Home Blog Page 1167

Aktori i “1923” Cole Brings Plenty u gjet i vdekur, konfirmojnë policia dhe familja

0

Cole Brings Plenty, aktori i serialit amerikan “1923” i cili u zhduk fundjavën e kaluar, u gjet i vdekur të premten në një zonë pyjore në Kansas, tha policia dhe familja e tij.

Aktori, 27-vjeçar, u pa për herë të fundit në orët e hershme të mëngjesit të 31 marsit duke u larguar nga zona e Lawrence, Kansas, me një Ford Explorer të bardhë.

Cole Brings Plenty dyshohej nga policia se ishte përfshirë në një mosmarrëveshje të dhunës në familje, sipas një postimi në Facebook nga Departamenti i Policisë Lawrence në Kansas.

Trupi i Brings Plenty u gjet dhe u identifikua “në një zonë të pyllëzuar larg automjetit”, tha policia.

“Jam thellësisht i pikëlluar të konfirmoj se djali im, Cole, është gjetur i vdekur dhe nuk është më me ne,” tha babai i tij, Joe Brings Plenty Sr., dhe familja në një deklaratë.

Përveç pjesëmarrjes në dy episode të prequel-it të serialit Western “Yellowstone” “1923”, titujt e tjerë të aktorit përfshijnë paraqitjet në serialet televizive “Into the Wild Frontier” dhe “The Tall Tales of Jim Bridger”, sipas faqes së tij në IMDb. /Telegrafi/

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Policia shqipton mbi një mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

0

 

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 21 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 31 me dëme materiale.

Poashtu, policia njofton se janë arrestuar 9 persona, ndërkaq 5 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Moti sot do të jetë me diell

0

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell.

“Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë,” thotë Meteo Kosova.

“Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 7-26 km/h”.

Ata kanë thënë që temperaturat minimale do të shkojnë nga katër deri në nëntë gradë Celsius, ndërkaq maksimalet nga 23 deri në 26 gradë Celsius.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Firmos te Manchester City, flet talenti shqiptar Bruno Qendro

0

Talenti 12-vjeçar Bruno Qendro që luan te Manchester City flet ekskluzivisht në ORA NEWS duke thënë se ka firmosur kontratë për 2 vite.

E kam firmosur kontratën për dy vite. Na vijnë profesorë të ndryshëm, nuk është vetëm një. Kam qejf si lojtar Kevin De Bruyne. Kam qejf që të shkoj tek ekipi i parë, por unë do të punojë për këtë. unë luaj në pozicion 11-ta, sulmues. Të rinjtë të punojnë fort për ëndrrat e tyre”, thotë Qendro.

Bien çmimet e banesave

0

Vitin e kaluar çmimet e banesave në Evropë ranë për herë të parë në një dekadë, pasi rritja e fortë në tregjet e pronave të disa vendeve lindore dhe jugore u maskua nga rëniet në shumë shtete veriore të BE-së.

Çmimet e pronave rezidenciale ranë 0.3 % në BE në vitin 2023 dhe 1.1 % në Eurozonë, sipas të dhënave nga Eurostat, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.

Tregu i banesave në Gjermani ishte një nga më të goditurit, me rënie 8.4 % në bazë vjetore, i dyti vetëm pas Luksemburgut, me rënie 9.1 %. Ai u pasua nga Finlanda, me 5.6 % dhe Suedia me 5.3 %.

Megjithatë, çmimet u rritën në disa vende, duke përfshirë Kroacinë, Bullgarinë, Lituaninë, Poloninë dhe Portugalinë, ku u rritën midis 8 dhe 12 %.

Ekonomistët thanë se rritja më e fortë ekonomike në vendet e Evropës Jugore dhe Lindore, në vitet e fundit, kishte ndihmuar që tregjet e tyre të banesave të vazhdonin të rriteshin, ndërsa vendet kryesore – si Gjermania dhe Franca – kishin vuajtur nga stagnimi ose një rritje e dobët.

Ricardo Amaro nga Oxford Economics, tha se “dinamika e ofertës”, mund të ndihmojë për të shpjeguar performancën e mirë të tregjeve të banesave të disa vendeve, veçanërisht në Evropën Jugore “ku ndërtimet e reja, kanë qenë të dobëta”.

Kroacia ka pasur një fluks investimesh, që nga fillimi i përdorimit të Euros në janar 2023. Tregu i banesave në Portugali, është rritur nga stimujt e taksave, për blerësit e shtëpive të dyta dhe oferta e “vizave të arta” për të huajt e pasur, që blejnë prona, të cilat qeveria po i heq.

 

 

Tregu i banesave në Poloni, po “përfitonte si nga rritja e fortë ekonomike, ashtu edhe nga rritja, e dy uljeve të normave të interesit vitin e kaluar”, tha Carsten Brzeski, kreu global i kërkimit makro në bankën holandeze ING.

Çmimet e shtëpive, kishin rënë më shumë në disa vende – si Gjermania – pasi fitimet e mëdha, i lanë ato të duken të mbivlerësuara, krahasuar me qiratë ose të ardhurat e familjeve, tha Andrew Kenningham nga Capital Economics.

“Në të kundërt, në disa ekonomi të Eurozonës jugore – si Spanja – ato ende ishin mjaft të ulëta dhe nuk ishin rimëkëmbur plotësisht nga ndryshimet e mëdha të tregut të banesave, gjatë krizës globale financiare dhe krizës së Eurozonës”, tha ai.

Disa vende – si Italia apo Finlanda – kanë çmime të banesave në nivele të ngjashme me ato të një dekade më parë, ndërsa të tjera si Polonia, Portugalia dhe Lituania, kanë dëshmuar më shumë se dyfishim të çmimeve të pronave të banimit.

Eurostat nuk përfshiu të dhënat e Greqisë. Por, tregu i banesave në Greqi ka qenë një nga më të fuqishmit në rajon, sipas të dhënave nga Banka e Greqisë, e cila kohët e fundit tregoi se çmimet e pronave të banimit u rritën 13.4 % vitin e kaluar.

Ndryshimet e kohëve të fundit në tregun e banesave të Eurozonës ka qenë shumë më pak i rëndë se sa u prit fillimisht, pavarësisht nga rritja e çmimeve pothuajse 50 %, në dekadën pas fillimit të krizës së borxhit sovran të rajonit në 2012.

Në bazë tremujore, çmimet e BE-së ranë 0.3 % në tre muajt e fundit të 2023, krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe çmimet e Eurozonës ranë me 0.7 %.

Çmimet arritën kulmin në tremujorin e tretë të 2022, menjëherë pasi Banka Qendrore Evropiane filloi të rrisë normat e interesit në përgjigje të rritjes më të madhe të inflacionit.

Kritikët e BQE-së fajësuan politikën e pashtrënguar deri në vitin 2022 për fryrjen e çmimeve të aktiveve, veçanërisht pronave, gjatë dekadës së fundit. Por, që kur banka qendrore, filloi të rrisë normën e saj standarde të depozitave, për të arritur një nivel rekord prej 4 % vitin e kaluar, çmimet e banesave në Eurozonë, kanë rënë vetëm 2.9 %.

Ka shenja se çmimet e banesave, po rikuperoheshin në Gjermani në fillim të këtij viti, pasi huadhënësit e vendit, ulën normat e hipotekave, ndërsa ndërmjetësi Interhyp, tha se janari ishte muaji më i ngarkuar ndonjëherë për kërkesat e klientëve.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dr. Edona Sopaj i bashkohet Vetëvendosjes në Prizren

0

Specialiste e Radiologjisë, Dr. Edona Sopaj i është bashkuat Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.

Kryetari i Qendrës së LVV-së, Artan Abrashi së bashku me deputetin Arbër Rexhaj mirëpritën anëtarësimin e Dr. Edona Sopaj.

“Dr. Edona Sopaj ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Specializimin e kreu në vitin 2018 në Tiranë, për të filluar punën në në Qendrën Klinike Univeritare “Nënë Tereza”, në departamentin e Radilogjisë ku punoi për dy vite”.

“Gjatë kësaj periudhe ndoqi nga afër procedurat e radiologjisë intervente si biopsitë dhe drenazhet perkutane, infiltrimet radikulare, embolizimet e HCC, arterografitë celebrale dhe të shtyllës kurrizore”.

“E angazhuar ishte edhe në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” ne Tiranë, ku per një vit e gjysmë është marrë kryesisht me patologji të mushkërive. Ka eksperiencë të lartë në ekspertizën e punës ne Rentgen Ct dhe Ultrazë. Për më tepër është në perfundim të doktoraturës dhe ka disa publikime”.

“Angazhimi saj do të jetë vlerë e shtuar për Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren”, thuhet në njoftimin e LVV -së në Prizren.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ylli fiton duelin e parë çerekfinal ndaj Bashkimit

0

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore në ndeshjen e parë çerekfinale të “Play-off”-it ndaj Bashkimit me rezultat 87:69 (18:18, 23:14, 18:22, 28:15).

Pas një fillimi ku u shënuan pak pikë, skuadrat filluan të jenë efikase në sulm, megjithatë, çereku i parë përfundon 18:18. Vendasit ishin më shumë produktivë në periudhën e dytë, duke qenë më të mirë se mysafirët, derisa shkuan në pushim me rezultat 41:32.

Por, prizrenasit nuk u dorëzuan dhe filluan të shkrijnë epërsinë, që shkoi deri në tri pikë, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 59:54. Në dhjetë minutat e fundit, Ylli u tregua më i vëmendshëm, për tu shkëputur dhe për të triumfuar 87:69.

Te vendasit u dalluan Alonzo Verge Jr me 26 pikë, shtatë kërcime e 12 asistime dhe Nate Grimes me 13 pikë e 14 kërcime, kurse te prizrenasit më i miri ishte Lejson Zeqiri me 19 pikë e tri kërcime.

Në gjysmëfinale kualifikohet skuadra që shënon dy fitore, ku i pret Peja, që ka përparësinë e fushës në gjysmëfinale.

Prizreni, dhembja e kujtimeve

0

Qazim Thaçi

Prizreni, asnjëherë derën nuk e mbylli as për miq e jo-miq

Që ta kalosh Urën e Gurit e të çmallesh me atë të Lanetit

Zejet e dikurshme si relikt të kohës kujtohen bile edhe pushkatarët.

E zambakët sikur sodisin këtë dynja dhe vrasin harresën e At-dheut.

Prizreni, sikur vret Besën e Lidhjes, në shenjë trishtimi

Se i ikën bijtë  këtij qyteti në heshtje, si në kohë kolere.

E malli për Nanën Rukë, i ngjanë dhembjes së syrit

Athua si ti emërtojmë tani festat kur s’kanë as erë simitesh

Me aspirinë shoqërojmë natën deri në agimin e festës.

E sikur mallin e vendlindjes e bëjmë inat për ata  që janë larg

Shushurima e Bushtricës ende  respekton edhe vdekjet e  dallëndysheve

E  profesor Nexhati me mitin e kalit sikur shënon ritin e  qytetit

Gëzimi me ethet e Alpeve mat dashurinë e Vërrinit,si Bashkimi

Arbeni kujton Nanën e tim At,  në shenjë  festimi

Kujtimet sikur policë bashkëhor  na orientojnë mendjen

Në At- dheun plotë dhembje e plotë trishtim ku na ikin ata pa kthim

Ku?

As adresë, as varret e të parëve

Atje nuk janë…..

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Foto të mrekullive që Toka i ka fshehur në fundin e oqeaneve

0

E dimë që treçereku i planetit është ujë. Nëse ka gjëra kaq të pabesueshme mbi tokë, imagjinoni mrekullitë që mund të jenë fshehur në fundin e oqeaneve. Jo gjithçka është e përmbledhur në jetën nënujore, por edhe thesareve dhe sekreteve që ne njerëzit nuk i njohim dhe i zbulojmë pak e nga pak.

Gjatë kohës janë eksploruar zona të ndryshme nënujore, edhe pse 95% e tyre janë krejt të paprekura.

Shikoni më poshtë disa prej gjërave më të çuditshme dhe të pabesueshme që janë gjetur deri më sot. Admironi këto mrekulli historike që bota i ka fshehur në këngët e saj më sekrete. /ObserverKult

Ballkani mposht Lirinë, rikthehet në pozitën e parë

0

Ballkani është rikthyer si lider në Albi Mall Superligën e Kosovës, pas fitores 2-0 në shtëpi ndaj Lirisë.

Kampioni në fuqi e nisi më mirë ndeshjen, duke krijuar shanse për gol, por që mbrojtja mysafire ishte në nivelin e lartë.

45 minutat e parë përfunduan pa gola, derisa e dyta kishte pothuajse pasqyrën e asaj të parës, por që u shënua dy gola.

Ishte minuta e 68-të e takimit, kur Nazmi Griupshi realizoi për 1-0, për ta hapur më shumë sfidën.

Edvin Kuc e vulosi fitoren e Ballkanit, kur realizoi për 2-0 në minutën e 90+2-të.

Pas javës së 28-ë, Ballkani është rikthyer si lider me 56 pikë, dy më shumë se Llapi dhe Drita, ndërsa në xhiron e 29-të do të takohet me Feronikelin.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri