Home Blog Page 1191

25 vjet nga masakra në familjen Berisha në Suharekë

0

25 vjet më parë, forcat serbe fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një kafiteri, ku i kishin gjuajtur me bomba, për t’u siguruar se askush s’do të mbijetojë.

E tëra nisi kur te shtëpitë e kësaj familjeje, që nuk gjendet më larg se 100 metra nga stacioni policor i Suharekës, do të shfaqeshin paramilitarët serbë, që disa do t’i vrisnin në pragun e shtëpisë e të tjerët do t’i dëbonin nga shtëpia e tyre, duke i dërguar në lokalin kafiteri, ku edhe do të ndodhte masakra.

Nga kjo masakër kanë mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha. Këta të tre gjatë transportit të viktimave të drejt Prizrenit, kanë kërcyer nga kamioni që ishte në lëvizje për të shpëtuar. Sipas rrëfimeve të Vjollca Berishës, në kamionin kishte edhe të tjerë që ishin gjallë, por të plagosur.

Para pak vjetësh disa prej anëtarëve janë gjetur dhe janë varrosur eshtrat e Bujar Berishës, Faton Berishës, Nexhat Berishës dhe Arta Berishës, nën nderimet ushtarake. Por, ende nuk janë gjetur të gjithë anëtarët e familjes Berisha.


 

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Haradinaj në Prizren: Koalicioni i prirë nga Aleanca është shndërruar në forcë serioze politike

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni parazgjedhor i prirë nga AAK, është shndërruar në forcë serioze politike.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot kanë zhvilluar një takim me degën e Aleancës në Prizren.

“Koalicioni parazgjedhor i prirë nga Aleanca është shndërruar në forcë serioze politike, me përkrahje e besim të gjerë si brenda Kosovës e diasporë por edhe te aleatët tanë strategjikë”.

“Në kuadër të diskutimeve për veprimet konkrete të mobilizimit e të forcimit të koalicionit parazgjedhor, sot zhvilluam takim me degën e Aleancës në Prizren. Bashkë me kryetarin e Degës, Besnik Krasniqi dhe kolegë tjerë i uruam Erkan Shekagjiut mirëseardhje në Aleancë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Aleanca e ka të qartë rrugën për t’i dhënë kahjen vendit drejt zhvillimit, mirëqenies dhe siç u shpreh ai, drejt integrimeve euro-atlantike.

“Bashkë diskutuam për zhvillimet në vend dhe për organizimin e brendshëm në parti. Theksova se derisa po hyjmë në një etapë të zhvillimeve të reja politike, vet fakti që qeverisja e tanishme këtë vit e mbyll mandatin 4-vjeçar pa ndonje rezultat pozitiv në qeverisje dhe e zhvlerësuar nga aleatët tanë për shkak të mënyrës se si i qasen proceseve jetike për vendin, e shton nevojën për t’i sjellur vendit ndryshimin e nevojshëm”.

“Aleanca e din dhe e ka të qartë rrugën për t’i dhënë kahjen vendit drejt zhvillimit e mirëqenies, drejt integrimeve euro-atlantike, krejt kjo në partneritet të ngushtë me aleatët perëndimorë në krye me ShBA-të”, ka përfunduar Haradinaj.


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Familja e 71 vjeçarit të vdekur akuzon urologun në Prizren për neglizhencë

0

Urologu Fatos Shukriu është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Prizren për veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”. Kjo pasi që familja e një 71 vjecari i cili ka vdekur, ka ngritur dyshime se i njëjti kishte bërë një gabim gjatë një operimi që i njëjti i ishte nënshtruar më 2022. Djali i tij, tek ka folur për ngjarjen ka thënë se janë detyruar që babin ta dërgojnë edhe në shërim jashtë shtetit.

Për disa muaj 71 vjecari F. Krasniqi  nga komuna e Suharekës, u trajtua në spitalin e përgjithshëm të Prizrenit, konkretisht në repartin e Urologjisë.

Atë e trajtoi urologu, Fatos Shukriu i cili ishte edhe në operacionin e datës 13 dhjetor të vitit 2022, por që jo gjithçka shkoj siç duhet aty.

Sipas djalit të 71 vjecarit, i cili vdiq në janar të këtij viti, urologu Shukriu, nuk iu kishte treguar për komplikimet që mund të shfaqeshin pastaj, e të cilat thotë se ia sollën vdekjen pas më shumë se 1 viti.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Bekim Krasniqi – Djali i viktimës tha se “I njëjti operacion ka zgjatur 7 orë, ka qenë një prej operacioneve më të komplikuara për shkak se gjatë operacioneve ka ndodhë një gabim jo profesional nga ana e doktorit, i cili ka bërë gabim shpërthimin e fshikëzës urinare, edhe i njëjti operacion para se kryhej është marr edhe mendimi i dy profesionistëve shëndetësor të cilët kanë propozuar që nëse përdoret anestezioni total tek pacienti, mundet me kushtu edhe me jetë, prandaj dyshimet janë me vend.”

Krasniqi shton i njëjti mjek, e kishte lëshuar babanë e tij nga spitali me arsyetimin që është në gjendje të mirë shëndetësore, por që nuk ishte.

Bekim Krasniqi – Djali i viktimës ka thënë se “Kemi ofruar prova të mjaftueshme se pas operacionit, pas lirimit babit tim nga spitali me datë 20.12.2022, kjo është një fletëdalje ku i njëjti dokotor për ta justifikuar vetën e vet shkruan se kinse babi im u kollit në operacion e që nuk është realiteti.

Familja Krasniqi të gjitha provat i kanë dorëzuar në prokurori, ndërkohë që sipas tyre ata kanë kërkuar edhe shërim jashtë vendit për babanë, por që ishte e kot, meqë sëmundja e tumorit kishte arritur në shkallë shumë të lartë.

Për këto pretendime që kanë ngritur familja Krasniqi, nuk po ndihet fajtor aspak vetë urologu Fatos Shukriu.

Fatos Shukriu- Urolog tha se “Unë e ndiej  vetën të pafajshëm, kjo ka ndodhur, pacienti ka vdekur pas 13 muajve pasi unë kam bërë intervenimin, ai ka qenë pacienti me kancer 7 vite është trajtuar si kancer..”

Edhe nga spitali i Prizrenit kanë thënë se nuk mund të flasin e as nuk mund të marrin ndonjë veprim pa pasur një verdikt final nga institucionet e drejtësisë.

Për këtë rast tashmë Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetimet. Urologu Fatos Shkukriu po hetohet për ‘trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Prokuroria Themelore në Prizren: “Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, përkatësisht prokurori i rastit me datë 23.01.2024 ka autorizuar Policinë e Kosovës për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Lidhur me këtë, F.Sh., është marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit. Me datë 21.02.2024 prokurori i rastit ka nxjerrë Aktvendim mbi fillimin e hetimeve ndaj të dyshuarit F.SH., për shkak të veprës penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, nga neni 254, paragrafi 8, lidhur me paragrafin 4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, sa i përket autopsisë, ajo mund të kryhet në vijim gjatë procedurës së hetimeve. Prokuroria Themelore në Prizren, është duke e trajtuar me prioritet dhe profesionalizëm rastin në fjalë, dhe është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore me qëllim të ndriçimit të rrethanave të rastit.”

Familja kanë thënë se janë njoftuar se Prokuroria ka kërkuar veprime nga Oda e Mjekëve të Kosovës, derisa nga kjo e fundit, nuk janë përgjigjur në pyetjet e televizionit./dukagjini.com


“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zhdukja e kobshme – Niset për shtëpi, e moshuara nga Rahoveci vdes në mal

0
Si rëndom, edhe pasditen e së dielës doli nga shtëpia, por në të nuk u kthye e gjallë.

 

Hajnishahe Hoti nga Ratkoci i Rahovecit pasi qëndroi pak tek djali i dytë, nisi të kthehej por nga ai çast u zhduk pa gjurmë. 86 vjeçen nisën ta kërkojnë menjëherë fshatarët e më vonë edhe ekipet e kërkim-shpëtimit, por pa sukses, përcjell klankosova.tv.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ajo u gjet e vdekur tek në mengjesin e të hënës nga i biri në mal, rreth 1 kilometër nga shtëpia. Anise në moshë të shtyer, nipi i saj thotë se gjyshja e ndjerë ishte vitale

Vdekjen e saj e ka kostatuar mjeku kujdestar, e varrimi do të bëhet pasi të përfundojë obduksioni të martën.

 

Kurti kujton 25 vjetorin e masakrave serbe në Gjakovë e Rahovec

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 25 vjetorin e masakrave serbe në Gjakovë e Rahovec ku nuk u kursyen as gra e fëmijë.

Më 25 mars 1999, në Fortesë të Rahovecit u vranë 69 shqiptarë, mes tyre 15 fëmijë. Më i vogli ishte 3 vjeç.

Atë ditë në Celinë të Rahovecit, rreth 500 ushtarë të Serbisë hynë në fshat nga katër drejtime.

Ata vranë e masakruan 82 persona të moshave të ndryshme. 18 nga trupat i dogjën.

13 nga të vrarët ishin fëmijë: Alma (18 muajshe), Albani (5 vje?), Bledari (8 vje?), Besarti (10 vje?), Altini (10 vje?), Albulena (11 vje?e), Suzana (11 vje?e), Burbuqe (13 vje?e) nga familja Zeqiri, Ramazani (8 vje?i), Mejremja (15 vje?e) dhe Gëzimi (17 vje?) nga familja Salihu, dhe Bedrush Hasani (15 vje?) e Alban Rexhepi (14 vje?).

Kryeministri Albin Kurti duke kujtuar ato ditë të rënda thotë se policët e Serbisë ishin treguar të pamëshirshëm edhe ndaj grave e fëmijëve.

“Kërkoni ndihmë nga NATO tash!”, u kishin thënë policët e Serbisë grupit prej 13 shqiptarëve në Fortes? (ish Bellac?rk?) para se të shtinin mbi ta me armë automatike. Çlirimi, Lumturija, Dhurata, Dardana dhe Dardani nga familja Zhuniqi dhe Xhemajli, Qamilja, Fiqirija, Ilirijana, Marigona, Labinoti e Lirimi nga familja Spahiu mbeten të vrarë. Ekzekutimit i mbijetoi vetëm Shkodran Zhuniqi, 4 vje?ar”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Po atë ditë në masakrën në Brestoc të Rahovcit, forcat e armatosura serbe vranë 54 shqiptarë.

25 vite më parë, masakrat mizore të Serbisë mbi popullsinë civile, lanë edhe 46 të vrarë në Tërnje të Suharekës dhe 20 të vrarë në Goden të Gjakovës, kufomat e të cilëve pastaj u dogjën.

Në Randobravë të Prizrenit, forcat serbe vranë 8 anëtarë të familjes Pajaziti.

Në mesin e tyre ishte një nënë me katër fëmijët e saj, të moshave ndërmjet 7 dhe 2 vjeç.

Një ditë më parë kishte filluar fushata bombarduese nga forcat e NATO-s, me qëllim të ndalonin gjenocidin që po e kryente shteti i Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Pas fillimit të sulmeve ajrore, forcat e RFJ-së dhe të Serbisë filluan fushatën e tyre të gjerë dhe sistematike për vrasjen dhe dëbimin me dhunë të shqiptarëve të Kosovës.

Bombardimet e NATO-s ndaluan projektin gjenocidal të Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve.

“Me ndihmën e vendeve aleate të NATO-s e arritëm lirinë e Kosovës, me rrënjët në gjakun e martirëve dhe dëshmorëve”, kujton Kurti.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë të rënët për lirinë që e gëzojmë!”, ka përfunduar shkrimin e tij kryeministri Kurti.

 

Gjini lirohet nga detyra e ushtruesit të detyrës së shefit të repartit të Gjinekologjisë në Prizren

0

Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa”, në Prizren, ka liruar gjinekologun Sebajdin Gjini nga pozita e ushtruesit të detyrës së shefit të repartit të Gjinekologjisë/Obsterikë në këtë Spital.

Lirimi i Gjinit nga kjo pozitë, erdhi pas hulumtimit të emisionit “Betimi për Drejtësi” me titull “Referimet e pacientëve në klinika private”, ku tregohej se si doktori Gjini kishte referuar një paciente në spital privat, për të kryer lindje cezariane të parakohshme.

Lajmin e ka konfirmuar drejtohesha e Spitalit, Narziqe Hoxhaj.

“Është liru, se ka qenë ushtrues detyre doktori, është liru prej detyre”, ka thënë ajo.

Në lidhje me rastin e referimit në spital privat, gjinekologu Gjini ishte dënuar nga Inspektorati Shëndetësor me 2 mijë euro gjobë, për shkelje të Ligji për Shëndetësi dhe moslicencim të klinikës. Por, që për këtë gjobë nuk ishte njoftuar Spitali i Prizrenit.

“Për shkak se na s’e kemi pas atë vendimin e Inspektoratit, iu kam thanë që s’kemi pas asnjë dokumentacion vetëm e kemi pa që është publiku në media. Ne dokumentacion nuk kemi, domethënë, dokumentet e doktorit”, ka thënë tutje drejtoresha.

Hoxhaj thotë se vendimin e Inspektoratit e ka parë në emisionin “Betimi për Drejtësi” dhe më pas e ka konfirmuar përmes telefonit, që Gjinit i ishte shqiptuar gjobë nga Inspektorati.

Në vendimin e marrë nga Inspektorati, në mesin e personave gjegjës që iu dorëzohet vendimi, figuronte edhe emri i drejtorit të atëhershëm të spitalit, Afrim Avdaj.

Mirëpo, i kontaktuar përmes telefonit, ai ka thënë se nuk i kujtohet rasti dhe pyetjet t’i adresohen me shkrim. Por që nuk është përgjigjur më.

“Dënimet janë prej vërejtjes me gojë deri në suspendim nga puna. Për çështje të tjera më shkruani dhe do t’ju kthej përgjigje”, ka thënë ish-drejtori.

Në anën tjetër, nga Inspektorati Shëndetësor kanë pohuar se vendimi i është dorëzuar dhe Avdajt si drejtor i Spitalit.

“Betimi për Drejtësi” ka kërkuar përgjigje edhe nga menaxhmenti i ShSKUK-së nëse kanë njohuri për këtë rast, mirëpo ata kanë përcjellë vetëm përgjigjen e Spitalit të Prizrenit, pa dhënë sqarime mbi hierarkinë llogaridhënëse që do duhej të funksiononte mes tyre.

Ky rast nuk ishte raportuar as në Odën e Mjekëve, Prokurori apo Polici.

Ndryshe, hulumtimi i “Betimit për Drejtësi“, i transmetuar të shtunën (23 mars 2024), tregon se si pacientes Geonita Zogaj-Bytyqi, në muajin e nëntë të shtatzënisë iu kishte keqësuar gjendja nga tensioni i lartë dhe infeksioni urinar.

Për shkak të problemeve shëndetësore, si rrjedhojë foshnja nuk po arrinte të zhvillohej me ritmin e duhur. Për këtë, ajo zhvilloi vizitë në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren.

Analizat e bëra tregonin se foshnja nuk po zhvillohej më dhe si përfundim procesi i shtatzënisë nuk duhet të vazhdojë. Si rrjedhojë, asaj ju tha se duhet të kryejë lindje cezariane të parakohshme.

Geonita bashkë me bashkëshortin, Jetmirin, thonë se lindja iu pamundësua në spitalin publik të Prizrenit. Ata thonë se gjinekologu Gjini, njëherësh edhe u.d drejtor i Repartit të Gjinekologjisë, i cili e kishte monitoruar edhe procesin e shtatzënisë, i referoi për ta kryer këtë operim në një spital privat.

Arsyet, sipas tyre, lidheshin me pacientët që po merrnin trajtim për COVID-19 dhe papastërtia në spital. Ata thonë se kishin insistuar që lindja të kryhet në Spitalin e Prizrenit, por vazhdimisht i janë gjetur arsye të ndryshme, që lindja të kryhej në spital privat.

Për më shumë, ndiqeni hulumtimin “Referimet e pacientëve në klinika private”.


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Totaj priti në takim përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Dogru yol”

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Dogru yol”, të këtij qyteti.

Kjo shoqëri mban gjallë që 73 vjet këngën dhe vallen turke në Prizren.

Në takim u diskutua për sfidat, planet dhe vizionin e “Do?ru yol”.

“Do të vazhdojmë t’i mbështesin iniciativat e shoqërive kulturore, pasi ato jo vetëm që e promovojnë trashëgiminë kulturore të qytetit, por, gjithashtu, ndihmojnë në ruajtjen dhe nxitjen e diversitetit kulturor”, u shpreh Totaj.

 


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Në SBASHK shtohen kërkesat për të rikthyer protestat e grevat

0

Në takimin e rregullt me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve që ka organizuar SBASHK-u janë zhvilluar biseda për situatën aktuale në arsim dhe janë hedhur vërejtje e kritika të shuma në adresë të Qeverisë Kurti për mungesë të dialogut, për qasjen e gabueshme ndaj sindikatave dhe kërkesave të anëtarësisë dhe për tendencën e ministrit Murati që të mohojë me ndryshime të ligjeve aktuale të drejtat e fituara të punëtorëve të arsimit. Kështu është bërë me dije në njoftimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) për medie.

“Në këtë takim është kritikuar edhe ngritja ironike e koeficientit të pagës nga 105 në 110 euro duke e cilësuar si nënçmuese ngritjen prej vetëm 28 euro të pagave në sistemin arsimor parauniversitar. Përfaqësuesit e të punësuarve në tërë sistemin arsimor, që nga çerdhet e deri në universitete kanë paraqitur gjithë shqetësimet dhe kërkesat e anëtarësisë para kryetarit të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe stafit qendror dhe pas diskutimeve të shumta të gjithë kanë ardhur në përfundim se duke parë qëndrimin negativ të Qeverisë Kurti ndaj sindikatave dhe zërit të anëtarësisë dhe duke parë se ministri Murati vazhdon angazhimet kundër dialogut sindikal duke bllokuar punën e Këshillit Ekonomik Sindikal, duke parë se po vazhdon bllokimi i nënshkrimit të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive, duke parë se ministrja Nagavci vazhdon me inatet dhe nuk përfaqëson kërkesat e punëtorëve të arsimit dhe mundohet ta mohojë edhe Kontratën Kolektive për Arsimin e Kosovës, pjesëmarrësit në këtë takim kanë nxjerr si përfundim se duhet vazhduar me bashkëbisedat me anëtarësinë dhe duhet rikthyer veprimet sindikale duke filluar me një protestë me gjithë udhëheqësit sindikal të shkollave, çerdheve dhe universiteteve e institucioneve të kulturës e nëse Qeveria Kurti vazhdon me qasjen e njëjtë injoruese atëherë të vazhdohet me veprime sindikale duke paralajmëruar se do të përsëritet viti 2022 me një grevë të përgjithshme më 1 shtator, e cila do të vazhdojë deri në plotësimin e plotë të kërkesave të anëtarësisë”, është theksuar në njoftimin për medie.

SBASHK-u ka njoftuar se “me këtë alarm publik iu drejtohet edhe medieve, shoqërisë civile, deputeteve e deputetëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës që ta ngritin zërin dhe të kërkojnë nga Qeveria që të ndryshojë qasjen ndaj dialogut dhe të realizojë kërkesat e anëtarësisë së SBASHK-ut dhe sindikatave tjera sepse në të kundërtën do të kthehet ajo që ndodhi në vitin 2022 kur tërë sistemi arsimor ishte në veprime sindikale e pastaj edhe në grevë të përgjithshme, e cila fatkeqësisht zgjati më shumë se një muaj. Nëse Qeveria vazhdon kështu, atëherë protestat e grevat do të rikthehen dhe fajtorët janë kryeministri Kurti, ministri Murati e ministrja Nagavci dhe jo vetëm”.

243 drunj në nderim të 243 të vrarëve në Krushë të Madhe

0

Në parkun para shkollës fillore “Bajram Curri” në Krushë të Madhe të Komunës së Rahovecit në këtë aktivitet po marrin pjesë edhe nxënësit.

Me moton “Një fidan, një kujtim”, ata po nderojnë të rënët në masakrën e këtij fshati që ndodhi me 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, njëri ndër krimet më mizore që u krye nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Këtë herë pasi që është 25 vjetori i të rënëve të Krushës së Madhe, ne me nxënësit e klasave të nënta kemi dalë të marrim pjesë në këtë aktivitet për mbjelljen e drunjve. Janë të gjithë aktiv, të gjithë po i mbjellin këta drunjë në shenjë nderimi për të rënët për liri.”, thotë Rrezart Veseli, drejtor i shkollës “Bajram Curri”.

E nxënësit ndihen të lumtur pasi me këta 243 drunj kujtojnë ata që ranë për lirinë që e gëzojnë.

Ndërsa drunj të tillë po vendosen në të gjithë fshatin.

“Moto është një fidan një kujtim, pra mbjellen 241 drunjë në nderim të 241 të vrarëve të cilët ato ditë janë vrarë në Krushë, por kjo nuk do të thotë që nuk mbjellim më shumë, por simbolika e kësaj është në nderim për secilin”, Selami Hoti, kryetar i fshatit.

Këtë vit, në Krushë të Madhe pritet që të hapet edhe muzeu ku janë dëshmi të ruajtura nga periudha e luftës së fundit në Kosovë.

Banorët e fshatit, thotë që këtë ditë e kanë pritur që më shumë se dy dekada dhe se dëshmitë për ti dorëzuar i kanë gati.

Hapja e muzeut pritet të bëhet nga ora 12:00 me 26 mars në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe.

Ndërkohë, gjatë ditës u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në tri fshatra të Rahovecit, Brestoc, Fortesë dhe Celinë.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Haradinaj: Absurde të gjykohen çlirimtarët e të lihen të lirë kriminelët

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim e kujtim të të rënëve në Celinë, Fortesë e Brestoc. Ai ka thënë se është absurde që sot në liri po gjykohen çlirimtarët, e ende nuk ka drejtësi për viktimat e luftës.

“Është absurde që sot në liri po gjykohen çlirimtarët ndërsa ende nuk është vendosur drejtësia mbi shumë masakra të kryera nga shteti fashist serb, në civilë të pambrojtur”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i AAK-së thotë se në këto tri fshatra janë vrarë rreth 200 civilë shqiptarë, gra, fëmijë  e të moshuar.

“Fëmijë, gra e pleq të pambrojtur u masakruan pa mëshirë para njëzetepesë vjetësh nga regjimi barbar i Millosheviqit. Sot, në nderim të Dëshmorëve dhe Martirëve të lirisë, bashkë me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, bashkëluftëtarë e kolegë, u bashkuam me familjet që i kujtuan me krenari më të dashurit e tyre; 75 të rënët në Celinë, 68 të rënët në Fortesë dhe 54 të rënët në Brestoc…Sakrifica e tyre mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë historike”, shkruan Haradinaj n[ Facebook. 

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri