13.3 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026
Home Blog Page 123

Manipulimet me vota, në Prizren tashmë kanë nisur hetimet

0

Prokuroria në Prizren është vënë  në lëvizje pas dyshimeve për manipulim të votave në këtë komunë. Manipulim të votave ka pasur edhe në komuna të tjera.

Kliko videon: https://www.facebook.com/reel/777865204588606/?s=single_unit

Kryeprokurori Petrit Kryeziu ka bërë të ditur se ka autorizuar Policinë e Kosovës për të identifikuar personat përgjegjës, të sigurojë prova duke përfshirë edhe nënshkrimet e tyre.

Krijojmë webfaqe për biznese

Rinumërimi i votave ka nxjerrë një model manipulimi që është përdorur në të gjitha komunat: në Prizren më së shumti kanë përfituar kandidatët e Prizrenit, në Kaçanik ata të Kaçanikut e në Podujevë kandidatët e po kësaj komune. Mospërputhjet janë shënuar brenda listave zgjedhore dhe jo te votat e partive. E, një kandidat ka humbur ulësen në Kuvend, të cilën e pati fituar bazuar në rezultatet e para.

Rinumërimi i deritanishëm i votave ka prodhuar ndryshime në përbërjen e Kuvendit. Jashtë tij ka mbetur ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal dhe kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka.

Express Kredi nga BiCredit

Pas rinumërimit, Damkës i janë hequr 88 vota, duke ia humbur mandatin. Vendin e tij e ka zënë kandidati i katërt në listën e KDTP-së, Ergyl Mazrek, i cili tani ka 90 vota më shumë sesa Damka.
Megjithatë, dallimet brenda KDTP-së janë minimale krahasuar me ato që janë evidentuar te tri partitë më të mëdha parlamentare. Deri tani rinumërimi nuk ka nxjerrë mospërputhje në votat e partive, por vetëm te votat e kandidatëve brenda listave.

Prizreni del komuna me mospërputhjet më të mëdha. Me rinumërimin e 98 për qind të kutive, rezulton se kandidatëve të PDK-së u janë shtuar rreth 19 mijë vota që nuk i kanë marrë nga qytetarët. Te LDK-ja dallimi është rreth 4 mijë e 500, ndërsa te Vetëvendosje mbi 3 mijë e 100.

Deri në orën 8 të së hënës janë rinumëruar 556 nga 914 vendvotime.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Sot do të bëhet transportimi i turbinave të erës, Komuna e Rahovecit u bën thirrje qytetarëve për kujdes në trafik

0

Komuna e Rahovecit ka njoftuar qytetarët se më 19 janar 2026 do të realizohet transporti i komponentëve të turbinave të erës nëpër rrugët përkatëse të qytetit të Rahovecit dhe fshatit Zatriq, në kuadër të projektit të kompanisë investuese “EV Wind Park”.

Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të përmasave të mëdha të mjeteve dhe makinerisë transportuese, qarkullimi mund të jetë më i ngadalshëm se zakonisht dhe mund të ketë vonesa të përkohshme për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

“Për të shmangur ngarkesën dhe për të rritur sigurinë, lusim qytetarët që, aty ku është e mundur, të përdorin rrugë alternative dhe të planifikojnë paraprakisht lëvizjet e tyre gjatë kësaj dite”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, nga Komuna e Rahovecit dhe investitori u bëhet thirrje qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e Policisë dhe të personelit përcjellës gjatë procesit të transportit.

“Ju lutemi të mbani distancë të sigurt nga kolona e transportit dhe të shmangni ndalimin apo parkimin në segmentet e ngushta të rrugës, ku transporti ka nevojë për hapësirë shtesë”, theksohet më tej në njoftim.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Komuna e Rahovecit ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke theksuar se ky projekt është në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe investimeve në energjinë e rinovueshme. /Telegrafi/

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Sot temperaturat pritet të zbresin deri në -9 gradë, parashikimi i motit

0

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe në disa rajone me vranësira të pakta. Do të jetë mjaft ftohtë sidomos mëngjesi pritet të jetë me acar me temperatura që pritet të zbresin nga -5 deri në -9 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjnë erëra të ftohta nga verilindja dhe temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në shumicën e rasteve do të ketë vetëm diell, kurse vranësira lokale vetëm në pjesë në juglindje të Shqipërisë dhe pak në jug të Maqedonisë së Veriut.

