së popullit tonë”, shkroi Kryeministri Kurti në librin e kujtimeve.

fotografia e kryeministri


 

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ballkani fiton dhe e konsolidon pozitën e parë në tabelë

0

Ballkani e ka konsoliduar udhëheqjen e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, duke bërë dy pikë më shumë se sa Drita dhe pesë më shumë se sa Llapi po edhe me një ndeshje më shumë. Kjo pas fitores në Javën e njëzet e nëntë të kampionatit kundër Feronikelit.

E shtuna gjithashtu ka qenë ditë e mirë edhe për Dritën dhe Gjilanin, të cilat kanë triumfuar përballë Lirisë, respektivisht kundër Prishtinës.

Ballkani ka triumfuar me rezultatin 0-2, Drita me rezultat 4-2, ndërsa Gjilani me rezultat 1-3.

Në Drenas skuadra e trajnerit Ilir Daja ka siguruar fitoren me golat e shënuar nga Gripshi në minutën e 22-të dhe Danfa në minutën e 90-të.

Në Gjilan, Maliqi, Krasniqi, Domi dhe Dabiqaj kanë kontribuar me gola për fitoren e Dritës kundër prizrenasve.

Prishtina ani se nikoqir është mposhtur nga Gjilani, ku golat janë shënuar nga Bilalli, Shabani e Ismaili. Golin e vetëm për Prishtinën e ka shënuar Nimani.

Aktualisht Ballkani kryeson tabelën me pesëdhjetë e nëntë pikë, ndërsa Drita ndodhet në vendin e dytë me pesëdhjetë e shtatë pikë.

Të dielën ndeshen Fushë-Kosova-Malisheva dhe Dukagjini-Llapi/rtklive.com

Vedat Muriqi luan sot kundër liderit të La Ligë

0

Real Madridi do të luajë në udhëtim te Mallorca e Vedat Muriqit dhe do ta kërkojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive në garën për titull kampioni në La Ligan e Spanjës.

Mallorca – Real Madrid zhvillohet të shtunën nga ora 18:30 dhe i takon xhiros së 31-të të elitës së futbollit spanjoll.

Reali është lider me 75 pikë.

Barcelona është e dyta me 67 pikë, kurse Girona e treta me 65 pikë.

Mallorca, që luajti në finale të Kupës së Mbretit javën e kaluar dhe u mposht nga Athletic Bilbao në penallti, zë vendin e 15-të me 31 pikë.

Pra ende është në garë për të konfirmuar mbetjen në elitën spanjolle edhe për një edicion.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Carlo Ancelotti, Real Madridi, pati ndeshje të fortë në Ligën e Kampionëve në mesjavë kur barazoi në çerekfinalen e parë me Manchester Cityn, 3:3.

Mbi 7 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri në orët e hershme të së shtunës

0

Kjo e shtunë ka nisur me një fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës.

Shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Kosova drejtë Shqipërisë, duke rikthyer edhe njëherë lëvizjet e munguara gjatë muajit të Ramazanit.

Për shkak të agjerimit, gjatë këtij muaji lëvizjet në e qytetarëve u reduktuan ndjeshëm.

Në pikën e përbashkët kufitare, policia punoi me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrollë përgjatë fundjavës sipas marrëveshjes ndërqeveritare.

Vetëm në orët e para të ditës, përmes pikës kufitare të Morinës në territorin e Shqipërisë kanë hyrë më shumë së 7 mijë qytetarë me rreth 4100 automjete./abcnews.al

Kryetari Shaqir Totaj në SHBA afirmon bashkëpunimin e Prizrenit me Amerikën

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar takime me Drejtoreshën e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, si dhe me zyrtarin Paul Pfeuffer nga Kosova Desk i DASH-it.

Në këto takime, janë diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes Komunës së Prizrenit dhe autoriteteve amerikane në fushën e zhvillimit lokal.

“Kisha nderin që gjatë qëndrimit në Ëashington, D.C., të zhvilloj takime me Drejtoreshën e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe zyrtarin Paul Pfeuffer nga Kosova Desk i DASH-it, me ç’rast diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes Komunës së Prizrenit dhe autoriteteve amerikane në fushën e zhvillimit lokal”, shkruan Totaj në Facebook./PrizrenPress.com/

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri