Home Blog Page 124

Totaj kritikon Qeverinë: Na janë marrë 12 milionë euro, 30% ishin për investime kapitale, qytetarët të jenë të kujdesshëm se kë e votojnë

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i ftuar në Euro në T7, ka thënë se rreth 12 milionë euro i janë marrë kësaj komune.

Totaj, ka deklaruar se 70% e këtyre parave kanë qenë të kontratës kolektive, ndërsa 30 për qind të investimeve kapitale, përcjell Express.

KLIKO LINKUN: https://www.facebook.com/reel/1263220935169617

‘’Rrena i ka kamt e shkurta, komunat planifikojnë buxhetin e tyre në harmoni me kriteret standarde, sepse na e marrim një qarkore nga ministria. 23/24 milionë i kemi për investime kapitale, por gjysmën veç na i kanë marrë. Qe 70% prej atyne mjeteve, 12 milionë që na i kanë marrë neve komplet, 70% janë të kontratës kolektive, 30% janë të investimeve kapitale. Ajo çka muj unë më bë, me ardh me identifiku çështjen edhe me informu opinioni që të paktën le ta dinë se ku është gjeneza e problemit dhe të jenë më ët kujdesshëm në zgjedhjet e ardhme të cilat sipas gjitha gjasave do të ndodhin, se kë po e votojnë. Neve na vyjnë njerëz profesionalë që i adresojnë këto çështje’’, ka deklaruar ai mes tjerash. /Express

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Prizren, ndahet nga jeta mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi

0

Mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi ka ndërruar jetë, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim në mesin e familjarëve, kolegëve dhe brezave të shumtë të nxënësve që ajo edukoi ndër vite.

Me këtë rast, drejtoresha e Drejtoria e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen dhe komunitetin arsimor.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të mësueses Nazan Hallaqi Kolshi. Mësuesja Nazan ishte mendje e ndritur e arsimit, mësuese dhe kolege e dashur që frymëzoi breza të tërë. Ikja e saj e parakohshme lë pas një boshllëk të thellë në komunitetin arsimor dhe profesional, aty ku zëri dhe urtësia e saj kishin rëndësi të jashtëzakonshme. Znj. Nazan ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe do të jetojë gjatë në kujtesën tonë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Ajo gjithashtu ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, bashkëpunëtorët dhe nxënësit e shumtë të mësueses.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hallaqi e Kolshi, bashkëpunëtorët e afërt, kolektivin dhe gjithë nxënësit nëpër gjenerata”, theksohet në mesazhin e saj./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Selmanaj përcjell urimet për Fitër Bajram nga KBI e Prizrenit

0

Kryetari i degës së Lidhja Demokratike e KosovësPrizren, Driton Selmanaj, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit me rastin e festës së Fitër Bajrami.

Gjatë vizitës ai u prit nga kryetari i KBI-së në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, me të cilin diskutoi për rëndësinë e kësaj feste për besimtarët dhe për shoqërinë në përgjithësi.

“Sot, pata kënaqësinë së bashku me bashkëpunëtorë, të realizoj një vizitë urimi tek Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, z. Valon Ibrahimi, me rastin e festës së Fitër Bajramit. Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, biseduam për rëndësinë që kjo festë ka për besimtarët dhe për shoqërinë në tërësi, duke theksuar vlerat e solidaritetit, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë”, ka njoftuar Selmanaj.

Ai theksoi se kjo festë përfaqëson një moment reflektimi dhe afrimi mes njerëzve.

“Fitër Bajrami është një moment reflektimi dhe falënderimi, por edhe një mundësi për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin dhe për të forcuar lidhjet tona shoqërore e njerëzore. Uroj që kjo festë e shenjtë të sjellë paqe, shëndet dhe begati në çdo familje. Gëzuar Fitër Bajramin!”, u shpreh Selmanaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Zafir Berisha uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

0

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka uruar besimtarët e fesë islame me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Ai bëri të ditur se sot, në emër të Bashkimit Demokratik, kanë pasur nderin t’ia përcjellin urimet kryetarit të Bashkësisë Islame në Prizren, si dhe të gjithë besimtarëve myslimanë.

“Urojmë që në çdo familje të mbretërojë paqja, harmonia dhe begatia, ndërsa kjo festë të na bashkojë edhe më shumë si shoqëri, me respekt e mirëkuptim për njëri-tjetrin”, ka shkruar Berisha./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Totaj viziton KBI-në e Prizrenit dhe uron besimtarët për Fitër Bajram

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Gjatë kësaj vizite, ai u prit nga kryetari i KBI-së në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, kryeimami Orhan ef. Bislimaj, si dhe bashkëpunëtorë të këtij institucioni.

Totaj përcolli urimet e tij për të gjithë besimtarët e fesë islame, duke u dëshiruar dashuri, mirëqenie dhe begati në familjet e tyre.

“Me rastin e Fitër Bajramit vizituam sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, ku u pritëm nga kryetari Valon ef. Ibrahimi, kryeimami Orhan ef. Bislimaj dhe bashkëpunëtorë të KBI-së. Gjatë kësaj vizite përcollëm urimet te të gjithë besimtarët e fesë islame, duke u dëshiruar dashuri, mirëqenie dhe begati në familjet e tyre”, tha Totaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Tradita e Bajramit në Prizren, flet Valon Ibrahimi

0

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren , Valon Ibrahimi ka bërë të ditur se festa e Fitër Bajramit po mbizotëron me atmosferë shumë të bukur.

Për emisionin “Ora Shtatë”, Ibrahimi tha se shumë qytetarë iu drejtuan xhamive të qytetit, derisa uroi të gjithë besimtarët myslimanë për Bajram, transmeton Klankosova.tv.

Se a po ruhen traditat e festës së Bajramit në Prizren, Ibrahimi tha se po mundohet shumë që zakonet të mbijetojnë.

I njëjti foli edhe për aktivitetet që Bashkësia Islame pritet t’i ketë gjatë ditës së sotme.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Urimi i Xheladinit për Fitër Bajram: Paqe dhe harmoni në familjet tuaja

0

Kryetari i Dragash, Bexhet Xheladini, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajrami, duke u përcjellë urimet më të përzemërta për shëndet, paqe dhe harmoni në familjet e tyre.

Në mesazhin e tij, ai theksoi se pas një muaji përkushtimi, sakrifice dhe solidariteti gjatë Ramazanit, kjo festë duhet të shërbejë si moment reflektimi dhe afrimi mes njerëzve.

“Me rastin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit, kam kënaqësinë dhe nderin që në emrin tim dhe të institucionit që përfaqësoj, t’ju përcjell urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja, kudo që ndodheni – në vendlindje apo në mërgatë. Pas një muaji të shenjtë të përkushtimit, sakrificës dhe solidaritetit, uroj që agjërimi juaj, lutjet dhe namazi të jenë pranuar, dhe që kjo festë t’ju gjejë me shëndet, paqe dhe harmoni në familjet tuaja”, ka thënë Xheladini.

Ai shtoi se kjo festë përcjell vlera të rëndësishme njerëzore dhe shoqërore.

“Fitër Bajrami na kujton vlerat më të larta njerëzore – dashurinë, mëshirën dhe ndihmën për njëri-tjetrin. Le të shërbejë kjo festë si një moment reflektimi dhe afrimi mes nesh, për një të ardhme më të mirë për komunën tonë. Gëzuar Fitër Bajramin!”, u shpreh kryetari i Dragashit./PrizrenPress.com/