Të martën na pret mot me acar në mëngjes. Gjatë ditës vranësira përfshijnë së pari juglindjen dhe jugun e Shqipërisë ku në mbrëmje do të ketë reshje bore. Pastaj vranësirat do të përhapen në pjesë tjera të rajonit. Reshjet e borës që së pari do të fillojnë në jug dhe juglindje të Shqipërisë gjatë natës do të përfshijnë pjesë tjera të Shqipërisë nga lindja dhe shumë pjesë në nga perëndimi i Maqedonisë së Veriut. Deri në mëngjesin e së mërkurës fjolla bore priten edhe në Kosovës.

Të mërkurën na pret mot i vranët dhe me riga shiu e fjolla bore.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Vjedhjet brenda llojit – Cilëve kandidatë iu hoqën më së shumti vota pas rinumërimit në Prizren?

0

Ka përfunduar rinumërimi i votave të 235 vendvotimeve të komunës së Prizrenit, rinumërim të cilin e kishte kërkuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas dyshimeve për keqpërdorime të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Rinumërimi ka shpërfaqur keqpërdorime të votave të kandidatëve për të deputetë brenda partive të caktuara.Pas rinumërimit të këtyre votave del se më shumti keqpërdorime ka pasur te kandidatët e PDK-së.

Kliko videon:https://www.facebook.com/reel/4294222634125257

Kandidatëve të caktuar të PDK-së pas rinumërimit u janë hequr qindra e mijëra vota.

Në këtë listë prin kandidati për deputet i PDK-së, Fetah Paçarizi, të cilit i janë hequr 6,022 vota.Pas tij vjen Nait Hasani, të cilit i janë hequr 3,419 vota, Kujtim Gashi 2,359 vota, dhe Luljeta Veselaj Gutaj, të cilës i janë hequr 2,103 vota.

Ndërsa, pas rinumërimit këta janë pesë kandidatët e PDK-së të cilëve u janë shtuar më së shumti vota: Uran Ismaili (763), Arian Tahiri (620), Vlora Çitaku (495), Jona Hoxhaj (455) dhe Abelard Tahiri (396).

Dallim të madh të numrit të votave mes numërimit dhe rinumërimit është shpërfaqur edhe te kandidatët e LDK-së.Kështu, pesë kandidatët të cilëve u janë hequr më së shumti vota pas rinumërimit janë: Xhavit Uka (1,597), Driton Selmanaj (1,057), Anton Quni (514), Visar Azemi (415) dhe Ardian Shala (155).Ndërsa, pas rinumërimit këta janë pesë kandidatët të cilëve u janë shtuar votat: Paris Guri (181), Gëzim Hazrolli (125), Festim Kabashi (117), Jasemin Bujari (113) dhe Shaban Osmanaj (99).

Dallime në numër të votave mes numërimit dhe rinumërimit ka pasur edhe te kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu, pesë kandidatët të cilëve u janë hequr më së shumti vota pas rinumërimit janë : Arbër Rexhaj (631), Rea Krasniqi (553), Dafina Alishani (459), Valon Ramadani (422) dhe Arsim Berisha (292).Ndërsa, pesë kandidatëve që u janë shtuar votat pas rinumërimit janë: Glauk Konjufca (161), Hajrulla Çeko (138), Ejup Maqedonci (88), Xhelal Sveçla (85) dhe Hekuran Murati (81).Kujtojmë se KQZ më 13.01.2026 mori vendim për rinumërimin e fletëvotimeve në 914 vendvotime.

Gjatë ditës së sotme, 18.01.2026, pati reagime të shumta si nga partitë ashtu edhe nga kandidatët që iu hoqën votat pas rinumërimit.Kandidatët e PDK-së, Fetah Paçarizi e Luljeta Veselaj Gutaj thanë se nuk kanë pasur ndikim në këtë proces. Ndërsa, partia e tyre i dënoi keqpërdorimet nga kushdo që i ka kryer.

Edhe në kampin e LDK-së pati reagim. Kandidati për deputet Anton Quni tha se nuk ka qenë në dijeni për atë që ka ndodhur, ndërsa kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, paralajmëroi “pasoja” brenda partisë për shkak të këtyre keqpërdorimeve.Abdixhiku, sikur edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar rinumërim të votave në gjithë vendin.Kurse, kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka njoftuar se ka autorizuar Policinë të identifikojë personat përgjegjës për keqpërdorimet me vota.Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 28 dhjetor 2026./kallxo.com

Bashkimi fiton me përmbysje ndaj Rahovecit

0

Bashkimi shënoi fitore të rëndësishme ndaj Rahoveci 029 me shifrat 90:70 (19:19, 18:22, 24:16, 29:13), në javën e 16-të të ProCredit Superligës, raporton PrizrenPress.

Përballja e zhvilluar në Prizren në pjesën e parë ishte e baraspeshuar me çerekun e parë që përfundoi 19:19, derisa mysafirët për një nuancë ishin më të mirë në periudhën e dytë, 18:22. Megjithatë, prizrenasit u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë për të shënuar fitore me 20 pikë dallim, 90:70.

Lejson Zeqiri ishte më i miri te vendasit me 21 pikë e gjashtë kërcime, kurse te ‘Vreshtarët’, Bardh Rexha kishte 20 pikë e katër kërcime.

Bashkimi është në vendin e dytë me 11 fitore e pesë humbje, kurse Rahoveci 029 ka pesë e 11 humbje./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kryeziu: Kandidatët po distancohen por vështirë të besohet se komisionerët kanë manipuluar nga simpatia apo dashuria

0

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka deklaruar se shumë kandidatë që kanë përfituar mijëra vota të shtuara në mënyrë të paligjshme nga komisionerë zgjedhorë, po distancohen publikisht nga këto veprime, duke pretenduar se votat u janë shtuar pa dijeninë e tyre.

Kliko videon:https://www.facebook.com/reel/4294222634125257

Ai përmes një statusi në Facecook tha se në raste kur ka dyshime për vepra penale, përfshirë krimin zgjedhor, është normale që individët të shpallen të pafajshëm deri në përfundimin e procedurave ligjore.

Krijojmë webfaqe për biznese

Sipas tij, institucionet e drejtësisë duhet të zhvillojnë hetime të plota, të pavarura dhe të paanshme, në mënyrë që përmes ndëshkimit të përgjegjësve të garantohet sundimi i ligjit dhe të rikthehet besimi i qytetarëve në integritetin e zgjedhjeve dhe demokracinë.

“:Shumë kandidatë që kanë përfituar mijëra vota të shtuara në mënyrë të paligjshme nga komisionerë zgjedhorë, po distancohen publikisht nga këto veprime, duke deklaruar se votat në fjalë u janë shtuar pa dijeninë e tyre. Në situata kur ka dyshime për vepra penale, përfshirë krimin zgjedhor, është e pritshme që individët të deklarohen të pafajshëm deri në përfundimin e procedurave ligjore”, tha i.

“Megjithatë, pa paragjykuar përgjegjësitë individuale dhe duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë, mbetet e vështirë të besohet se komisionerët kanë ndërmarrë veprime të manipulimit masiv vetëm mbi bazën e simpatisë personale apo ‘dashurisë’ për kandidatë të caktuar, pa dijeninë, nxitjen, korruptimin apo ndërlidhjen me interesa të caktuara.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Në këtë kontekst, është detyrë e institucioneve të drejtësisë që të hetojnë në mënyrë të plotë, të pavarur dhe të paanshme të gjitha rrethanat e procesit zgjedhor, përfshirë motivet, format dhe autoritetin e ndikimit. Vetëm përmes një hetimi të mirëfilltë dhe ndëshkimit penal të të gjithë atyre që rezultojnë të përfshirë, mund të garantohet sundimi i ligjit dhe të rikthehet besimi i qytetarëve në integritetin e zgjedhjeve dhe në demokraci”, deklaroi ai.

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Fushatë informuese në Vërmicë për targa të huaja

0

Në pikën kufitare të Vërmicës ka filluar fushata informuese për qarkullimin e automjeteve me regjistrim të huaj në territorin e Kosovës. Fushata do të zgjasë dy muaj, ndërsa zbatimi strikt do të nisë më 15 mars, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga data 16 janar 2026, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka nisur fushatën informuese për zbatimin e Ligjit për të Huaj dhe Ligjit për Automjete për ata që shfrytëzojnë hyrjet në pikat kufitare me Kosovën. Një kampanjë e tillë ka nisur nga e premtja edhe në Vërmicë.

Krijojmë webfaqe për biznese

Jo të gjithë udhëtarët janë të njohur me këtë ligj të ri për qarkullimin e automjeteve me targa të huaja.

“Normalisht mirë e kemi pritur çdo ligj që është i Kosovës dhe e mirëpresim. Nuk qarkullojmë shpesh në Kosovë, vetëm gjatë pushimeve kur vijmë. Nuk na pengon, është ligj i shtetit tonë”, thekson një qytetar.

“Jo, nuk jemi të njoftuar fare. Çka të vjen me ligj, nuk kemi kujt t’i ikim dhe e mirëpresim. Në Kosovë jetojmë, por punojmë në Slloveni”, tha një qytetar tjetër.

“Nuk jam i informuar. Tri herë në vit vijmë dhe punojmë në Slloveni”, nënvizoi një qytetar.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pensionistët që kanë punuar me dekada në vendet evropiane thonë se e kanë më të vështirë të pranojnë një ligj të ri, ndryshe nga ai që ka funksionuar deri më tani.

“S’e di, në këtë tokë jemi. I kemi telefonat dhe pak po tregojnë. Tash jam në pension dhe vij në Kosovë më shpesh. Nuk po pengon kjo, por kështu nuk po je i lirë”, tha Shehri Morina nga Zvicra.

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Kjo fushatë synon vetëdijesimin e qytetarëve lidhur me procedurat ligjore që duhet të ndiqen me rastin e hyrjes dhe qëndrimit në Republikën e Kosovës, si dhe me rregullat që ndërlidhen me drejtimin e automjeteve në territorin e vendit tonë. Fushata do të zgjasë deri më 15 mars 2026.

Pas kësaj date fillon zbatimi i plotë i procedurave dhe rregullave që parashihen me ligjet e lartpërmendura.

Qytetarët e Kosovës dhe vizitorët e huaj që qarkullojnë me automjete të regjistruara jashtë vendit duhet të jenë të vetëdijshëm për rregullat e reja që hyjnë në fuqi më 15 mars 2026, njofton MPB.

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Opozita në kërkim të alibisë për mosnjohje të zgjedhjeve

0

Sadri Ramabaja

Kjo sjellje e opozitës ndaj votës—fillimisht brenda llojit e më pas në raport me procesin zgjedhor në tërësi—tregon se mosnjohja de facto e rezultatit të zgjedhjeve është strategjia dalëse e planifikuar tashmë. Kjo sjellje e opozitës ndaj votës—fillimisht brenda llojit e më pas në raport me procesin zgjedhor në tërësi—tregon se mosnjohja de facto e rezultatit të zgjedhjeve të shkurtit nuk është episod i izoluar, por pjesë e një qëndrimi politik të konsoliduar. Në këtë prizëm, kontestimi aktual i procedurave nuk synon vetëm rivlerësimin e disa rezultateve, por përgatit terrenin për mosnjohjen e plebishitit të 28 dhjetorit si akt politik legjitim. Kjo logjikë e refuzimit të vazhdueshëm të verdiktit qytetar e zhvendos konfliktin nga fusha e garës demokratike në territorin e delegjitimimit sistemik.

Megjithatë, reagimi i sotëm i kryeprokurorit të Prizrenit mund të lexohet si sinjal se shteti—përtej kalkulimeve politike—po përpiqet të rikthejë monopolin e ligjshmërisë dhe të vendosë kufij të qartë mes kontestimit demokratik dhe minimit të rendit kushtetues. Nëse ky reagim pasohet nga veprime konsistente dhe transparente, ai mund të shënojë jo vetëm ndërhyrjen e drejtësisë, por edhe rikthimin e shtetit si aktor funksional në mbrojtje të vullnetit elektoral.urtit nuk është episod i izoluar, por pjesë e një qëndrimi politik të konsoliduar.

Në këtë prizëm, kontestimi aktual i procedurave nuk synon vetëm rivlerësimin e disa rezultateve, por përgatit terrenin për mosnjohjen e plebishitit të 28 dhjetorit si akt politik legjitim. Kjo logjikë e refuzimit të vazhdueshëm të verdiktit qytetar e zhvendos konfliktin nga fusha e garës demokratike në territorin e delegjitimimit sistemik.

Megjithatë, reagimi i sotëm i kryeprokurorit të Prizrenit mund të lexohet si sinjal se shteti—përtej kalkulimeve politike—po përpiqet të rikthejë monopolin e ligjshmërisë dhe të vendosë kufij të qartë mes kontestimit demokratik dhe minimit të rendit kushtetues. Nëse ky reagim pasohet nga veprime konsistente dhe transparente, ai mund të shënojë jo vetëm ndërhyrjen e drejtësisë, por edhe rikthimin e shtetit si aktor funksional në mbrojtje të vullnetit elektoral.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Avokati Besnik Berisha mbi dyshimet për vjedhje votash brenda partive: Hajnat në burg, rinumërim gjithandej

0

Avokati Besnik Berisha ka reaguar pas autorizimit nga Prokuroria në Prizren për hetime të vjedhjeve të votave brendapartiake, ku më së shumti rezulton të ketë pasur në Prizren. “Hajnat në burg, rinumërim gjithandej”, shkroi Berisha.

Kliko videon: https://www.facebook.com/reel/777865204588606

Postimi i plotë i avokatit Berisha:

Ku me gjete nje bankier qe ma shton shifren ne llogarine time bankare, “pa” e dite une, e pa “asnje” interes ai/ajo?! Mos thoni qe s’eshte e mundur… se te votat paska ndodhe fiks keshtu.

Votat po shtohen me qindra e mijera, e kandidati del i qete: “Eshte bere pa dijenine time.” Krejt paskan perfitu “pa dijeni”, “pa e porosite”, “pa lidhje”, “rastesisht”. Nejse… kur vjen puna me dhënë llogari, aty s’ka më “pa dijeni”. Hajnat ne burg, rinumerim gjithandej!

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Dënime deri në 5 vjet burgim për ata që prekin vullnetin qytetar

0

Prej 1 deri në 5 vjet burgim parashihen në Kodin Penal të Republikës së Kosovës për ata që zbulohen se kanë futur duart në rezultatet e zgjedhjeve. Dënimet me burgim parashihen në dy pika të nenit 216 të këtij dokumenti

Teksa me rinumërimin e pjesshëm të votave për kandidatë brenda subjekteve politike janë shtuar mospërputhjet e rezultateve e me këto edhe thirrjet për rinumërim të plotë në nivel vendi, është Kodi Penal i Republikës së Kosovës që parasheh dënime deri në pesë vjet burgim për ata që deformojnë vullnetin qytetar.

Krijojmë webfaqe për biznese

Janë dy pika të nenit 216 të këtij dokumenti, që parashohin burgime për futjen e duarve në vota. Në pikën 1 parashihet burgim nga 1 deri në 3 vjet.

“Kushdo që shton, heq apo fshin votat apo nënshkrimet, regjistron në mënyrë të pasaktë votën apo rezultatet e zgjedhjeve në dokumentet zgjedhore, ose publikon votën apo rezultatet e zgjedhjeve apo të votimit që nuk i përgjigjen votimit të vërtetë, ose në ndonjë mënyrë tjetër falsifikon votën apo rezultatet e zgjedhjeve, dënohet me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet”, thuhet në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

E në pikën 2 të këtij neni, dënimi me burgim shkon deri në pesë vjet.

“Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga anëtari i Komisionit Zgjedhor ose ndonjë person tjetër në keqpërdorim të detyrave, pozitës apo autorizimeve të tij lidhur me zgjedhjet, kryerësi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet”.

Dënime me burgim tashmë janë shqiptuar për vjedhje të votave e manipulim të rezultateve nga zgjedhjet e kaluara./Koha.net