Ylli shndrit ndaj Pejës, e mposht për një pikë

Peja është mposhtur nga Golden Eagle Ylli me rezultat të ngushtë prej 72-73.

Pejanët në çerekun e parë ishin duke fituar me nëntë pikë epërsi, 24-15.

Ndërsa, suharekasit arritën që në çerekun e dytë ta ngushtojnë epërsinë në shtatë pikë, duke e fituar 10-minutëshin e dytë me rezultat 18-20.

Çerekun e tretë, Ylli arriti që ta fitonte me 13 pikë epërsi, 10-23, ndërsa çereku i fundit u takoi vendasve të cilët e fituan me rezultat 20:15, por që ishte i pamjaftueshëm për ta çuar lojën në vazhdime.

Lojtari më i dalluar te Golden Eagle Ylli ishte amerikani Nesbitt, i cili shënoi 16 pikë, dha dy asistime dhe vodhi gjashtë topa, kurse te Peja u dallua Qallaku i cili shënoi 13 pikë dhe vodhi 5 topa.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Lajmet e Fundit