Home Blog Page 1244

Serbi punësohet te shqiptari në Prizren: Më shohin si të jem i tyre

0

Një serb nga Brezovica ka shpërndarë në YouTube historinë e tij si punëtor i cili ka ardhur në Prizren për të siguruar bukën e gojës dhe ka gjetur punë te një shqiptar, derisa rrëfen se serbët në Kosovë nuk kanë asnjë problem.

“Kam ardhur para rreth një viti me shpresën se do të gjej punë dhe gjeta një punë me një shok – servis motori. Unë punoj tek ai për para, pasi nuk kishte punë më të mirë në Brezovicë. Shpresoja të gjeja një këtu dhe unë punova dhe nuk kam asnjë problem, gjithçka është krejtësisht normal. Gjithmonë ka punë, motorët janë të servisuar”, tha ai në një intervistë, shkruan Blic.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Në lagjen ku punon, të gjithë e pëlqyen shpejt dhe e pranuan jashtëzakonisht mirë.
“Më respektojnë shumë, sikur kam jetuar më parë, nuk më shohin si serb… Sikur të jem njeriu i tyre, aty ku punoj janë shqiptarët, turqit, goranët, të gjitha komunitetet, dhe nuk ka probleme”, tha ai.

Lexo po ashtuOpozita kundër Projektligjit për KPK-në, Haxhiu i akuzon se po pengojnë reformën në drejtësiPërveç fjalëve elementare, ai flet keq shqip, por kjo nuk e pengon të komunikojë me klientët dhe fqinjët.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

“Nuk është aspak problem, më flasin pak në shqip, ndonjëherë dikush e njeh boshnjakishten, serbishten, shumica e tyre e dinë që jam serb dhe askush nuk më ka thënë ‘pse keni ardhur këtu’, nuk e kam dëgjuar kurrë”, tha ai.

Si fëmijë jetonte në Potkalja të Prizrenit, lagje me rrugë të ngushta dhe në pjesën më të paarritshme të qytetit, i donte motoçikletat dhe pastaj mësoi t’i riparonte.

“Kam riparuar, riorganizuar. Hyra në punishten e një shqiptari, më ftoi. Më tha të vija të punoja. Mësova shumë për motorët”, tha ai.

Siç thotë ai, ka menduar shumë nëse do të kthehet në Prizren.

“Sinqerisht, para se të vija këtu, në fillim u frikësova sepse jam serb dhe brez i ri. Por kur erdha, ishte një histori krejtësisht tjetër, nuk është siç thonë njerëzit, siç tregohet. Serbët mund të shëtisin nëpër qytet, të qëndrojnë e të jetojnë nëse duan, po të thotë dikush që ky djalosh është serb, askush nuk do ta shikojë ndryshe, do ta thërrasin të bisedojnë lirshëm, të ulen. Shumica e të njohurve të mi janë të habitur, nuk e kuptojnë se si mund të jetoj këtu. Pyetja e parë është: A keni probleme? Unë them, unë nuk kam probleme, o njerëz, ejani e shikoni”, tha ai.

Siç thotë ai jeton në shtëpinë e tij në Prizren, aty është edhe nëna e tij. Asnjëherë nuk ka pasur probleme në vetë qytetin.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Slayer ribashkohen pas pesë vjetësh

0

Bendi Slayer është ribashkuar në një performancë të gjallë pas pas pesë vjetësh.

Ikonat e nënzhanrit thrash-metal kishin njoftuar për pensionimin e tyre më 2019 e që kishte shënuar fundin e karrierës së tyre gati pesëdekadëshe.

Ata madje ishin larguar nga muzika me një turne botëror lamturmirës.

Slayer tani do të jenë aktet kryesore në dy festivale të këitj viti, në Louder Than Life, festival në Louisville të Kentuckyt dhe në Riot Fest të Chicagos.

Formacioni i bendit do të jetë i njëjti me atë që kishte qenë kur bendi ishte shpërbërë: King and Rom Araya, Gary Holt dhe Paul Bostaph.

