7.2 C
Prizren
E premte, 6 Dhjetor, 2024

Futbolli evropian grumbulloi të ardhura rekord gjatë vitit 2023

 

Të ardhurat nga futbolli europian thuhet se kanë arritur shifrën rekord prej mbi 26 miliardë eurosh për vitin 2023. Të dhënat dalin nga raporti “The UEFA European Club Finance and Investment Landscape”, një analizë e UEFA-s.

Analiza, e cila merr parasysh 700 klube të divizionit të lartë në të gjithë Evropën, tregon se të ardhurat arritën një nivel rekord prej gati 24 miliardë euro në vitin financiar 2022 dhe të ardhurat pritet të rriten në më shumë se 26 miliardë euro në vitin financiar 2023.

Të dhënat që mungojnë për sezonin 2022-23 kanë të bëjnë me klubet që ende nuk e kanë miratuar buxhetin, për të cilat shifrat zyrtare nuk janë ende të disponueshme.

Në vitin 2022, të ardhurat e përgjithshme arritën në 23.9 miliardë euro, ku ligat kryesore evropiane ishin ato që udhëhiqnin: Anglia me 6.453 miliardë euro, Spanja 3.33 miliardë euro, Gjermania 3.329 miliardë euro, Italia 2,346 miliardë euro dhe Franca 1,995 miliardë euro.

Vlerësimet e rritjes për 2022-23 mbështeten nga rezultatet e 20 klubeve më të mira sipas të ardhurave në Evropë, të cilat kanë shënuar rritje të qartë. Mesatarisht, të ardhurat totale të 20 klubeve më të mira për sa i përket qarkullimit u rritën me 15.7% në 2023.

Rritjet më të mëdha absolute në të ardhura u raportuan nga Barcelona (+176 milionë euro), Paris St-Germain (+137 milionë euro), Milan-i (+126 milionë euro) dhe Napoli (+120 milionë euro).

Përsa i përket kostove, ndikimi më i lartë ka të bëjë qartë me shpenzimet e personelit (teknike dhe administrative, si dhe lojtarët) të cilat në vitin 2022 arritën në 16.9 miliardë euro, 15% më shumë krahasuar me nivelet para pandemisë.

Pagat e përgjithshme zinin 71% të të ardhurave të klubit, pak mbi treguesin e rrezikut prej 70% të vendosur nga Rregulloret e UEFA-s për Licencimin e Klubeve dhe Qëndrueshmërinë Financiare.

Tendenca për vitin 2023 duket të jetë një trend i rritjes, ndonëse dukshëm i moderuar në krahasim me atë të viteve të mëparshme. Klubet që kanë siguruar tashmë llogaritë për vitin e kaluar financiar kanë grumbulluar paga prej 9.7 miliardë euorsh, një rritje prej pak më pak se 4% krahasuar me vitin 2022, megjithë presionin e inflacionit të sjellë nga ekonomia në të gjithë Evropën.

Bazuar në këto të dhëna, në vitin 2022 janë regjistruar humbje të përgjithshme operative prej 900 milionë euro. Premier League pati një fitim mbi gjysmë miliardë, teksa paraqitje negative u regjistruan në Francë (-556 milionë euro) dhe në Itali (-376 milionë euro).

Pas një rezultati pozitiv operativ prej 1 miliard euro në vitin 2019, ndikimi i pandemisë çoi në rezultate negative prej 1 miliardë në 2020 dhe 2021, ndërsa në vitin 2022 shifra ra në 900 milionë euro.

Ka një përmbysje të trendit për vitin 2023, me klubet që tashmë kanë depozituar llogaritë e tyre duke regjistruar një rezultat pozitiv operativ prej gjysmë miliardë eurosh./Albanianpost.com

Më Shumë

Dy muaj para zgjedhjeve, a është gjithçka gati?

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt të vitit që vjen. E zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deklaroi se kanë nisur përgatitjet për...

Reshjet e para të borës, fillon pastrimi i rrugëve në Prizren

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë Lamaj, ka njoftuar  se NP "Ekoregjioni" është angazhuar për  pastrimin e borës në rrugët kryesore të qytetit,...

Lajmet e Fundit