14 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Ballkani fiton dhe e konsolidon pozitën e parë në tabelë

Ballkani e ka konsoliduar udhëheqjen e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, duke bërë dy pikë më shumë se sa Drita dhe pesë më shumë se sa Llapi po edhe me një ndeshje më shumë. Kjo pas fitores në Javën e njëzet e nëntë të kampionatit kundër Feronikelit.

E shtuna gjithashtu ka qenë ditë e mirë edhe për Dritën dhe Gjilanin, të cilat kanë triumfuar përballë Lirisë, respektivisht kundër Prishtinës.

Ballkani ka triumfuar me rezultatin 0-2, Drita me rezultat 4-2, ndërsa Gjilani me rezultat 1-3.

Në Drenas skuadra e trajnerit Ilir Daja ka siguruar fitoren me golat e shënuar nga Gripshi në minutën e 22-të dhe Danfa në minutën e 90-të.

Në Gjilan, Maliqi, Krasniqi, Domi dhe Dabiqaj kanë kontribuar me gola për fitoren e Dritës kundër prizrenasve.

Prishtina ani se nikoqir është mposhtur nga Gjilani, ku golat janë shënuar nga Bilalli, Shabani e Ismaili. Golin e vetëm për Prishtinën e ka shënuar Nimani.

Aktualisht Ballkani kryeson tabelën me pesëdhjetë e nëntë pikë, ndërsa Drita ndodhet në vendin e dytë me pesëdhjetë e shtatë pikë.

Të dielën ndeshen Fushë-Kosova-Malisheva dhe Dukagjini-Llapi/rtklive.com

Më Shumë

Nisin “ethet” e play-off-it, Ylli dhe Peja hapin serinë në Suharekë

Sonte starton faza më vendimtare në Superliga e Kosovës në basketboll, me përballjen ndërmjet Golden Eagle Ylli dhe Pejës. Ndeshja zhvillohet në palestrën “13 Qershori”...

40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Lajmet e Fundit