23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 1181

Policia në Prizren shqipton 1877 gjoba për kundërvajtësit në trafik

0

Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, së bashku me njësinë rajonale të komunikacionit rrugor dhe stacionet policore, ka kryer një sërë aktivitetesh gjatë periudhës nga 11 der më 17 mars  2024.

Këto aktivitete kanë qenë  pjesë e planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” dhe “Sezoni dimëror 2023”, dhe kanë përfshirë katër komuna.

Në këtë periudhë, janë shqiptuar 1877 gjoba për kundërvajtësit që kanë shkelur rregullat e trafikut rrugor.

Përveç kësaj, janë hetuar 28 aksidente me dëme materiale dhe 14 aksidente me të lënduar.

Gjithashtu, janë ndërmarrë masa për ndalimin e drejtimit të mjeteve për 16 ngasës, dhe janë shqiptuar 72 gjoba për ngasësit e automjeteve që kanë pasur xhamat e errësuar.

Njësitë policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Prizren vazhdojnë të kryejnë kontrollin e automjeteve në terren me qëllim të parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, veçanërisht atyre me pasoja fatale/PrizrenPress.com/


 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

Anulohen dy seanca në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është marrë vendim nga kryetari i trupit gjykues Charles Smith III se në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit të anulohen seancat e datës 21 mars dhe 22 gusht 2024. Sipas trupit gjykues, ky vendim është marrë për shkak se ka kontradikta në mes datave.

 

Në fillim të seancës gjyqësore, Smith III ka theksuar se do të fillojë dëshminë dëshmitari i 49-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W04811.

Vlen të theksohet se sot e pranishme në seancën e gjyqit ishte edhe bashkë-mbrojtësja e re e ekipit të Thaçit, Nina Tavakoli për të cilën është thënë se do të parashtrojë pyetje për dëshmitarin. Po ashtu, ajo pati një çështje për të parashtruar mirëpo për këtë gjë kërkoi sesion privat gjë e cila u miratua nga trupi gjykues.

Në fillim të seancës, Smith III ka njoftuar se Thaçi dhe Krasniqi janë të pranishëm në sallë përmes video-lidhjes ndërsa Veseli e Selimi janë fizikisht aty./rtklive.com

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Malishevë: Raportoi rrejshëm se u dhunua, i dyshuari dërgohet në mbajtje

0

Policia ka njoftuar për një rast të dhunimit në Malishevë, ku një burrë ka raportuar dje se është dhunuar nga një burrë tjetër.

“DHUNIM- Malishevë / 16.03.2024-NN. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari dhe viktima dyshohet se janë me probleme psikike. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”

Ai është dërguar në mbajtje.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“DHUNIM/LAJMËRIM APO KALLEZIM I RREMË – Malishevë / 16.03.2024-NN. Lidhur me rastin , me 17.03.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që eshte vertetuar se i njejti ka deklaruar rrejshëm lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Afro 3 mijë kosovarë u martuan vitin e kaluar jashtë vendit

0

Martesa në vendin tonë konsiderohet si themel i familjes.

 

Njerëzit hyjnë në martesë për disa arsye si: krijimin e familjes, qëndrueshmërinë ekonomike, edukimin dhe kujdesin për fëmijët etj.

Por nëse kthehemi në kohë shohim se martesa si institucion edhe në Kosovë ka ndryshuar si rezultat i faktorëve të ndryshëm, kështu duke kaluar nga martesa “tradicionale’ në “martesa moderne”.

E një prej faktorëve që kontribuon në këto ndryshime është edhe martesat e qytetarëve kosovarë me shtetas/e të huaj/a.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës në një përgjigje për tëvë1.info, ka bërë të ditur se numri i martesave të qytetarëve kosovarë me shtetas/e të huaj/a përgjatë vitit 2023 ka qenë 2 mijë 856.

Prej tyre numër më i lartë ka qenë i burrave të cilët janë martuar me gra jo shqiptare, pra gjithsej 1515 krahasuar me vajzat të cilat janë martuar me burra jo shqiptarë, në total 1350.

Numri më i madh i martesave të qytetarëve të Kosovë më shtetas të huaj ka qenë në vitin 2022.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

“Martesa: Viti 2022 – nusja e huaj 1805, dhëndëri i huaj 1759. Në total 3564 kurorëzime. Viti 2023 – nusja e huaj 1515, dhëndëri i huaj 1350. Në total 2865 kurorëzime”, thuhet nga MPB-ja.

Me kurorëzimin e kosovarëve me të huaj, mundësia e largimit nga vendi është më i madh. Kjo bënë që familja tradicionale kosovare të pësojë ndryshim në strukturën e saj.

E për këtë fenomen sociologia, Bleona Kurteshi thotë se sa i përket aspektit ekonomik remitencat mund ta lehtësojnë jetesën ekonomike për pjesën tjetër të familjes të cilët jetojnë në Kosovë. Por që sipas saj, aspekti emocional është tejet i rëndësishëm pasi siç thotë ajo, prindërit përjetojnë ndjenja të vetmisë dhe ndarjes nga fëmijët e tyre.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Kur individët nga Kosova zgjedhin për tu martuar jashtë vendit nis një ndërveprim kompleks i familjeve sociale dhe komunitetit më të gjerë. Fillimisht, ana emocionale është shumë e rëndësishme, pasi fëmijët e tyre përjetojnë ndjenja të veta dhe ndarjes nga fëmijët e tyre. Ekonomikisht, remitancat nga jashtë mund të lehtësojnë jetesën ekonomike të pjesëve të tjera të familjes këtu, por gjithashtu mund të nxisin ndihmë ekonomike. Nga ana kulturore, martesat jashtë vendit sjellin praktika dhe vlera të reja, duke sfiduar potencialisht strukturat tradicionale të familjes dhe duke krijuar ndarje brezash. Për më tepër, largimi i të rinjve për martesë jashtë vendit mund të ndikojë në perceptimet dhe aspiratat e lidhjeve në me migrimin. Megjithatë, ato paraqesin edhe sfida, të tilla si negociimi i dinamikave mes dallimeve kulturore dhe fetare si dhe përshtatja gjuhësore mes familjarëve. Në përgjithësi, martesat ndërkulturore mishërojnë ndërveprimin midis identiteteve individuale, familjeve familjare dhe dinamikave më të gjera shoqërore”, thotë Kurteshi për teve1.info

E pyetur se a do të ndikojë liberalizimi i vizave për kosovarët në shtimin e martesave me të huaj/a, marrë parasysh faktin se tashmë mundësia për lëvizje dhe kontakte me të tjerët është më i madh, Kurteshi thotë se kjo mund të ndikojë në hapjen ndaj kulturave tjera, uljen e steriotipeve e kështu rrjedhimisht edhe mundësi për martesa.

“Liberalizimi i vizave do të ndikoi në hapjen ndaj kulturave të tjera, për shkak se do të ofroj mundësi me pa kultura të ndryshme, pastaj kjo rrjedhimisht mundet me ndiku në uljen e steriotipeve që mundemi me pas për të tjerët”, thotë ajo.

Ndryshe, martesa është e garantuar edhe me Deklaratën për Drejtat e Njeriut ku Neni 16 i kësaj deklarate thotë “Burrat dhe burrat në moshë të pjekur kanë të drejtë të martesës dhe formojnë familje, pa kurrfarë kufizimi për sa i përket familjes ose racës, besimit. Ata kanë të drejta të barabarta si në rastin e lidhjeve të martesës, gjatë martesës si dhe në rastin e shkurorëzimit”. /

“Qysh nuk po iu vjen marre”: Bylbyl Sokoli “shpërthen” ndaj Rahman Kices të Lirisë së Prizrenit

0

Presidenti i Lirisë, Rahman Kice, është inkuadruar direkt në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në TV Dukagjini dhe ka debatuar me trajnerin, Bylbyl Sokoli

Sokoli ka thënë se udhëheqësia aktuale e Lirisë ka larguar nga klubi të gjithë kontribuesit dhe ish-futbollistët më të mëdhenj.

Ai e ka kritikuar ashpër menaxhimin aktual që po iu bëhet skuadrës.

“Të gjithë sportistë eminent i keni larguar nga klubi. Liria është në vendin e fundit, është në gjendje të mjerueshme, kjo tregon për keqmenaxhimin. Qysh po keni guxim me akuzu Skënder Shengylin dhe njerëz të tjerë aty. Duhet t’i lejoni njerëzit që dinë të udhëheqin aty,” tha Sokoli.

Teksa, Kice iu kundërpërgjigj duke kërkuar të dijë se ku kanë qenë njerëzit e suksesshëm gjatë kohës kur skuadra nga Prizreni ishte në Ligën e Parë.

“Ne kemi ardhur aty ku shumica nuk ka mundur të bëj. Për sport mundem t’iu tregoj të gjithëve, e dinë edhe Skënder Shengyli nga çfarë familje vij unë. Liria ka qenë pesë vjet në Ligën e Parë, ku kanë qenë njerëzit e suksesshëm, vetë e kanë shkatërruar klubin. A e dini se kur kemi ardhur te Liria s’kemi pasur as fanella. Çka po dilni po folni aty kishe pe dini shumë mirë sportin,” tha ai.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot me diell dhe vranësira

0

Mot për sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira.

Gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve.

Ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë, njofton Meto Kosova.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 12-31 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Bashkimi fiton derbin kundër Proton Cable Prizrenin

0

Bashkimi ka fituar derbin prizrenas dhe ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme për “play-off”, duke mundur Proton Cable Prizrenin me rezultat 90:101 (19:20, 21:28, 26:29, 24:24), në javën e 25-të të Prince Caffe Superligës.

Bashkimi e nisi ndeshjen më mirë me një seri prej 5:14, por vendasit u rikthyen shpejt dhe afruan shifrat në 19:20, sa përfundoi çereku i parë, derisa lojë e barabartë u zhvillua edhe në periudhën e dytë, deri në fund, kur Portokallezinjtë me tetë pikë radhazi, shkuan në pushim 40:48. Bashkimi ngriti epërsinë deri në 14 pikë, 55:69, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 66:77. Proton Cable Prizreni afroi shifrat në 90:95, por nuk arriti më shumë dhe Bashkimi triumfoi 90:101.

Ty Cockfield me 27 pikë, pesë kërcime e katër asistime u dallua te vendasit, derisa Lejson Zeqiri me 26 pikë, tetë kërcime e katër asistime te mysafirët ishte më i miri.

Proton Cable Prizreni mbetet në vendin e shtatë me shtatë fitore e 18 humbje, kurse Bashkimi i gjashti me dhjetë fitore e 15 humbje.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Ky është çifti i moshuar që u gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre në Rahovec

0

Një grua dhe një burrë janë gjetur sot pa shenja jete në shtëpinë e tyre në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec.

Policia ka bërë të ditur se dyshohet që vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk.

Në njoftim thuhet se njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave.

“Me datën 17.03.2024 rreth orës 12:25 jemi njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec, burrë e grua të moshës madhore janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave.

“Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk, dyshohet nga një prizë elektrike”,thuhet në njoftimin e policisë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Familjari i çiftit që u gjet i vdekur në Rahovec: Mbushësi i telefonit shkaktoi zjarr

0

Një çift i moshuar bashkëshortor janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre, sot në fshatin Pataçan i Poshtëm në Rahovec. Policia njoftoi se nga hetimet e para, dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e asfiksimit nga tymi.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ndërkohë, një familjar i tyre ka deklaruar për RTK-në se të moshuarit, burrë e grua, jetonin vetëm sepse dy djemtë tyre jetojnë jashtë Kosovës ndërsa vajzat janë të martuara.

Kushëriri Kushtrim Zeka thotë se kur një familjare kishte shkuar t’i vizitonte të moshuarit në shtëpi, e kishte gjetur derën të mbyllur. Më pas ajo kishte hyrë nga dritarja dhe ka kuptuar se të moshuarit kanë vdekur.

Sipas tij, vdekja e çiftit mund të ketë ardhur nga një zjarr që është ndezur nga mbushësi i telefonit në prizë. Ai thotë se priza është djegur dhe nga tymi ata janë asfiksuar.

“Menjëherë sapo është njoftu policia kanë ardhë, edhe zjarrfikësit e Forenzika kanë ardhë dhe aty për aty është vërejte se nga ka ardhë vatja e zjarrit. Siç duket ngjarja ka ndodhur në mëngjes sepse racioni i mëngjesit ka qenë i bërë gati dhe i pa ngrënë ka thënë mes tjerash Zeka.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

Totaj: Beteja e Kabashit nuk do të harrohet kurrë

0

Është shënuar 25 vjetori i Betejes së Kabashit.

Kryetari i Prizrenut, Shaqir Totaj, tha se dëshmorët e kësaj beteje nuk do të harrohen kurrë.

“Më 17 mars të vitit 1999, në bjeshkët e Kabashit u zhvillua njëra nga betejat më heroike të UÇK-së – “Beteja e Kabashit”.”

“Për nder të 25 vjetorit të kësaj beteje të lavdishme, sot, së bashku me familje të të rënëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, zyrtarë komunalë, qytetarë dhe aktivistë kombëtarë e ish luftëtarë të kësaj zone, morëm pjesë në një organizim, në sheshin e Dëshmorëve në fshatin Korishë, ku, përkujtuam vlerën dhe kontributin e 6 dëshmorëve e të të rënëve të tjerë të kësaj pjese, në luftën për çlirim e liri”.

“Kujtimi për ta nuk do të shuhet kurrë! Lavdi!”

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve