Home Blog Page 1166

Ndahen 2 milionë euro për pastrimin e këtyre lumenjve të Kosovës

0

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Liburn Aliu, ka bërë të ditur se janë hapur procedurat e prokurimit, për pastrimin e shtretërve të lumenjëve në disa qytete të Kosovës. 

Aliu i cili e ka quajtur këtë një lajm të mirë, ka thënë se vlera totale e projektit, parashihet të jetë rreth 2 milion euro.

“Lajm tejet i mirë, që tani janë hapur procedurat e prokurimit për pastrimin e shtretërve të Lumenjve të Kosovës. Rreth  2 milionë euro, parashihet që të jetë vlera totale e projektit”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Postimi i plotë i Aliut:

Lajm tejet i mirë, që tani janë hapur procedurat e prokurimit për pastrimin e shtretërve të Lumenjve të Kosovës.

Rreth 2 milionë euro, parashihet që të jetë vlera totale e projektit.

Lumenjtë që do të pastrohen:

Lumi Nerodime – Kaçanik
Lumi Toplluha, Velezha – Prizren
Lumi Sitnica, Gurishta – Vushtrri
Lumi Zhegër, Livoq dhe Përlepnicë – Gjilan
Lumi Verbica, Qubrel, Runik – Drenas dhe Skënderaj
Lumi Janjeva, Godanci, Sitnice – Lipjan
Lumi Kamenica – Novobërd
Lumi Ibër – Leposaviq

Bashkë dhe secili prej nesh duhet të jetë rojtar i tokës, ujit dhe vendit ku jetojmë, e lufta ndaj mbetjeve do të vazhdojë për ditë, sigurisht me institucione përgjegjëse, projekte konkrete, por edhe me qytetarë vullnetarë të shumtë që e duan një Kosovë sa më të Pastër!

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Si bëhet kënga rome

0

Poezi nga Kujtim Paçaku

Merre një grusht dhimbjeje
Shto ca pika loti!
E pak pluhur rrugësh të pasosura
Pak aromë stinësh të harruara
Në fund
I shton erëza djegëse dashurie
Dhe i hedh ca yje përsipër
Dhe e lë të piqet
Të piqet në zjarr të shpirtit
Deri në agim…

Osmani uron Ditën e Romëve: Kosova nderon trashëgiminë e tyre kulturore

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar komunitetin rom në ditën ndërkombëtare të tyre. Ajo ka thënë se komuniteti rom që jeton në Kosovë është pjesë integrale e shoqërisë.

Në Ditën Ndërkombëtarëve të Romëve, Osmani ka thënë se Kosova mbron dhe nderon trashëgiminë kulturore të komunitetit rom në vend.

“Komuniteti rom është një pjesë integrale e shoqërisë sonë. Në Ditën Ndërkombëtare të Romanëve, ne nderojmë qëndrueshmërinë, trashëgiminë e thellë kulturore dhe traditat e qëndrueshme të komunitetit tonë rom. Ne mbetemi të përkushtuar për të punuar drejt një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe të larmishme”, ka shkruar Osmani.

 

Plazhi nis herët, kosovarët “nuk e tradhtojnë” Shqipërinë

0

Edhe pse ende nuk ka nisur zyrtarisht këtë vit pritet që sezoni turistik në Shqipërië të jetë i mbarë. Si çdo vit shqiptarët e Kosovës edhe këtë sezon do të jenë të shumtë për nga numri.

Kjo referuar edhe numrit të hyrjeve nga dogana e Morinit. Rreth 16 mijë shtetas kosovarë dhe 6 mijë mjete kaluan në Shqipëri këtë fundjavë duke shënuar një numër të lartë të hyrjeve në prag të fillimit të sezonit turistik, ndërkohë që bregdeti po preferohet jo vetëm për plazh por edhe peshkim.

Ndërkohë festa e Fiter Bajramit ka sjellë edhe emigrantët kosovarë që jetojnë e punojnë në Europë, të cilët vijnë përmes Shqipërisë për të festuar bashkë me familjet në vendlindje.

Në të dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë këtë fundjavë nuk pati radhë apo pritje. Kjo edhe nga zbatimi i marrëveshjes së dy qeverive për lëvizje të lirë e pa kontrolle gjatë fundjavës, e cila për vitin e tretë të zbatimit do të aplikohet edhe gjatë gjithë ditëve të sezonit turistik 2024./A2Cnn

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

SBAShK-u planifikon t’i dërgojë mbi 400 mësimdhënës në deti

0

Qershori do të nis me pushime në bregdetin shqiptar për qindra mësimdhënës.

Mbi 400 punonjës të arsimit pritet të dërgohen në deti nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka bërë të ditur se kanë filluar përgatitjet e këtij ekskursioni.

“Duke i shikuar oferta nga komplekset turistike, kushtet dhe çmimet e të tjerë, ne pastaj i caktojmë për njërën nga komplekset e hotelerive, ne pastaj i dërgojmë 420 mësues, nga e gjithë Kosova. I dërgojmë në qershor për shkak të çmimeve sepse neve na konvenojnë çmime më të lira, për shkak që të ketë së më shumë të përfshirë”, tha ai.

Jasharaj ka treguar kriteret që duhet të plotësohen që këta mësimdhënës të dërgohen në deti.

“Komuna i zgjedhë shkollat që nuk kanë qenë më herët, pastaj shkolla individin duke pas kriteret që të jetë anëtari i SBASHK-ut, të jetë mësimdhënës i mirë, dhe për të mos u ndjerë keq duke u kujdesur për ata që kanë më pak mundësi të shkojnë vetë në pushim”, tregoi ai.

Të nevojshme pushimin e organizuar nga SBASHK për mësimdhënësit e sheh, edhe drejtori i shkollës “Emin Duraku”, Visar Osmani.

“Për pushime, edhe për para Sindikata i ka dërguar që ka qenë një hap i mirë, por thirrja ime ka qenë që të iu jepet përparësi të iu jepet mësimdhënësve që kanë kushte të rënda ekonomike apo sëmundje kronike”.

Por ai kërkon që bregdeti shqiptar të mos shfrytëzohet për trajnime.

“Po ka shumë trajnime që organizohen jashtë vendit pse mos të mbahen ato në Kosovë, edhe ato mjete që dedikohen për akomodim të derdhen në vendin tonë”.

Tash e disa vite, SBASHK dërgon mësimdhënësit në bregdetin shqiptar për pushime./teve1

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Lukaku preferon kalimin në Saudi Pro League

0

Eksperienca e Romelu Lukakut në futbollin evropian duket se po shkon drejt fundit.

Sulmuesi belg është i huazuar aktualisht në Romë, por në pronësi të Chelseat.

E sipas gazetarit sportiv, Rudy Galetti, klubet e Saudi Pro League ia kanë vënë syrin ish-futbollistit të Evertonit dhe të Manchester Unitedit.

“Blues” duan ta shesin përfaqësuesin belg në verën që po vjen pasi trajneri Mauricio Pochettino nuk llogarit në shërbimet e tij.

Përfaqësuesit e klubeve saudite duket se kanë diskutuar me përfaqësuesit e futbollistit, por edhe me vetë klubin e Premierligës.

Tash mbetet të shihet nëse Lukaku do ta pranojë ofertën e majme saudite për t’i kaluar vitet e fundit të karrierës në Saudi Pro League, ku në dy sezonet e fundit përfunduan shumë yje të futbollit evropian.

Malishevë: Dy persona rrihen mes vete, njëri nga ta arrestohet

0

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Malishevë.

Atje janë rrahur mes vete dy persona- njëri është dërguar në mbajtje e tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

“Malishevë 07.04.2024-14:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që janë rrahur në mes vete. Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.”

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve