Home Blog Page 1158

Kryetari Shaqir Totaj në SHBA afirmon bashkëpunimin e Prizrenit me Amerikën

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar takime me Drejtoreshën e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, si dhe me zyrtarin Paul Pfeuffer nga Kosova Desk i DASH-it.

Në këto takime, janë diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes Komunës së Prizrenit dhe autoriteteve amerikane në fushën e zhvillimit lokal.

“Kisha nderin që gjatë qëndrimit në Ëashington, D.C., të zhvilloj takime me Drejtoreshën e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe zyrtarin Paul Pfeuffer nga Kosova Desk i DASH-it, me ç’rast diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes Komunës së Prizrenit dhe autoriteteve amerikane në fushën e zhvillimit lokal”, shkruan Totaj në Facebook./PrizrenPress.com/

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Divorci Besi-Xhensila? Habit avokati: Ata po ndahen për pasuritë e Ilir Metës, kanë vila e prona miliona euro

0

Avokat Idajet Beqiri teksa ka komentuar ndryshimin e stilit të jetesës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se edhe aktori i humorit Besjan Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj janë ndarë për pasuritë e Ilir Metës.

Sipas Beqirit, të dy janë ndarë formalisht për të shpëtuar sipas tij, pasuritë që kanë vendosur nga Ilir Meta.

“Nuk është thashetheme, që njerëzit thonë se u nda Besi me Xhensilën. Por nuk është e vërtetë që ata janë ndarë. Ata po ndahen se kanë hallin e pasurive të Ilir Metës që u ka dhënë. Është e vërtetë.

Xhensila shiste floririn e Ilir Metës në dyqanin e Durrësit, e dinë durrsakët një gjë të tillë fare mirë. Ajo ndahet me qëllim që kur të marrin vilat që u dhënë Ilir Meta, të ketë gjysmën njëri-gjysmën tjetri dhe mos të kapen të dy. Edhe Iliri është në një situatë të tillë”, u shpreh Beqiri.

“Nuk po ndahen se shkojnë keq Xhensila dhe Besi. Aty brenda është Ilir Meta, janë pasuritë e Ilir Metës sepse ata po vlerësojnë tani që po shkon SPAK-u dhe tek ata.

Do të bëjë verifikimin e pasurive të tyre si u vunë dhe si nuk i vunë, dhe aty do të dalë floriri i Kërrabës që ka përdorur Xhensila, dhe që vazhdonte dyqanin ta kishte në Durrës dhe vazhdonte të shiste floririn e Kërrabës që i jepte Ilir Meta.

Kanë bërë pasuri të jashtëzakonshme. Shikoni vetëm vila sa i bën aty. Si mund të vihet një vilë aty ku e kanë ata dhe në komplekse të tjera? Minimumi është 1 milion euro, si mund të bëhen këto me një koncert?

I dimë ne se kemi plot nga këta VIP-at këngëtarë dhe e shikojmë se çfarë përfitime kanë. Nuk mund të disponojnë miliarda siç po disponojnë këta njerëz që kanë qenë afër Ilir Metës. Po vazhdojnë të marrin masa për t’i fshehur këto pasuri.

E keqja më e madhe që SPAK po vepron me ngadalësi të jashtëzakonshme dhe për këtë ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë Dumani sepse po i lejon që të marrin masa për t’i fshehur pasuritë, duke zvarritur procesin, duke mos vepruar menjëherë në befasi”, tha ai.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Tre ndeshje interesante luhen sot në Superligë, sytë te Ballkani dhe Drita

0

Tre ndeshje interesante do të zhvillohen sot, në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Sfida kryesore e ditës së shtune pritet të jetë ajo në mes Feronikelit 74 dhe Ballkanit.

Suharekasit do të kërkojnë që ta ruajnë vendin e parë në tabelë, teksa drenicakët të largohen nga zona e barazhit.

Një takim tjetër interesant do të luhet në Gjilani, ku Drita e pret Lirinë. “Intelektualët” do të synojnë fitoren për të qëndruar një hap me liderin për titullin e kampionit.

Ndërsa në ndeshjen e tretë, Prishtina që nuk ka ndonjë motiv në ligë do t’i bëjë konak skuadrës së Gjilanit.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen duke filluar nga ora 15:00.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

0

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Vërmicës nga ana e Kosovës dhe Morinës nga ana e Shqipërisë me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave. Më herët kjo periudhë e lehtësimit të lëvizjes ishte në 4 muajt e verës.

Protokolli i rishikuar u nënshkrua në Tiranë nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë, Taulant Balla.

Balla tha se gjatë periudhës së lehtësimit të kalimit kufitar nuk do të ketë kontrolle për qytetarët e dy vendeve.

“Përmes këtij nënshkrimi të këtij protokolli të ri ne do të mundësojmë lehtësimin e procedurave të kalimit, të verifikimit kufitar në pikën e përbashkët Morinë – Kukës për të gjithë periudhën 1 maj – 30 shtator dhe 1 nëntor – 28 shkurt, pra 9 muaj gjithsej në vit, në ndryshim nga protokolli në fuqi që parashikonte 4 muaj, konkretisht vetëm 1 qershor deri në 30 shtator. Gjatë kësaj periudhe të qarkullimit të lehtësuar nuk do të ketë kontrolle pasaportash, karta identiteti për shtetasit, e theksoj për shtetasit e të dy vendeve tona“, pohoi ministri Balla, ka raportuar “Tv Klan”.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se po punohet që qytetarët të mos ndjejnë asnjë kufizim në pikat kufitare.

“Në vazhdimësi po thellojmë bashkëpunimin, jemi të vendosur për më shumë për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve tanë e të jemi sa më efikas në luftimin e krimit në vendet tona. Do të ecim para në marrëveshje të tjera, në mënyrë që qytetarët tanë të mos t’i ndjejnë në asnjë moment kufizimet, as mos ta dinë ku ndodhen realisht, por që janë të mirëseardhur në Kosovë apo Shqipëri, në sezonin veror apo dimëror. Me qasjen ‘burokraci zero’, të punojmë që bashkëpunimi të jetë në nivelet më të larta. Edhe Policitë tona të bashkëpunojnë sikurse bashkëpunojnë Departamentet brenda policisë”, u shpreh ministri Sveçla.

Balla ndërkaq tha se gjatë vitit 2023 janë regjistruar në hyrje përmes kësaj pike kalimi 1,445,204 shtetas shqiptarë dhe 4,430,161 shtetas të huaj.

“Shifra që flasin për dyfishim të lëvizjeve në këtë pikë kufitare krahasuar me vitin 2021. Duke marrë në konsideratë në përgjithësi fluksin në rritje të qarkullimit të shtetasve në këtë pikë, si dhe po ashtu duke marrë në konsideratë situatën e veçantë gjatë sezonit turistik veror dhe sezonit turistik dimëror, sepse unë mendoj që duhet t’i japim një shtytje edhe sezonit dimëror, duke përfituar në fakt edhe nga bukuritë natyrore që ofron Kosova. Në këtë aspekt përmes kësaj marrëveshje do të shmangim radhët e gjata dhe do të lehtësojmë kushtet e udhëtimit të qytetarëve tanë”.

“Uroj dhe mendoj që shpreh të njëjtin mendim me mikun tim ministrin Sveçla, që këtë sezon mirëpresim më shumë motra dhe vëllezër kosovarë duke i garantuar që nuk ka asnjë pengesë të asnjë lloji në kufi”, u shpreh Balla.

Ai deklaroi se kanë diskutuar edhe në rishikimin e protokolleve të tjera, duke përfshirë pikat tjera përbashkëta kufitare mes dy vendeve, siç janë ajo në Valbonë, në Shishtavec dhe zona të tjera turistike të Shqipërisë.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia shqiptoi mbi një mijë e 900 gjoba në trafik brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1936 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 15 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 35 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 15 persona, ndërkaq 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mbi 50 për qind të shqiptarëve të Shqipërisë nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën

0

Në Barometrin e Euronews Albania, ku u bënë bashkë për herë të parë në një studim të përbashkët qytetarë në Shqipëri dhe në Kosovë, anketa e fundit është munduar të kuptojë shkëmbimet që qytetarët kanë me njëri tjetrin në të dy vendet.-

Pyetja e parë ka dashur të kuptojë lëvizjet dhe vizitat reciproke në të dy vendet.

Pyetjes “Kur ka qenë hera e fundit që keni vizituar Kosovën /Shqipërinë i janë përgjigjur 2065 qytetarë në të dy anët e kufirit dhe nga përgjigjet rezulton se janë në shumicë shqiptarët e Shqipërisë që nuk kane vizituar Kosovën në krahasim me shqiptarët e Kosovës, Shqipërinë, raporton euronews.al.

Janë 50,4 për qind e të anketuarve në Shqipëri që kanë zgjedhur të përgjigjen “asnjëherë“ në këtë pyetje dhe vetëm 10 ,7 për qind e të pyeturve në Kosovë kanë zgjedhur të përgjigjen “asnjëherë” në këtë pyetje.

Nga sa duket edhe nga shifrat, është e qartë se lëvizjet e qytetarëve nuk janë edhe aq të shpeshta, sepse opsionin që të kenë vizituar vendet respektive në tre muajt e fundit e kanë zgjedhur si përgjigje vetëm 5.5 për qind e shqiptarëve në Shqipëri dhe 10.4 për qind e qytetarëve në Kosovë.

Ata që kanë bërë vizita në 6-12 muajt e fundit janë 9.7 për qind shqiptarë në Shqipëri dhe 31.6 për qind e të pyeturve në Kosovë.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Hapet në Prizren edicioni parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës

0

Në Prizren u hap edicioni i parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës, organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Aty mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili theksoi rëndësinë e një organizimi të tillë.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz tha se ky do te jete një rrugëtim i rëndësishëm për vendin.

“ Jemi këtu që të fillojmë një rrugëtim të rëndësishëm për Kosove për vitet e ardhshme për të treguar rendësin e diasporën në këtë diplomaci”, ka thënë Gërvalla.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti vlerësoj rolin e diasporën ne diplomacinë e shtetit.

“ Është e pamundur që të tregojmë storien e vendit tone pa e përfshirë dhe diasporën tonë në shumë rrugë diaspora jonë tregojnë një rol të rëndësishëm në botën e jashtme”, ka thënë Kurti.

E zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi e cila edhe vetë është kuadër që vjen nga diaspora, tha se roli i mërgatës është i madh për zhvillimin e vendit.

“ Dua te falënderoj të gjithë ambasadoret qe janë prezent këtu dhe të cilët do të kenë mundësin që për këto ditë qëndrimi te shohin te arriturat e vendit tone”, ka thënë Gashi.

35 Ambasadoret nga vendet e ndryshme të botës do të qëndrojnë ne Kosove për disa dite.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

Dr. Edlira Gashi- Batiu anëtarësohet në Vetëvendosje

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren Artan Abrashi dhe deputeti Arbër Rexhaj kanë mirëpritur anëtarësimin e Dr. Edlira Gashi- Batiu.

“Ajo ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë ne Universitetin e Prishtinës. Ka specilizuar ne lëminë e Mjekësisë Interne duke vazhduar me tej subspecializimin ne Hematologji”, njofton LVV në Prizren.

“Po ashtu, vazhdon studimet e doktoratës në Shkup dhe aktualisht punon në Spitalin Rajonal te Prizrenit në repartin Internistik”.

“Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren do të jetë shumë më e pasur dhe më e fuqishme me angazhimin e Dr. Edlirës”.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zafir Berisha: Lubizhda e Hasit ishte mbështetja e fuqishme e luftës së UÇK-së

0

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatit Lubizhdë të Hasit

“Sot, 25 vite më parë (12 prill 1999) forcat militare e paramilitare serbe masakruan 54 burra, gra, fëmijë e pleq në fshatin Lubizhdë të Hasit! Lubizhda dhe Hasi në përgjithësi ishin mbështetja e fuqishme e luftës së UÇK-së për liri, arsye këto që shtyri forcat e okupatorit serb në kuadër të operacionit të tyre sekret “Patkoi” të masakroj dhe shkatërroj çdo gjë shqiptare”, shkruan Berisha në Facebook.

“Isha i nderuar që gjatë luftës me bashkëluftëtarë pata rastin që gjatë një misioni në Rajonin e Hasit të mbështetem nga heroi UÇK-së Besim Parallanga dhe banorët e Lubizhdës…”/