8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Familja e 71 vjeçarit të vdekur akuzon urologun në Prizren për neglizhencë

Urologu Fatos Shukriu është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Prizren për veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”. Kjo pasi që familja e një 71 vjecari i cili ka vdekur, ka ngritur dyshime se i njëjti kishte bërë një gabim gjatë një operimi që i njëjti i ishte nënshtruar më 2022. Djali i tij, tek ka folur për ngjarjen ka thënë se janë detyruar që babin ta dërgojnë edhe në shërim jashtë shtetit.

Për disa muaj 71 vjecari F. Krasniqi  nga komuna e Suharekës, u trajtua në spitalin e përgjithshëm të Prizrenit, konkretisht në repartin e Urologjisë.

Atë e trajtoi urologu, Fatos Shukriu i cili ishte edhe në operacionin e datës 13 dhjetor të vitit 2022, por që jo gjithçka shkoj siç duhet aty.

Sipas djalit të 71 vjecarit, i cili vdiq në janar të këtij viti, urologu Shukriu, nuk iu kishte treguar për komplikimet që mund të shfaqeshin pastaj, e të cilat thotë se ia sollën vdekjen pas më shumë se 1 viti.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Bekim Krasniqi – Djali i viktimës tha se “I njëjti operacion ka zgjatur 7 orë, ka qenë një prej operacioneve më të komplikuara për shkak se gjatë operacioneve ka ndodhë një gabim jo profesional nga ana e doktorit, i cili ka bërë gabim shpërthimin e fshikëzës urinare, edhe i njëjti operacion para se kryhej është marr edhe mendimi i dy profesionistëve shëndetësor të cilët kanë propozuar që nëse përdoret anestezioni total tek pacienti, mundet me kushtu edhe me jetë, prandaj dyshimet janë me vend.”

Krasniqi shton i njëjti mjek, e kishte lëshuar babanë e tij nga spitali me arsyetimin që është në gjendje të mirë shëndetësore, por që nuk ishte.

Bekim Krasniqi – Djali i viktimës ka thënë se “Kemi ofruar prova të mjaftueshme se pas operacionit, pas lirimit babit tim nga spitali me datë 20.12.2022, kjo është një fletëdalje ku i njëjti dokotor për ta justifikuar vetën e vet shkruan se kinse babi im u kollit në operacion e që nuk është realiteti.

Familja Krasniqi të gjitha provat i kanë dorëzuar në prokurori, ndërkohë që sipas tyre ata kanë kërkuar edhe shërim jashtë vendit për babanë, por që ishte e kot, meqë sëmundja e tumorit kishte arritur në shkallë shumë të lartë.

Për këto pretendime që kanë ngritur familja Krasniqi, nuk po ndihet fajtor aspak vetë urologu Fatos Shukriu.

Fatos Shukriu- Urolog tha se “Unë e ndiej  vetën të pafajshëm, kjo ka ndodhur, pacienti ka vdekur pas 13 muajve pasi unë kam bërë intervenimin, ai ka qenë pacienti me kancer 7 vite është trajtuar si kancer..”

Edhe nga spitali i Prizrenit kanë thënë se nuk mund të flasin e as nuk mund të marrin ndonjë veprim pa pasur një verdikt final nga institucionet e drejtësisë.

Për këtë rast tashmë Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetimet. Urologu Fatos Shkukriu po hetohet për ‘trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Prokuroria Themelore në Prizren: “Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, përkatësisht prokurori i rastit me datë 23.01.2024 ka autorizuar Policinë e Kosovës për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Lidhur me këtë, F.Sh., është marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit. Me datë 21.02.2024 prokurori i rastit ka nxjerrë Aktvendim mbi fillimin e hetimeve ndaj të dyshuarit F.SH., për shkak të veprës penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, nga neni 254, paragrafi 8, lidhur me paragrafin 4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, sa i përket autopsisë, ajo mund të kryhet në vijim gjatë procedurës së hetimeve. Prokuroria Themelore në Prizren, është duke e trajtuar me prioritet dhe profesionalizëm rastin në fjalë, dhe është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore me qëllim të ndriçimit të rrethanave të rastit.”

Familja kanë thënë se janë njoftuar se Prokuroria ka kërkuar veprime nga Oda e Mjekëve të Kosovës, derisa nga kjo e fundit, nuk janë përgjigjur në pyetjet e televizionit./dukagjini.com


“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Trepça fiton ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26) Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e...

Aksion simbolik në Prizren: Mbillen 30 fidanë në shenjë të Ditës së Tokës

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren, ka organizuar sot një aksion simbolik për mbjelljen e 30 fidanëve për shënimin e Ditës së Tokës dhe...

Lajmet e Fundit