23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 1180

Gruaja e bën burrin për spital në Rahovec

0

Një burrë ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në Rahovec.


“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Këto janë vendet në Prizren ku sot do të ketë ndërprerje të rrymës

0

KEDS ka bërë të ditur se sot do të kryhen punime të domosdoshme në sistem dhe për këtë arsye në disa vende do të ketë ndërprerje të rrymës.

Prizren – Punime të domosdoshme për siguri të  sistemit

Nga NS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërpritet:

Dalja 10kV Zhupa (kodi: 31000026) nga ora 10:00 deri në ora 15:00.

Vendet: Manastericë, Llokvicë, Neprogoshte, Reçan, Pllanjane Lubinjçë e Epërme, Lubinjçë e Ulët, Gornja  Selle, Mushnikovë, Ts Prevalla, Hotel Sharri, Ts Sat Styro, Ts Shpia e Bardhë, Sredska, Stajkovc, Bogoshevc dhe Drajqiq.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Nga  TS 110/35/10kV Prizreni 1 (H10) do të ndërprehet:

NS 35/10kV Pirana (H01) me kod: 300340 dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV  prej orës 09:00  deri ne ora 11:00

Vendet: fshatrat: Bregu i Drinit, Dedaj, Kabash i Hasit, Krajk (një pjesë), Kushnin, Lubizhdë e Hasit, Lukinaj (një pjesë) dhe Romajë, Mamusha, Medevec, Sërbicë e Ulët, Sërbicë e Poshtme dhe Zojz, Piranë, Randobravë, Retijë dhe Reti e Poshtme, Krushë e Madhe, Krushë e Vogël dhe Randobravë (një pjesë), Biznese në Piranë dhe Krushë e Vogël dhe I.M.N”Tulltorja” në Landovicë.

Arsyeja: Ndërprerje emergjente, rregullimi i kokës kabllovike në kabllon 35 kV.


“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Hovenier vizitoi dje Prizrenin, shfaqi edhe talentin në muzikë

0

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenieri, dje e ka vizituar qytetin e dytë më të madh në vend, Prizrenin.

“Vizitë shumë e mirë sot në Prizren. U takova me kryetarin [Shaqir] Totaj, bisedova me nxënësit në Këndin Amerikan në Prizren, bëra muzikë me muzikantët e ndryshëm të OneBeat Balkans, dhe shëtita Hangarin mbresëlënës të Autostradës Biennale”, ka shkruar Hovenieri në Twitter.

“I frymëzuar nga nismat kreative, inovative dhe bashkëpunuese që i bashkojnë të rinjtë, artistët dhe ndërmarrësit e ndryshëm”.

 

 


“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Moti sot: I vranët në pjesën e parë të ditës, reshje shiu në të gjithë vendin

0

 

Moti sot parshihet të jetë i vranët deri në pjesën e parë të ditës, ku pritet të ketë edhe reshje shiu në të gjithë vendin.

Reshjet do të jenë me intensitet të lehtë dhe mesatar, ndërsa lokalisht mund të jenë më intensive. Gradualisht gjatë pasditës pritet vranësirat të tërhiqen.

Era do fryjë nga verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-47 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C, njofton Meto Kosova,


“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Paratë e rrejshme: 2-shi dhe 50-shja, më të falsifikuarat

0

Dhjetëra raste e mijëra euro të falsifikuara u deponuan gjatë vitit 2023 nëpër institucionet financiare në Kosovë.

Nga bankënotat që u deponuan sipas Shoqatës së Bankave të Kosovës dominon ajo e 50 eurove që u hasën 331 copë të falsifikuara, pasuar me 120 njësi nga 20 euro.

Hiç më mirë nuk qëndrojnë as monedhat metalike ku nëpër banka u dorëzuan 550 njësi nga 1 euro, teksa bindshëm si më e falsifikuara prin ajo e 2 eurove që u deponuan plot 33.304 copë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Totaj e Hovenier bisedojnë për Prizrenin

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur sot ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Totaj e Hovenir diskutuan për zhvillimin e Komunës së Prizrenit, projektet e infrastrukturës, përpjekjet për gjallërimin ekonomik dhe masat për ta promovuar zhvillimin e qëndrueshëm urban e rural.

“Gjithashtu, biseduan për trashëgiminë e pasur kulturore të Prizrenit dhe potencialit turistik, duke vënë theks në festivalet e shumta, koncertet dhe aktivitetet artistike që synojnë ta shfaqin pasurinë tonë kulturore, gjatë gjithë vitit, për audiencën vendore dhe atë ndërkombëtare”, njofton Komuna e Prizrenit.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Enrique: Duam të festojmë titullin sa më shpejtë të jetë e mundur

0

Një fitore e rëndësishme e PSG-së në transfertë ndaj Montpellier me shifrat 2-6. Në përfundim të ndeshjes, trajneri i skuadrës parisiene, Luis Enrique, foli për kanalet zyrtare të klubit.

“Nuk ka dyshim, ishte një mbrëmje fantastike. Mendoj se e nisëm ndeshjen shumë mirë, shumë seriozisht dhe kaluam në avantazh shumë shpejt. Ne ishim pak të kujdesshëm në mbrojtje, i lamë shumë kalime kundërshtarit dhe ata u rikthyen në lojë. Në pjesën e dytë bëmë atë që bëmë në pjesën e parë, filluam me një ritëm të mirë, rifituam epërsinë dhe mendoj se ishim superiorë. Triumfi i afërt i kampionatit? Është e mrekullueshme, perfekte. Kjo është ajo që ne po kërkonim. E dinim para ndeshjes se nëse do të fitonim do të kishim 12 pikë më shumë se vendi i dytë në tabelë. Ne duam të festojmë titullim sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mendojmë për të qenë konkurrues në të gjitha garat që na kanë mbetur”, ka thënë Enrique.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Nënkryetari i Rahovecit monitoroi procesin e aplikimit të fermerëve për pagesa direkte/subvencione për vitin 2024

0

Nënkryetari i Komunës së Rahovecit, Fatmir Iska, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të kryetarit, Ali Morina, ka vizituar zyrat e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për të parë nga afër procesin e aplikimit të fermerëve për pagesa direkte/subvencione për vitin 2024, për 28 nënsektorë dhe kultura bujqësore.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Gjatë kësaj vizite u tha se Komuna e Rahovecit i ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë proces të rëndësishëm, duke i hapur zyrat për aplikim edhe në Krushë të Madhe dhe Ratkoc.

Pranimi i aplikacioneve për sektorët të cilët do të mbështeten përmes programit për pagesa direkte për vitin 2024 është i hapur deri më 12 prill 2024, në orën 16:00.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Për herë të parë në Prizren, nis vaksinimi kundër kancerit të qafës së mitrës

0

Komuna e Prizrenit, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se kryetari Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Simir Krasniqi, morën pjesë në fillimin e aksionit të vaksinimit kundër kancerit të qafës së mitrës, në SHFMU “Emin Duraku” në Prizren, që po ndodhë për herë të parë në qytetin tonë.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e kujdesit shëndetësor parandalues, sot, në prani edhe të prindërve, u vaksinuan nxënëset e klasave të gjashta (11-12 vjeçare) me vaksinën kundër HPV-së (Human Papilloma Virus)”, thuhet në njoftim.

“Kanceri i qafës së mitrës, i shkaktuar kryesisht nga lloje të caktuara të HPV-së, është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me kancerin tek gratë në mbarë botën. Ndërsa, duke e administruar vaksinën në moshë të hershme, synojmë të sigurojmë mbrojtje afatgjate kundër kësaj sëmundjeje potencialisht kërcënuese për jetën”. /PizrenPress.com


“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

ZRrE: Në Prill tarifa të reja për energjinë e shpenzuar

0

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) kanë thënë se në fund të muajit mars ose në fillim të muajit prill pritet që të hyjnë në fuqi tarifat e reja për energjinë elektrike.

ZRrE tha se aktualisht është në fazën e analizimit dhe shqyrtimit të komenteve të dërguara nga palët e interesuara dhe siç thonë pas shqyrtimit dhe analizimit merret vendimi për të hyrat maksimale.

“Sa i përket pritshmërisë se sa do të jeni të hyrat e lejuara maksimale, deri në këtë fazë ZRRE ka vetëm vlerësimet fillestare të cilat janë të publikuara, ndërsa vlerësimet përfundimtare për të Hyrat e Lejuara Maksimale janë në proces të shqyrtimit dhe pas këtij vlerësimi Raportet përfundimtare do të publikohen. Ndërsa sa i përket çështjes për kompensimin e qytetarëve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për faturimin e padrejtë ndaj qytetarëve për pagesën e rrymës në veri, ZRrE nuk e qartësoi se si do të kompensohen qytetarët përveç se do të shqyrtojë të gjitha opsionet e mundshme ligjore që i ka në dispozicion pavarësisht aktgjykimit kompleks.”, thuhet në përgjigjen e ZRrE për rtv21.