9 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025
Home Blog Page 13

Në Prizren nis festa tradicionale për shënimin e ardhjes së verës

0

Festimet tradicionale të Hëdërellez-it (Karabash Baba), që shënojnë ardhjen e verës, po festohen në Prizren me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve.

Si çdo vit, festimet e H?d?rellez-it, që mbahen më 5 maj, edhe këtë vit po zhvillohen përreth stadiumit. Qindra qytetarë nga Prizreni dhe nga mbarë Kosova, që nga orët e hershme të mëngjesit, janë drejtuar drejt vendit ku ndodhet Tyrbja e Karaba? Babës.

Në këtë festë të Karabash-it, që po zhvillohet në një atmosferë festive, prizrenasit morën pjesë të veshur me rrobat e tyre më të bukura. Lëkundëset, karuselët dhe argëtimet e tjera që ishin vendosur ditë më parë tërhoqën vëmendjen e madhe të fëmijëve.

Biskotat me pasqyrë, që janë pjesë e pandashme e traditës së Karabash-it, si dhe enët prej balte që simbolizojnë një vit të begatë, ishin ndër produktet më të shitura.

Pjesëmarrësit në festë, duke festuar ardhjen e verës, nuk harruan të marrin degë për t’i varur në dyert e shtëpive të tyre. Që nga orët e para të mëngjesit, zona ku po zhvillohen festimet e Hëdërellez-it është mbyllur për qarkullim nga policia./rtk/

 

Pas kërkesës për rishqyrtim, Komuna zgjat afatin për konkursin e projektimit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit

0
Komuna e Prizrenit ka zgjatur afatin e fundit për pranimin e tenderëve në procedurën e prokurimit lidhur me konkursin e projektimit për hartimin e projektit detal për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit.

 

Në njoftimin për informata shtesë lidhur me këtë procedurë të prokurimit, Komuna ka bërë të ditur se afati i fundit për pranimin e tenderëve në vend të datës 6 maj 2025 është data 13 maj 2025.

Shefi i Zyrës së Prokurimit në Komunën e Prizrenit, Isa Osmankaj ka theksuar se ky afat është ndërruar pas pranimit të kërkesës për rishqyrtim nga ana e një operatori ekonomik.
“Ndërrimi i afatit për pranimin e tenderëve është bërë pas pranimit të kërkesës për rishqyrtim nga ana e një operatori ekonomik, që është refuzuar nga ana jonë. Bazuar në legjislacion, ne duhet t’i mundësojmë që i njëjti ti ketë në dispozicion 10 ditë për të paraqitur ankesën eventuale lidhur me këtë çështje në OSHP”, ka thënë Osmankaj për Telegrafin.

Aktiviteti i prokurimit përkatësisht konkursi i projektimit për hartimin e projektit detal për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit ishte publikuar me 28 mars 2025.

 

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 170 mijë euro.

Qëllimi i Konkursit të Projektimit sipas dosjes së tenderit është që operatori ekonomik përkatësisht konsulenti të hartojë pakon e dokumenteve që përfshinë:

Specifikime teknike dhe inxhinierike për të siguruar ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të sigurt transporti;

Planet arkitekturore dhe strukturore për të siguruar integrimin e sistemit në peizazhin historik dhe urbanistik të Prizrenit;

Analizën e ndikimit mjedisor dhe social, duke marrë parasysh ruajtjen e trashëgimisë dhe minimizimin e ndikimit në komunitetin lokal;

Vlerësime të sakta financiare për të përcaktuar koston kapitale (CAPEX) dhe atë operacionale (OPEX), si dhe për të identifikuar mundësitë e financimit dhe rentabilitetin ekonomik;

Strategjitë e sigurisë dhe mirëmbajtjes, për të siguruar funksionimin efikas dhe jetëgjatësinë e projektit; dhe

Dokumentacionin e nevojshëm për tenderim, duke përfshirë kërkesat teknike dhe procedurat për përzgjedhjen e kontraktorëve të ndërtimit. 

Marrëveshje tri palëshe për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit, ndërmjet  Komunës së Prizrenit, MMPHI-së dhe Sëisscontactit ishte nënshkruar në janar të vitit 2023.

Në Ligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025, figuron se për projektin e teleferikut janë planifikuar afër 5.2 milion euro, me ç’rast afër 200 mijë euro janë shpenzuar deri në vitin 2024, teksa 1 milion euro janë aprovuar për vitin 2025 dhe nga 2 milionë euro janë të planifikuara për vitin 2026 respektivisht 2027.

Teleferiku si mjet, mundëson qasjen për të gjitha grupet e komunitetit në njërin prej lokaliteteve më të vizituara të arkeologjisë në Prizren. /Telegrafi/

Tentativa e 11-të për konstituim dështon – Kuvendi mbetet i bllokuar

0

Kuvendi i Kosovës edhe në tentativën e 11-të nuk arriti që të konstituohet.

