Dështon për të dytën herë seanca e Kuvendit të Prizreni

Për të dytën herë me radhë, ka dështuar mbajtja e seancës së rregullt të Kuvendit të Prizrenit, për shkak të mungesës së kuorumit.

Seanca është braktisur nga LDK-ja dhe LVV-ja.

Para largimit nga salla, shefi i GK të LDK, Haziz Hodaj, tha se në mungesë të rekomandimeve të pikave të rendit të ditës nga KPF-ja, mbledhja e së cilit dështoi ditën e djeshme, nuk mund të kemi seancë të rregullt, dhe mund të konsiderohet si e paligjshme.
Lidhur me ligjshmërinë e kësaj seance, i thirr që të jep sqarime zyrtari ligjor komunal, Blerim Rakaj, i cili tha se kjo seancë është thirrur sipas afateve ligjore.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Por, zyrtarit Rakaj iu është kundërpërgjigjur kuvendarja e LVV, Dafina Alishani, ndërsa edhe shefi i GK të këtij subjekti politik, Karanfil Haxhillari, tha se thirrja e seancës është e jashtëligjshme, duke ndarë mendimin e njëjtë me kolegun e tij nga LDK, Hodaj.

Pas këtyre diskutimeve, opozita lëshoi sallën e mbledhjes së Kuvendit të Prizrenit. Pas largimit nga opozita, në sallë mbetën të pranishëm 22 anëtarë të Kuvendit, gjë që mundësoi vazhdimin e seancës dhe miratimin e pikës së rendit të ditës, duke vijuar më pas me pikën tjetër, pyetjet e kuvendarëve dhe përgjigjeve nga ekzekutivi.

Pas përfundimit të kësaj pike dhe diskutimeve nga kuvendarët, kryetari Shaqir Totaj dhe ekzekutivi, u vërejt se edhe disa kuvendarë lëshuan sallën, dhe se nuk kishte kuorum për votimin e kësaj pike.

Kryesuesja, Antigona Berisha- Bytyçi, kërkoi pauzë prej më shumë se një orë e gjysmë, ndërsa pas pauzës, ajo e shpalli të mbyllur seancën, pasi nuk kishte sërish kuorum. /TV Prizreni/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

QRTK Prizren forcon koordinimin me Rahovecin për trashëgiminë kulturore

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka zhvilluar një takim me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Lajmet e Fundit