12.5 C
Prizren
E mërkurë, 26 Mars, 2025

Malisheva fiton bindshëm te Liria, i afrohet në vetëm pesë pikë liderit

Malisheva ka fituar me lehtësi 3-0 në udhëtim te Liria në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Qëndrim Kidës ka vazhduar me lojëra të mira dhe fitore, duke mposhtur Lirinë dhe duke u ofruar në vetëm pesë pikë me pozitën e parë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë deri diku të barabartë, por mysafirët ishin për një nuancë më të mirë duke shënuar edhe një gol.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 13-të me anë të Drilon Hazrollajt, i cili shënoi për 0-1.

Në pjesën e dytë, Malisheva ishte dukshëm skuadër më e mirë duke pasur parasysh që luajtën me një lojtar më shumë për më shumë se gjysmë orë dhe kështu shënuan edhe dy gola tjerë.

Fillimisht ishte Brruti, i cili shënoi për 0-2 në minutën e 70-të, pasi disa minutë më herë iu anulua një gol pas rishikimit të VAR-it.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Për rezultatin përfundimtar 0-3 u përkujdes kapiteni Agon Xhaka, i cili shënoi me kokë në minutën e 86-të.

Pas kësaj fitore, Malisheva e sheh veten në pozitën e katërt me 47 pikë apo dy më pak se Drita e treta, ndërsa Liria është e fundit me vetëm 10 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Malisheva e pret Dritën, ndërsa Liria udhëton te Llapi. /Telegrafi/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Derbi në kryeqytet

ProCredit Superliga vazhdon me ndeshje tejet interesante këtë fundjavë, ku zhvillohet java e 25-të. Kampionati po i afrohet fundit të garave të rregullta, dhe secila...

Mithat Frashëri, kundërshtari i komunizmit

Në Janinë më 25 mars të vitit 1889, lindi Mithat Frashëri, biri i Abdyl Frashërit, udhëheqës ushtarak i Lidhjes se Prizrenit – Mithati ishte,...

Lajmet e Fundit