20.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 1183

Zhduket një 13-vjeçare në Suharekë

0

Është zhdukur një vajzë e moshës 13-vjeçare në fshatin Gelancë të Suharekës.

Babai i saj ka raportuar në polici se vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

“Ankuesi m/k ka raportuar se vajza e tij e mitur (13 vjeç) viktima femer/k, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Një grua dyshohet se u dhunua seksualisht në Malishevë, arrestohet i dyshuari

0

Një person (femër), dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar i cili është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Malishevë, më 16 mars.

Në raportin 24-orësh të policisë, rasti është cilësuar si “dhunim”.

I dyshuari  dhe viktima dyshohet se janë me probleme psikike.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Moti sot me temperatura deri në 15 gradë Celsius

0
Moti sot parashihet të jetë me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet lokalisht të ketë reshje shiu.

Por, sipas Meteo Kosova temperatura maksimale të ditës do të arrijnë deri në 15 gradë Celsius.

“Era do fryjë nga veriu me shpejtësi prej 10-34 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 15°C”, thuhet tutje në njoftim.

Ylli shndrit ndaj Pejës, e mposht për një pikë

0

Peja është mposhtur nga Golden Eagle Ylli me rezultat të ngushtë prej 72-73.

Pejanët në çerekun e parë ishin duke fituar me nëntë pikë epërsi, 24-15.

Ndërsa, suharekasit arritën që në çerekun e dytë ta ngushtojnë epërsinë në shtatë pikë, duke e fituar 10-minutëshin e dytë me rezultat 18-20.

Çerekun e tretë, Ylli arriti që ta fitonte me 13 pikë epërsi, 10-23, ndërsa çereku i fundit u takoi vendasve të cilët e fituan me rezultat 20:15, por që ishte i pamjaftueshëm për ta çuar lojën në vazhdime.

Lojtari më i dalluar te Golden Eagle Ylli ishte amerikani Nesbitt, i cili shënoi 16 pikë, dha dy asistime dhe vodhi gjashtë topa, kurse te Peja u dallua Qallaku i cili shënoi 13 pikë dhe vodhi 5 topa.

Drejtorët e shkollave dhe policia zotohen për të përmirësuar bashkëpunimin dhe ngritjen e sigurisë në shkollat e Prizrenit

0

Kapiteni i Stacionit të Policisë së Prizrenit-Veri, Haxhi Kabashi, ka zhvilluar një takim me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të zonës së përgjegjësisë së këtij stacioni.

Qëllimi i takimit ishte që drejtorët e shkollave të njiheshin drejtpërdrejt me situatën e sigurisë në shkolla dhe rreth tyre.

Gjatë takimit, u diskutuan çështje të ndryshme lidhur me sigurinë. Nga të dy palët u zotua për të shtuar bashkëpunimin, me synimin e ngritjes së niveleve të sigurisë në shkolla, si dhe në tërë zonën në përgjithësi.

Takimi u vlerësua si i frytshëm dhe i mirëpritur nga drejtorët e shkollave./PrizrenPress.com/


“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

25 vjet nga Beteja e Kabashit

0

Në Korishë shënohet 25 vjetori i Betejës së Kabashit.

Shoqatat e dala nga lufta nesër do të bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

Ndërkaq, manifestimi mbahet në Korishë, në orën 13:00.


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Muhadri, MVP e gjysmëfinales së dytë

0

Bashkimi ka arritur që të triumfoj 2:0 në seri ndaj Penzes në fazën e parë të playoff-it, në Superligen Femrat.

Aulona Muhadri ishte lojtarja më e dalluar e ndeshjes e cila shënoi 22 pikë, regjistroi 13 kërcime dhe asistoj një herë.

Bashkimi triumfoi mbrëmë ndaj Penzes me rezultat 53:77, kurse në finale do të takohet me Prishtinën.

Malisheva fiton bindshëm te Liria, i afrohet në vetëm pesë pikë liderit

0

Malisheva ka fituar me lehtësi 3-0 në udhëtim te Liria në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Qëndrim Kidës ka vazhduar me lojëra të mira dhe fitore, duke mposhtur Lirinë dhe duke u ofruar në vetëm pesë pikë me pozitën e parë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë deri diku të barabartë, por mysafirët ishin për një nuancë më të mirë duke shënuar edhe një gol.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 13-të me anë të Drilon Hazrollajt, i cili shënoi për 0-1.

Në pjesën e dytë, Malisheva ishte dukshëm skuadër më e mirë duke pasur parasysh që luajtën me një lojtar më shumë për më shumë se gjysmë orë dhe kështu shënuan edhe dy gola tjerë.

Fillimisht ishte Brruti, i cili shënoi për 0-2 në minutën e 70-të, pasi disa minutë më herë iu anulua një gol pas rishikimit të VAR-it.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Për rezultatin përfundimtar 0-3 u përkujdes kapiteni Agon Xhaka, i cili shënoi me kokë në minutën e 86-të.

Pas kësaj fitore, Malisheva e sheh veten në pozitën e katërt me 47 pikë apo dy më pak se Drita e treta, ndërsa Liria është e fundit me vetëm 10 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Malisheva e pret Dritën, ndërsa Liria udhëton te Llapi. /Telegrafi/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

S’ka fitues në derbin Ballkani – Llapi

0

Ballkani dhe Llapi kanë ndarë pikët pasi ndeshja nuk ka sjellur fitues.

Takimi i zhvilluar në Suharekë përfundoi me rezultat 0-0.

Me këtë barazimi Ballkani vazhdon kreun me 52 pikë kurse Llapi i dyti me 51 sosh.

Prizren: Bëhet inaugurimi i punimeve të fazës së parë në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës

0

Mbrëmë, në Prizren u bë inaugurimi i punimeve të fazës së parë në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës.

Hamami u hap për komunitetin në një aktivitet që bëri bashkë qytetarë të shumtë, përfaqësues të institucioneve, organizatave e shoqërisë civile.

Minitri Çeku në fjalën e tij foli për rëndësinë e investimeve në trashëgimi kulturore që po bëhen nga Ministria e Kulturës, gjithashtu për profesionalizmin e punimeve të deritanishme në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës.

Fjalën e mori po ashtu drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha që njoftoi të pranishmit për fazën e fundit të punimeve në Hamam dhe punët e bëra deri tani.


 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri