20.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 1185

Rizvanolli: Sivjet nuk pritet të ketë rritje të çmimit të energjisë

0

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se qytetarët e vendit nuk pritet të preken sivjet nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

 

“Jemi në periudhën që ZRRE-ja është duke e trajtuar çështjen e tarifave të energjisë elektrike, por me siguri që rritje nuk do të ketë. Sa do të jenë tarifat mbesim të shohim nga ZRRE-ja”, ka theksuar Rizvanolli në magazinën “Info Plus” në RTK.

Ajo ka thënë se në bazë të analizave dhe situatës aktuale Kosova nuk pritet të ketë ndonjë problem me furnizim me energji, por ka thënë se kjo nuk do të thotë që të mos jemi të kujdesshëm në këtë drejtim, ngase sipas saj përderisa ka konflikte në botë, veçmas në vende të cilat janë të ndërlidhura me prodhimin e energjisë, gjithmonë ekziston një paparashikueshmëri.

“Nevoja për të rritur efiçenicën e energjisë dhe për ta kursyer energjinë gjithmonë ekziston. Gjatë dy viteve të fundit ne e kemi mbajtur gjendjen stabile dhe nuk ka pasur rritje të kërkesës për energji në amvisëri”, ka thënë ajo.

Sa i përket deklaratave të mëparshme të kryeministrit Kurti, kur ai ishte në opozitë se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë, ministrja ka thënë se ajo deklaratë është e vitit 2016, që ka qenë një kontest krejt tjetër dhe është thënë në kontest tjetër, ndërsa situata në ndërkohë ka ndryshuar diametrelisht.

“Megjithatë përkundër krizës energjetike në botë ne kemi arritur t’i mbajmë tarifat më të ulëta edhe pas rritjes së çmimit, jo vetëm në krahasim me vendet e Evropës, por edhe me ato të rajonit”, ka shtuar Rizvanolli.

Rizvanolli: Pagesa e rrymës në veri, problem i trashëguar

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ftuar në ‘Info Plus’ të RTK-së ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagesën e energjisë në veri, e cila nxori aktvendim lidhur me kompensimin e qytetarëve në vlerë mbi 40 milionë euro që iu faturua rryma e shpenzuar në veri. Ajo tha se edhe kjo çështje si shumë të tjera janë të trashëguara nga e kaluara dhe se është zgjidhur.

Megjithatë, ajo tha se janë në pritje të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë si institucion përgjegjës, që të marrë vendimin në përputhje me aktvendimin e Kushtetueses.

“Jemi në pritje të ZRRE-së që të marrë vendim dhe të na japë sqarime lidhur me mënyrën e zbatimit të tij, kjo për faktin sepse ka kompleksitete teknike të cilat duhet të sqarohen dhe të zgjidhen para zbatimit”, tha ministrja Rizvanolli.

Tutje, sipas saj, mos pagesa e rrymës nga konsumatorët në veri ka qenë një padrejtësi dhe një barrë e madhe financiare që u është ngarkuar qytetarëve të tjerë.

Prandaj, siç tha ajo, për hirë të ruajtjes së sovranitetit është mbuluar kjo kosto.

“Për hirë të ruajtjes së sovranitetit, kjo kosto është mbuluar  nga ne të tjerët. Kjo nuk është e drejtë. Edhe kjo është ndër çështjet e tjera që janë trashëguar e që janë problematike. Por edhe këtë çështje të trashëguar të kaluarës do ta zgjidhim, të gjitha institucionet e vendit së bashku. Tashmë kjo çështje është e zgjidhur”, ka thënë Rizvanolli.

Ajo tha se çështja e pagesës së rrymës në veri tashmë është e kryer.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

15 mars 1875/ Faik Konica, propagandues i çështjes kombëtare

0

Më 15 mars të vitit 1875 u lind në Konicë, Faik bej Konica, propagandues i çështjes kombëtare, studjues i historisë kombëtare dhe i gjuhës shqipe, botues, publicist dhe diplomat shqiptar.

Ky “njeri me kulturë të lartë” (Noli), “enciklopedi shëtitëse” (G. Apolineri), eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.

Sistemi komunist për pesëdhjetë vjet e ndaloi kthimin e eshtrave të tij në tokën shqiptare. Noli dhe Lamja i vogël (Sejfulla Maleshova) nuk mund të bënin asgjë. Më 4 mars 1946 Noli i shkruante Lames që të ndikonte tek autoritetet shqiptare të plotësohej amaneti i Konicës. Pasi Malëshova nuk mundi të bënte gjë, ndërhyri vet tek autoritetet shqiptare dhe fatkeqësisht, për arsye politike, nuk gjeti mirëkuptim.

Eshtrat e tij u kthyen në atdhe, në një ditë maji të vitit 1995 dhe u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri. Kështu u plotësua amaneti i Konicës, të anatemuarit, njeriut “që hodhi baltë mbi letërsinë shqiptare” , “shkrimtarit reaksionar”, sikurse u quajt paturpësisht, i cili u letua nga letrat shqipe për motive politike. Në këtë turp morën pjesë edhe shkrimtarët e kritikët letrarë, të cilët kurrë nuk do të kenë forcë, përmes kritereve estetike, ta zhvendosin nga maja e kulturës shqiptare. Atje është i përgjithmonshëm. I veçanti– Faik Konica.

Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publicist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar.

Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike./kb

Prizren/ Gjeti në rrugë kuletën me mbi 500 euro, qytetari e dorëzon atë në polici

0

Një qytetar në Prizren ka dorëzuar në polici shumën prej 500 euro.

Policia njofton se qytetari kishte gjetur paratë dhe më pas i ka dorëzuar në stacionin policor në Prizren.

“Një qytetar nga Komuna e Prizrenit, me inicialet A.P., ka gjetur një kuletë me shumë prej 525 euro, 6100 Lekë Shqiptar para metalike prej 1 dollari Amerikan si dhe dokumente personale: (Letërnjoftimin dhe Patën shoferin). Ai, menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Prizren”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se personit që i kishte humbur kuleta ishte A.D, nga Republika Shqipërisë.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin A.P., për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në Stacionin e Policisë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Petrit Çarkaxhiu sjell “Kangë muzgu”, një tjetër melodi plotë ndjeshmëri (VIDEO)

0

Këngëtari Petrit Çarkaxhiu është rikthyer me një tjetër këngë plotë ndjeshmëri.

Titulluar “Kangë muzgu”, kjo këngë është një përpjekje e fortë nga artisti për të sjellë një emocion të thellë tek dëgjuesit. Melodia është e kompletuar me një tekst që reflekton një thellësi dhe një kuptim domethënës.

Për të bërë këtë këngë të jetë sa më autentike, Petriti ka realizuar vetë muzikën dhe tekstin e këngës. Kjo sjell një dimension shtesë të ndjeshmërisë dhe autenticitetit në interpretimin e saj. / KultPlus.com

Katër ndeshje interesante këtë vikend në basketbollin vendor

0

Takime interesante do të ketë ky vikend, përballje të fuqishme në xhiron e 25-të të këtij sezoni.

Në kuadër të Prince Caffe Superligë, të shtunën përballen Vëllazinimi dhe Trepça nga ora 17:00, ndërsa dy orë më vonë, në ora 19:00 ndeshen Peja me Golden Eagle Ylli.

Të dielën na presin po ashtu dy zhvillime interesante, Proton Cable Prizreni përballet me Bashkimin, kurse Sigal Prishtina me Istogun.

Të dielën përmbyllet xhiroja e 25-të e sezonit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 


Takim i hapur me qytetarët dhe shoqërinë civile: Organizimi dhe punët e Gjykatës Themelore në Prizren

0

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, në bashkëpunim me organizatën CLARD, dhe partneritet me IKD-në, më datën 18 mars 2024 (e hënë ), do të organizojnë takim të hapur me qytetarët dhe shoqërinë civile.

Në këtë takim do të diskutohet , rreth organizimit, punës dhe aktiviteteve të gjykatës.

“Takimi do të mbahet nga ora 11:00 deri në 12:00 në sallën nr. 1 në Gjykatën Themelore në Prizren”, njofton gjykata .


“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Escobar shpalos dy kushtet e radhës për pranimin e Kosovës në KiE, njëri është Asociacioni

0

Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka quajtur pozitiv vendimin e kryeministrit Albin Kurti për bartjen e 24 hektarëve në pronësi të Manastirit të Deçanit.

Ndonëse Kurti është arsyetuar se këtë vendim e ka marrë që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës, Escobar për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se janë edhe dy kushte tjera.

“Tani, janë dy kushte të tjera që i kishte përmendur Këshilli i Evropës dhe që po i kërkojnë disa vende evropiane. Njëri është… [ka të bëjë] me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri. Dhe, tjetri është Asociacioni”, ka thënë Escobar.

Ai ka theksuar se me vendimin për Manastrin e Deçanit u tregua pjekuri që vendimet kushtetuese pranohen edhe kur ato s’janë populiste.

 

Sulmohet fizikisht  një person në Suharekë

0

Një person është sulmuar fizikisht  nga dy të tjerë në Suharekë.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.


 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Pësoi aksident para katër muajsh në Malishevë, i lënduari në gjendje kome vdes në QKUK

0

Një burrë i cili pësoi aksident para katër muajve, më 14 nëntor të vitit 2023 ka ndërruar jetë dje në QKUK.

Viktima gjendej në gjendje kome.

Malishevë 14.11.2023-17::50. Me 14.03.2024 është raportuar se, viktima mashkull kosovar i cili ka qenë i lënduar, dhe në gjendje kome si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dashuria, puna dhe paratë – Horoskopi ditor

0

Dashi
Jeta juaj në çift do jetë më e kënaqshme gjate kësaj dite. Do keni me tepër kohe te lire dhe do qëndroni me tepër me atë që dashuroni. Ambienti do jete romantik. Beqaret do takojnë rastësisht një person për te cilin do iu rrahe zemra shume fort. Ne planin financiar duhet te reflektoni me kujdes para se te hidhni çdo lloj hapi. Nuk është koha për te kryer investime marramendëse.

Demi
Keqkuptimet ne çift do jene te shumta gjate kësaj dite dhe për pasoje debatet nuk do kenë te ndalur. Do trishtoheni se tepërmi nga atmosfera qe do krijohet dhe nuk do dini çfarë te bëni me pare. Beqaret do jene me te qarte për atë qe duan te bëjnë dhe do ia plotësojnë dëshirat vetes. Fale ndikimit te Diellit ne planin financiar situata do filloje te përmirësohet.

Binjaket
Do jeni mjaft sensuale gjate kësaj dite dhe do e bëni partnerin te ridashurohet me ju. Ne mbrëmje emocionet do jene akoma me te forta sesa mendonit. Beqaret duhet ta heqin turpin dhe te bëjnë ato qe ndiejnë pa menduar se çfarë do thonë te tjerët. Ne fund te fundit është jeta juaj. Financiarisht do keni goxha ndryshime. Dikush do iu ndihmoje me një shifër te konsiderueshme.

Gaforrja
Partneri ka shume mundësi t’iu beje një propozim serioz gjate kësaj dite dhe gjithçka do ndryshoje për ju. Mendohuni mire para se te jepni përgjigjen përfundimtare. Beqaret duhet te mos nxitohen te krijojnë menjëherë një lidhje, por te njihen mire me personat qe do takojnë. Ne planin financiar asgjë nuk do shkoje ashtu si keni dëshiruar, kështu qe bëni kujdes.

Luani
Dite shume e qete dhe pa asgjë te veçante kjo e sotmja për te dashuruarit. Shfrytëzojini për te folur seriozisht mbi disa tema qe iu kane shqetësuar prej kohesh sepse partneri do jete me i gatshëm për te bashkëpunuar. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare. Ne planin financiar do kryeni operacione te rëndësishme financiare. Gjendja do jete e qëndrueshme.

Virgjeresha
Çiftet do shkojnë neper festa te këndshme te organizuar nga miqtë dhe do kalojnë momente me te këndshme ne krahët e partnerit. Nëse jeni beqare do filloni aventura kalimtare gjate kësaj dite, por emocionet do jene me te vërtetë te papërshkrueshme. Financat nuk do jene te mira. Do iu duhet shume mund she sakrifica për ta stabilizuar situatën.

Peshorja
Dite e mire për te sqaruar te gjitha mosmarrëveshjet me partnerin gjate kësaj dite. Te dy do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do premtoni qe nuk do i përsërisni kurrë me. Beqaret duhet te ndryshojnë pamjen e tyre nëse duan te bien ne sy. Ne planin financiar do rrezikoni shume po kryet investime te pamatura. Situata ka rrezik edhe t’iu dale jashtë kontrollit.

Akrepi
Beni shume kujdes me xhelozinë e tepruar gjate kësaj dite sepse atmosfera ne çift mund te ndërlikohet se tepërmi. Tregohuni me tolerante dhe te kuptueshëm. Beqaret do pëlqejnë shume persona, por asnjeri nuk do interesohet për ta. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe te mëdha vetme për ta përmirësuar situatën sepse mund te humbni me shume sesa mendoni.

Shigjetari
Nëse jeni ne një lidhje duhet te prisni edhe disa dite para se te merrni vendime te mëdha. Sot nuk është momenti i duhur, kështu qe bëni gjerat e zakonshme. Beqaret do ndeshen me një person joshës, por qe ne te vërtetë nuk vlen aspak. Mos shikoni vetme pamjen e personave. Ne planin financiar duhet te reflektoni njëqind here para se te bëni çdo shpenzim.

Bricjapi
Edhe gjate kësaj dite do përballeni me vështirësi te shumta ne jetën tuaj ne çift dhe debatet nuk do kenë te sosur. Si ju ashtu edhe partneri do tregoheni kokëfortë dhe nuk do toleroni aspak. Beqaret do kenë vetme takime pa te ardhme. Financat do kërkojnë me tepër përkujdesje dhe maturi. Nëse nuk zbatoni disa rregulla do keni probleme serioze.

Ujori
Dite harmonike dhe e mbushur me gëzim kjo për gjithë te dashuruarit. Askush nuk do arrije ta prishe atmosferën e ngrohte dhe ju do dashuroheni ashtu si do e ndjeni. Beqaret nuk duhet t’i besojnë askujt sot sepse do lëndohen pa mase. Financat nuk do kenë asnjë problem. Situata do jete përgjithësisht e qëndrueshme dhe nuk do keni për çfarë te qaheni.

Peshqit
Marsi do jete planeti me i favorshëm gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Ai do iu nxite te tregoheni me tolerante me partnerin dhe t’i pranoni edhe gabimet qe do bëni. Nëse jeni ende beqare duhet te mos iu besoni te gjithë personave qe do iu vijnë rreth e rrotull. Ne planin financiar mos bëni sakrifica te mëdha për te përmirësuar buxhetin sepse po gabuat do humbni shuma marramendëse.