Inspektorati i Tregut me aksion në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë – konfiskohen 800 produkte dhe mbyllen 3 lokale

0

Inspektoratit Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zhvilluar sot një aksion të përbashkët me Doganën dhe Policinë e Kosovës në tri regjione (Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë) me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga mashtrimi dhe falsifikimi.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se gjatë këtyre inspektimeve të përbashkëta janë evidentuar mallra të ndryshme për të cilat pronarët e subjekteve ekonomike nuk kanë prezantuar dokumente të prejardhjes, e të cilat janë sekuestruar.

“Sasia e produkteve të konfiskuara deri më tani është mbi 800 copë (produkte të ndryshme) si dhe 350 gram metale të çmuara (argjend). Gjithashtu, janë mbyllur me masë të përkohshme nga inspektorët e tregut 3 subjekte ekonomike pasi që të njëjtat konsiderohet se nuk i’u kanë mundësuar inspektorëve të kryejnë punën e tyre zyrtare”, thuhet në njoftim.

Aksioni është duke vazhduar akoma në Regjionin e Prizrenit dhe Gjakovës.

Liria reagon pas humbjes, akuzon rëndë gjyqtarin e ndeshjes

0

Klubi i Lirisë ka reaguar pas humbjes së sotme ndaj Dukagjinit në Klinë, me rezultatin 2:1.

Prizrenasit pretendojnë se sot iu vodh një pikë ndaj Dukagjinit, shkruan Gazeta Express.

Klinasit fituan në fundin e ndeshjen, me Blerind Morinën që shënoi nga një top i kthyer, pasi paraprakisht Stivi Frashëri priti penalltinë e tij.

Kjo penallti u ekzekutua dy herë nga Morina, pasi gjyqtari vendosi për përsëritje të penalltisë shkaku i lëvizjes së Frashërit nga vija e portës.

Reagimi i Lirisë (pa ndërhyrje):

“Referim skandaloz në Klinë.

Vigan Ibërdemaj regjisor i fitores.

Ndeshja e zhvilluar në Klinë, mezi gjeti fundin.
Ndonëse, loja  u zhvillua në presion, sidomos nga gjyqtari Ibërdemaj dhe , ajo pati përfundim absurd.

Zgjatja pa nevoj e ndeshjes, kur në min. 99 u akordua penallti e cila u perserit derisa Dukagjini shënoi gol.

Kjo çfarë ndodhi në Klinë i qoftë per turp Viganit dhe shokëve të tij.

Ne, na u vidh pika që e merituam, e në bazë të rasteve merituam edhe më shumë.

Ftojmë organet e FFK-së që të marrin masa ndaj këtyre ‘gjyqtarëve’, sepse kështu s’kan çka kerkojnë në Prizren.

Ne, nuk do të dorëzohemi.

Do të luftojmë ndershëm deri në fund”. /Gazeta Express/

 

Dukagjini shënon fitore ndaj Lirisë

0

Dueli  mes Dukagjinit dhe Lirisë së Prizrenit, është mbyllur me fitoren e klinasve prej 2-1, duel ky që kishte një fund dramatik.

Nikoqirët mjaft mirë e nisen sfidën ndaj Lirisë, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e parë përmes Iljasa Zulifiji, ndërsa Rigon Spahiu (70’) barazoi shifrat në 1-1.

Në minutat shtesë të ndeshjes, skuadra e Armend Dallkut gjeti golin e fitores me anë të Blerind Morinës, i cili realizoi pas pritjes se penalltisë nga portieri Stiv Frasheri.

Dukagjini renditet në vendin e gjashtë me 30 pikë, derisa Liria është e fundit me vetëm 9 sosh.

Vetëvendosje: Mungesa e koordinimit, pasojë për bizneset në rrugën “De Rada” të Prizrenit

0

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Dafina Alishani, Selman Sokoli dhe Ilir Gashi, kanë vizituar bizneset në rrugën ‘De Rada’, ku po zhvillohen punimet e ndërtimit të kanalizimit.

Ata u njohën me shqetësimet dhe ankesat e tyre për dëmtim të interesit biznesor si pasojë e punëve të vazhdueshme në këtë rrugë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Autoritetet komunale nuk i kanë njoftuar paraprakisht pronarët me kohë për zhvillim të punimeve. Në këtë lokacion edhe më parë kishte pasur intervenime nga Komuna dhe si pasojë e moskordinimit dhe mos planifikimit të duhur pasojat po i vuajnë bizneset që janë në prag të falimentimit si pasojë e mbylljes së rrugës”, thuhet në njoftimin e VV-së në Prizren .

“Brenda dy vitesh është hera e tretë që po zhvillohen punime në këtë rrugë, duke prishur trotuaret, dëmtuar drunjtë e prishur ndriçimi publik”.

“Është detyrë dhe përgjegjësi e Komunës që bizneseve t’iu sigurojë kushte dhe ambiente të përshtatshme pune, e jo t’i pengojë ato si pasojë e jo seriozitetit në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj”.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Shfaqja “Shpresa e Presa” vjen premierë në teatrin “Bekim Fehmiu” si nder për kontributin e autorit Rifat Kukaj

0

Me regji të Zana Durakut, po vjen shfaqja teatrale për fëmijë e titulluar “Shpresa e Presa” e autorit Rifat Kukaj, përcjell KultPlus. 

Ngjarja do të shënojë një kombinim të veçantë të premierës së shfaqjes teatrale për fëmijë “Shpresa e Presa” duke përkujtuar kontributin e jashtëzakonshëm të autorit Rifat Kukaj. Ky projekt është një shembull konkret i suksesit që vjen nga bashkëpunimi midis krijuesve dhe institucioneve kulturore.

Në këtë shfaqje luajnë: Ernest Malazogu, Armend Ballazhi, Rreze Çatani, Leuk Malazogu, Alba Sopaj, Dëbora Zeneli, Etrit Selmani.

Menaxhere e projektit është Iliriana Kryeziu, kompozitor: Lis Mustafa, Ndricues: Fikrim Menekshe, Realizues i kostumeve dhe skenografisë: Bajram Spahiu.

Shfaqja vjen premierë më datë 28 shkurt, në ora 18:00 në Teatrin e Qytetit ‘Bekim Fehmiu’ – Salla “Black Box” në Prizren.

Ky projekt është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, realizuar nga Dua Women Association (Shoqata e Gruas Dua), në bashkëpunim me Teatrin e qytetit “Bekim Fehmiu”.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Trotuarët me kalldrëm në Prizren: Një hap drejt identitetit autentik të qytetit

0

Po vazhdojnë punimet në shtrimin e trotuareve me kalldrëm në pjesën e vjetër të qytetit të Prizrenit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Me një histori të pasur, Prizreni po e ringjall një simbol të dashur të trashëgimisë kulturore, që synon jo vetëm ta rrisë tërheqjen estetike të qytetit, por edhe t’i rilidhë banorët dhe vizitorët me sharmin autentik të Prizrenit”, njofton Komuna e Prizrenit.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe Saqsaywaman

ASK-ja del me shifra se sa u prodhua rrymë në Kosovë e sa u harxhua

0

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin dhjetor 2023 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Në raportin e ASK-së thuhet se më shumë energji elektrike ka pasur në dispozicion në dhjetor 2023 krahasuar me muajin e njëjtë në vitin 2022.

“Gjatë muajit dhjetor të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 853.83 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 608.16 GWh ose 12,69% më i madh sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak (dhjetor 2022)”, thuhet në raport.

ASK-ja ka bërë me dije se pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 13,34%.

Ndërkaq, rënie duket se ka shënuar prodhimi i thëngjillit. “Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 7.21 mijë ton ose 1,45% më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet më tej.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Miratohet në lexim të dytë projektligji për rregullat e trafikut rrugor

0

Është miratuar sot në shqyrtim të dytë projektligji nr. 08/L-186 për rregullat e trafikut rrugor.

Për miratimin e këtij projektligji votuan 61 deputetë.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri