12.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

180 mijë shkon numri i kartëmonedhave prej 500 euro që janë larguar nga qarkullimi

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar se mbi 180 mijë copë është numri i kartmonedhave 500 euroshe të tërhequra nga qarkullimi dhe të depozituara në BQK.

BQK në një komunikatë për media bën të ditur se numri prej 180 mijë copëve ka shënuar vlerën e 90 milionë e 250 mijë eurove.

“Numri i kartëmonedhave prej 500 euro të deponuara nga qytetarët në bankat komerciale dhe me pas në BQK, si para të tërhequra nga qarkullimi, ka kaluar mbi 180,500 njësi, duke tejkaluar vlerën e 90 milionë e 250 mijë eurove”- thuhet në njoftim.

Sipas tyre kjo kontribuon në arritjen e qëllimit për një sistem financiar me integritet dhe që ndihmon në strategjinë kombëtare kundër informalitetit dhe dukurive të ndërlidhura.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Tutje, Rregullorja për Operacione me Para të Gatshme vazhdon dhe u bën thirrje institucioneve financiare bankare dhe jo-bankare që të ndalojnë ri-qarkullimin e kartëmonedhës 500 euro te klientët e tyre.

Ndryshe, Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës ka miratuar rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gatshme e cila hyri në fuqi nga data 01.02.2024. Sipas rregullores së re, “institucionet financiare bankare dhe jo-bankare obligohen që të ndalojnë ri-qarkullimin e kartëmonedhës ekzistuese në vlerë prej 500 euro”.

Që nga viti 2019, shumica e bankave qendrore të eurozonës kanë ndaluar printimin e kartëmonedhës 500 euroshe. Në rregulloren e re e cila hyri në fuqi më 01.02.2024 thuhet se “personat fizik dhe personat juridik që nuk ushtrojnë veprimtari financiare, janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e monedhave nëse bartin më shumë se 100 copë/njësi pavarësisht nga shuma”, kjo me qëllim të parandalimit të futjes së parave të falsifikuara.

Gjithashtu, Bordi i BQK-së ka vendosur që “asnjë person fizik apo juridik nuk mund të ofrojë shërbime të depozitimit apo të tërheqjes së parave të gatshme përmes ndonjë lokacioni me shërbim fizik apo përmes ndonjë pajisje apo makine që përdoret nga klienti, në emër të ofrimit të shërbimeve financiare pa posedim të licencës dhe autorizimit nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës”./kallxo.com/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Bëhen të ditura terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të playoffit

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj terminet e ndeshjeve të dyta të serive gjysmëfinale të playoffit. Peja, që...

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Lajmet e Fundit