Para pak çastesh një veturë po raportohet se e ka goditur Hajrush Behlulin, bashkëshortin e Shkurte Fejzës.
Një fotografi është publikuar nga Indeksonline, ku bashkëshorti i këngëtares shihet i gjakosur teksa është mbështetur tek Shkurte Fejza.

Para pak çastesh një veturë po raportohet se e ka goditur Hajrush Behlulin, bashkëshortin e Shkurte Fejzës.
Një fotografi është publikuar nga Indeksonline, ku bashkëshorti i këngëtares shihet i gjakosur teksa është mbështetur tek Shkurte Fejza.

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2314 gjoba në trafik gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërkaq aksidente me të lënduar në këto 24 orë janë gjithsej 18.
Kurse 30 aksidente janë shkaktuar me vetëm dëme materiale.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një prononcim për media, ka theksuar se Kosova nuk mundet të ecë përpara vetë pa koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët e saj mu në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pra sipas saj Kosova në pyetjen Kushtetua apo aleatët, ajo duhet të zgjedhë që të dyja.
“Pra edhe Kushtetua edhe aleatët, këto të dyja nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, duhet të jemi bashkë në çdo hap që ecim përpara”, ka potencuar ajo.
Kur SHBA-të theksojnë se i duhen aleatët dhe partnerët për prosperitet atëherë sipas Osmanit, Kosovës një bashkëpunim i ngushtë me miqtë e saj i duhen shumë më shumë.
“Kosova nuk mundet të ecë përpara, në fakt asnjë shtet nuk mundet të ecë përpara vetë, edhe SHBA-të në çdo fjalim të presidentit Biden, ju do ta vëreni narrativen ‘ne duam të punojmë së bashku me partnerët dhe aleatët tanë’, kur kjo është e vërtetë për superfuqinë botërore është miliona herë më shumë e vërtetë për një shtet si Republika e Kosovës”, ka thënë ajo.
Prandaj sipas Osmanit në rast se Kosova dëshiron suksesin në rrugën përpara, kjo duhet të bëhet me aleatët.
“Nuk mundet Kosova të arrijnë asnjë sukses të qëndrueshëm pa bashkëpunimin dhe mbështetjen e aleatëve”.
Një vendim i Bankës Qendrore të Kosovës së fundmi ka shkaktuar fërkimin politik të radhës në mes të Qeverisë së Kosovës – e cila në emër të ligjit po tenton ta shtrijë sovranitetin në Veri të Kosovës – dhe komunitetit ndërkombëtar – i cili s’po do “surpriza” në terren, por zbatim të marrëveshjeve (Asociacionin).
Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, në intervistën e tij të fundit në Zërin e Amerikës artikuloi kritika të rënda në drejtim të kryeministrit të Kosovës, duke cilësuar Kurtin si të “paaftë” në qeverisje.
Me një gjuhë shumë të drejtpërdrejtë që jo shumë diplomatë kanë guximin ta përdorin, O’Brien tregoi se Kurti u kishte dhënë premtime ndryshe për çështjen e dinarit, por më pastaj ka vepruar ndryshe në terren duke vënë në pikëpyetje kështu edhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I pyetur se a ka biseduar me Kurtin për shqetësimet e SHBA-ve lidhur me vendimin e BQK-së për ndalimin e dinarit – valutë shtetërore e Serbisë – në territorin e Kosovës, numri një i amerikanëve për Evropën deklaroi se “kemi pasur disa biseda në periudhën para se të shpallej vendimi dhe një shkëmbim të shkurtë më pas”.
Në pyetjen se si Kurti e ka pritur vlerësimin e tij lidhur me këtë çështje, top-diplomati amerikan ka potencuar se ai “ka kuptuar shqetësimet” dhe se ka premtuar “se do të punonte për to”.
Por, çudia në sytë e tij ka ndodhur më pas kur Kurti krye në vete – ndryshe nga çfarë ka premtuar – ka proceduar me vendimin.
“Qartazi vendosi miratimin e vendimit. Nëse ai nuk na trajton si partner, kjo ngre pikëpyetje nëse ne mund ta konsiderojmë këtë qeveri si partnere”, vlerësoi ai.
Pjesa më problematike e kësaj interviste ishte pyetja pasuese e gazetarit dhe deklarata shqetësuese e me një mesazh të rëndë e O’Brien, i cili, si kurrë më parë, vuri në pikëpyetje marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe SHBA-ve.
“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”, tha O’Brien kur u pyet se a planifikojnë SHBA-të të veprojnë njëjtë si Bashkimi Evropian duke vendosur masa Kosovës, nëse ekzekutivi këmbëngul në qëndrimin e saj. Albanian Post
Argjentina do të luajë dy ndeshje në Shtetet e Bashkuara muajin e ardhshëm pasi autoritetet sportive kineze anuluan miqësoret me kampionët e Kupës së Botës mes një reagimi kundër dështimit të Lionel Messi-t për të luajtur në një ndeshje me Inter Miamin në Hong Kong.
Federata e Argjentinës tha të enjten skuadra e Lionel Scaloni-t do të përballet me El Salvadorin në “Lincoln Financial Field” në Filadelfia më 22 mars përpara se të përballet me Nigerinë në “Coliseum” në Los Angeles më 26 mars.
Argjentina ishte planifikuar të luante kundër Nigerisë në qytetin kinez të Hangzhou përpara se të përballej me Bregun e Fildishtë në Pekin, por dështimi i Messi-t për të dalë në fushë për Inter Miamin në Hong Kong kundër një 11-she më të mirë të ligës vendase në fillim të këtij muaji shkaktoi zemërim të gjerë në mesin e tifozëve.
Messi nuk ishte i gatshëm për të luajtur në miqësoren, e cila tërhoqi 40,000 tifozë dhe pa disa spektatorë që paguanin deri në 640 dollarë për një biletë.
Media shtetërore kineze, politikanët dhe tifozët e Hong Kongut reaguan me zemërim tre ditë më vonë kur sulmuesi argjentinas doli nga pankina për të luajtur në një ndeshje miqësore në Tokio kundër Vissel Kobe.
Në një video të postuar në Weibo, një nga platformat më të mëdha të mediave sociale në Kinë, të hënën, tetë herë fituesi i Topit të Artë, Messi tha se mungesa e tij në ndeshje ishte shkaktuar nga një dëmtim.Albanian Post
Është arrestuar një person në Vërmicë, i cili sipas policisë po hynte nga Shqipëria në Kosovë dhe të njëjtit i janë konfiskuar mbi 33 kilogramë marihuanë.
Policia ka bërë të ditur se bashkë me të dyshuarin ishte edhe një person tjetër, i cili ka ikuar dhe nuk është arritur që të ndalohet.
“Personat e lartcekur janë vërejtur se gjatë lëvizjes, në shpinë bartnin ngarkesa të dyshuara, ku pasi të njëjtit kishin hyrë në zonën e Republikës së Kosovës, nga zyrtarët policor janë urdhëruar që të ndalohen, mirëpo të njëjtit kanë lëshuar ngarkesat që bartnin dhe kanë filluar që të ikin, njëri nga ta është arritur të ndalohet nga ana e zyrtarëve policorë”.
“Ngarkesa e dyshuar ndodhej në dy çanta me 11 (njëmbëdhjetë) paketime në sasi prej 33.800 kg (tridhjetë e tre kg e tetëqind gram), substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent dhe rasti i kompletuar së bashku me substancën e dyshuar i dorëzohet Drejtorisë per Hetimin e Trafikimit me Narkotik Prizren për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në komunikatën e policisë.
Sipas policisë, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Thesari i Muzeut Arkeologjik të rajonit të Prizrenit, tani e tutje, mund të eksplorohet nga vizitorët edhe në mënyrë virtuale.
EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me profesionistët e fushës, mbështetur nga Ministria e Kulturës ka jetësuar konceptin e muzeut virtual për këtë aset të trashëgimisë kulturore, ku janë të ekspozuara artefaktet, që nga Neoliti, Eneoliti, Periudha e Bronzit, Periudha e hekurit, Periudha Antike e Romake, Mesjeta dhe Periudha Osmane.
Edhe vet monumenti paraqet një kompozicion të veçantë arkitektonik përkatësisht gërshetimin e Hamamit të Shemsedin Ahmet Beut me Sahat Kullën.
LINKU PËR EKSPLORIM TË MUZEUT ARKEOLOGJIK:
https://my.matterport.com/show/?m=bcnH2t3LXQb&brand=0 /
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mund të ketë reshje të pakta shiu, kryesisht në zonën perëndimore vonë pasdite dhe në mbrëmje.
Këtë e bën të ditur Meteo Kosova, përcjell Klankosova.tv.
Erë do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h.
Ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 7 gradë Celsius, kurse ato maksimale prej 13 deri në 16 gradë Celsius.
Ndërmarrja “Adi- Plast” në Prizren është e specializuar në vendosjen e dyerve dhe dritareve gjermane.
Me një përvojë prej 15 vjetësh, kjo ndërmarrje ka arritur të bëhen një emër i njohur jo vetëm në tregun e Kosovës, por edhe në tregun ndërkombëtar.

Pronari, Fadil Morina, tregon se “Adi-Plas” ofron lloje të ndryshme dyerve dhe dritareve.
“Cilësia e shërbimit dhe profesionalizmi “Adi-Plast”-in e ka çuar drejt suksesit”, tregon Morina.

Nëse keni nevojë për vendosjen e dyerve dhe dritareve, mos hezitoni të kontaktoni “Adi –Plast” në Prizren.
Ata janë gati të ju ndihmojnë me zgjidhjen e duarve dhe dritareve të duhura për ambientin tuaj.
“Adi- Plast” gjendet në rrugën “Marko Bocari” në Arbanë të Prizrenit.
Numrat e telefonit:
044 128 – 259
045 575 – 307
049 647- 907

“Ishe shpresa, tani je shpëtimi i Kosovës, Lider, z. Fatmir Limaj”, ka shkruar Besartë Kryeziu-Ramaj.
Postimi i Besartë Kryeziu – Ramaj:
“Udhëtimi i një mijë miljeve, nis me një hap të vogël”Ishe shpresa dhe tani je shpëtimi i Kosovës, Lider, z. Fatmir Limaj.