Kryesuesi Avni Dehari kërkoi sërish nga PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe që të propozoi anëtarë për komisionin për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Të njëjtat sikurse në seancën e kaluar nuk propozuan asnjë anëtarë, duke kundërshtuar kështu propozimin e LVV-së që kryeparlamentari të zgjidhet në mënyrë të fshehtë.

Të pranishëm në sallë ishin 111 deputetë.

Seanca vazhdon të mërkurën në orën 10:00.

?-

Sot  legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës do të bëjë përpjekjen e radhës për t’u konstituar. Të shtunën në mungesë kuorumi, dështoi përpjekja për zgjedhjen e komisionit për votimin e fshehtë, duke e detyruar kryesuesin Avni Dehari  që  ta ndërpresë seancën, duke paralajmëruar se ajo do të vazhdojë të hënën, në orën 10:00.

Për herë të dhjetë me radhë të shtunën, legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk arriti të konstituohet. As në vazhdimin e nëntë të seancës nuk pati lëvizje pozitive drejtë konstituimit të Kuvendit të Kosovës .

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, të shtunën u bëri thirrje partive politike që të propozojnë anëtarë për komisionin për votimin e fshehtë, si një hap procedural kyç sipas tij, për vazhdimin e procesit.

Por, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kritikoi mënyrën e drejtimit të seancës, duke mos propozuar kandidatë për komision. As LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk propozuan kandidatë për komisionin, duke mbajtur qëndrimin e njëjtë si në seancat e kaluara, raporton RTKlive.

Ndërkohë, nga 106 deputetë të pranishëm, vetëm 54 votuan pro krijimit të komisionit, një kundër, dhe asnjë abstenim, numër që nuk mjaftoi për kuorum.

Pas përfundimit të seancës, përfaqësues të partive politike vazhduan me akuza ndaj njëra-tjetrës për moszgjedhjen e kryeparlamentarit.

Përfaqësuesit e partive kundërshtuese kanë thënë se Albulena Haxhiu nuk do të votohet për kryekuvendare as në vazhdimin e seancës të hënën paradite.

Pas votimit të kryekuvendarit është e përcaktuar të procedohet me votim të nënkryetarëve.

Votimi i kryekuvendarit dhe nënkryetarëve do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re të Kosovës. LVV-së, si fituese të zgjedhjeve, i takon që e para të propozojë mandatarin për ekzekzutivin.

Nëse brenda 15 ditësh nuk e formon ekzekutivin, atëherë presidentja Vjosa Osmani, ka të drejtë të mandatojë cilëndo parti që ia garanton se i ka 61 votat për Qeverinë e re të Kosovës.

Nëse edhe mandatari i dytë dështon të formojë ekzekutivin, atëherë Osmani shpall mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Moti sot: Me diell dhe vranësira të pjesshme, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

0

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21 dhe 26 gradë Celsius.

Bashkimi hap serinë me fitore ndaj Trepçës dhe merr avantazhin e parë drejt titullit

0

Bashkimi ka triumfuar në finalen e parë të “Play-off”-it. Prizrenasit fituan ndaj Trepçës me shifrat 84:77 (15:18, 23:14, 25:19, 21:26), për të krijuar epërsinë 1:0, raporton PrizrenPress.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, ku çereku i parë përfundoi 15:18. Por, prizrenasit ishin shumë më të mirë në periudhën e dytë, ku u shkëputën dhe shkuan në pushim me shifrat 38:32.

Pjesa e dytë ishte shumë interesante, me vendasit që kishin epërsi konstante dhe mysafirët që tentuan rikthimin, por nuk ia arritën qëllimit, pasi vetëm ngushtuan rezultatin në 71:67, megjithatë Bashkimi triumfoi në fund 84:77.

Te Bashkimi u dalluan Mack Smith me 22 pikë e tetë kërcime, Jayveous Mckinnis me 13 pikë e 11 kërcime dhe Wendell Green me 22 pikë, kurse te Trepça u dalluan Mikaile Tmusiq me 21 pikë dhe Michael Myers me dhjetë pikë e 13 kërcime.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet të mërkurën në Mitrovicë, ndërsa skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës./PrizrenPress.com

Aksident i rëndë në Rahovec (VIDEO)

0

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e njohur “Te Rrasat” në Rahovec.

Në një video të publikuar nga Rahoveci n’fokus shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e policisë.

 

I moshuari që u gjet i djegur në veturë është babai i prokurorit Gashi në Prizren

0

Gjatë ditës së sotme, një 82 vjeçar është gjetur i vdekur në veturën e tij e cila ishte përfshirë nga flakët në fshatin Leshan të Suharekës.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili ka treguar se i ndjeri ishte i djegur tërësisht me gjithë veturën në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë Klankosova.tv mëson se viktima është babai i Prokurorit në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë e Prizrenit, Musli Gashit.

 

Drini i Bardhë, kampion pa humbje – ngre kupën mes festës bardh e blu

0

Drini i Bardhë e përmbylli sezonin 2024/25 në mënyrën më të mirë të mundshme: si kampion absolut i Ligës së Tretë, pa asnjë humbje dhe me kupën në duar.

Fitorja zyrtare 3-0 në tavolinë ndaj Istogut 03, që nuk u paraqit në ndeshjen e fundit, e vulosi një rrugëtim të jashtëzakonshëm për klubin nga Hasit. Me këtë rezultat, Drini i Bardhë mbyll sezonin me bilanc mbresëlënës: 18 ndeshje, 17 fitore, 1 barazim dhe 0 humbje, raporton PrizrenPress.

Ceremonia e ndarjes së kupës dhe medaljeve u mbajt të dielën në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, ku ekipi bardh e blu u duartrokit nga tifozët dhe përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Festa e titullit nuk mbaron me kaq. Ajo do të vazhdojë edhe të hënën, më 5 maj, në Kodrën e Pajtimit në fshatin Gjonaj, me fillim nga ora 18:30, ku pritet një atmosferë e zjarrtë dhe festë popullore për ngjitjen historike në Ligën e Dytë.

“Një sezon i bardhë si Drini – i pastër, i pathyeshëm”, theksohet në njoftimin e klubit, duke falënderuar lojtarët, stafin dhe tifozët për mbështetjen gjatë gjithë kampionatit.

Me këtë sukses, Drini i Bardhë jo vetëm që fiton titullin kampion, por edhe fiton zemrat e komunitetit sportiv në Has e më gjerë./PrizrenPress.com

Testi i maturës, analistët thonë se duhet të përshtatet me testin PISA

0

Provimi Shtetëror i Maturës këtë vit do të organizohet më 21 qershor, ndërsa këtij testimi do t’i nënshtrohen rreth 20 mijë maturantë. Zyrtarë të  Ministrisë së Arsimit, thanë për Radio Kosovën se forma e testit është e njëjtë si vitin e kaluar, ndërsa do të ketë masa për ata që shkelin rregullat. E njohës të çështjeve të arsimit, thonë se testi i maturës duhet të përshtatet më shumë me testin PISA.

Erda Xhoni, Anita Qajani dhe Altin Curri, janë tre maturantë të gjimnazit “Dardania” në Han të Elezit, të cilët po përgatiten t’i nënshtrohen Provimit Shtetëror të Maturës. Ata shpresojnë se do të arrijnë rezultatet që i synojnë.

“Kemi hapur llogaritë në e-Kosova, pasi prej aty mund të aplikojmë. Ndërkohë, pasi të përfundojë procesi mësimor, kemi vendosur që të bëjmë përgatitjet me profesorët në lëndët që do të testohemi”, tha Erda.

“Na kanë njoftuar për të gjitha rregullat, për ecurinë e testit të maturës, aplikimin, i kemi hapur llogaritë në e-Kosova që të shkojë mirë ky proces”, tha Anita.

“Në lëndët e tjera jam më mirë, por në Matematikë kam pak ngecje. Jam konsultuar me profesorin, ku na ka ndihmuar dhe mësuar për detyrat të cilat mund të jenë në test”, tha Altini.

Erda, Anita dhe Altini janë në mesin e rreth 20 mijë maturantëve, të cilët pritet t’i nënshtrohen Provimit Shtetëror të Maturës, i cili do të mbahet më 21 qershor. Ky numër mund të ndryshojë, pasi për këtë testim do të paraqiten edhe ata të cilët nuk e kanë kaluar testin vitin e kaluar.

Ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të Divizionit për Sigurim të Cilësisë Standarde, Vlerësim dhe Licencim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, bëri të ditur për Radio Kosovën, se janë në përfundim të përgatitjeve për mbarëvajtjen e këtij testimi. Ai dha edhe detaje rreth organizimit, derisa foli edhe për masat ndaj shkelësve të rregullave.

“Procedurat edhe këtë vit janë të njëjta, ku maturantët duhet të kenë të hapur llogarinë në e-Kosova për të bërë paraqitjen e Provimit Shtetëror të Maturës. Maturantët do t’i nënshtrohen testimit në tri fusha kryesore: Gjuhë Amtare, Gjuhë Angleze, Matematikë dhe në lëndën zgjedhore. Ata duhet të shkojnë në ditën e testimit vetëm me një laps dhe dokumentin e identifikimit, ndërsa nuk duhet të tentojnë të kopjojnë. Në sallën e testimin nuk lejohet fare telefoni. Masa kryesore është largimi nga testimi dhe humbja e atij afati. Edhe masat ndaj administratorëve janë të parapara sipas Ligjit të maturës”, tha ai.

Procesi mësimor për maturantët përfundon më 15 maj dhe siç bëri të ditur për Radio Kosovën drejtori i Gjimnazit “Dardania” në Han të Elezit, Ziber Xhoni, ata po punojnë sipas planit dinamik me mësimdhënësit për Testin e Maturës.

“Është bërë një plan dinamik nga mësimdhënësit e fushave përkatëse: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Matematikë dhe në lëndët zgjedhore. Pra, pas 15 majit do të bëhet mësim shtesë, në mënyrë që nxënësit të përgatitën dhe të jenë të suksesshëm në Testin e Maturës”, tha ai.

Njohësi i çështjeve të arsimit, Xhavit Rexhaj, thotë se Testi i Maturës duhet të përshtatet më shumë me testin PISA, derisa theksoi se disa nga pyetjet e testit nuk përkojnë me natyrën e kurrikulave të kompetencave.

“Duhet të fillohet të zbatohen testet e standardizuara edhe në mënyrën ‘online’, sepse fëmijët tanë kur po hyjnë në PISA nuk po e kuptojnë atë mënyrë të testimit. Bota po shkon nga mënyra ‘online’. Pyetjet nuk po përkojnë me natyrën e kurrikulave të kompetencave, sepse testohet përmbajtja e të mbajturit mend, nuk testohet përgatitja për jetë, nuk testohet zgjidhja e problemeve, nuk testohet përdorimi i dijes për të zgjidhur problemet për tu përgatitur për jetë e për arsim”, tha ai.

Testi i Maturës organizohet vetëm në një ditë, ndërsa do të ketë gjithsej 100 kërkesa, nga 25 për secilën lëndë. Ministria e Arsimit ka theksuar se kriteri i kalueshmërisë do të mbetet i njëjtë, ndërsa rezultatet do të publikohen më 30 qershor. Ata që nuk e kalojnë provimin e maturës në afatin e parë, mund t’i nënshtrohen këtij testimin në afatin e dytë, që do të mbahet më 28 gusht.

Rriten çmimet në lokalet e ‘Shatërvanit’ të Prizrenit

0

Çmimet në lokalet e ‘Shatërvanit’ në Prizren kanë pësuar një rritje  ndjeshme, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët dhe vizitorët.

Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve në këtë qytet ka reaguar ndaj kësaj rritjeje, duke kërkuar që bizneset të mos keqpërdorin fluksin e madh të vizitorëve për të ngritur çmimet në mënyrë të paarsyeshme.

“Bizneset të mos keqpërdorin fluksin e madh të vizitorëve në rritjen e çmimeve të paarsyeshme, por të ruajnë cilësinë dhe të rrisin numrin e vizitorëve, në mënyrë që qyteti i Prizrenit të jetë shembull për shumë qytete të tjera, duke ruajtur traditën”, thuhet në reagim të Odës.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, amë e biletës dhe teksti që thotë ".?? D.P.H. Sheshi Shaderuan SheshiShadëruanPn Pn. 20000Prizren 20000 Prizren Republ Republika ika e Kosoues NR. FISKAL: TUSH: 330152083 311/1 1/1 00001 3x3,50 18,50 Akullore 1/2 porcioni~19 18,58 10,58 1,60 8,90 30 ITALI NE EURO RA TE GATSHME TUSH TUSHE=18,00% E=18 =18,00% 00% TIT. PA TUSH ARTIKUJT: 1 Ju Faleminderit Tau: 4 R3-85-282514:50:59 03-05 03-05-2025 2025 14:58:59 013141464 GK52288152 NR. SERIK FISKAL KUPONFISKALNR.B348 NR. 8348 MEF RKS"

“Qeveria lokale ka bërë investime të konsiderueshme në infrastrukturën e Shatërvanit, duke përmirësuar ambientin për bizneset dhe vizitorët. Bizneseve u është mundësuar hapësira për tavolina, karrige dhe ndriçim me çmime të arsyeshme, me qëllimin që të kenë përfitime pa dëmtuar përvojën e qytetarëve. Megjithatë, rritja e çmimeve mund të ndikojë negativisht në imazhin e qytetit dhe mund të ulë numrin e turistëve”.

Nëse bizneset nuk reflektojnë pozitivisht në formimin e çmimeve, Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve ka paralajmëruar se mund të kërkojë nga komuna që të rishikojë kontratat e lejeve për hapësira publike dhe t’i kthejë ato qytetarëve.

“Shpresojmë që bizneset do të reflektojnë pozitivisht në formimin e çmimeve, në të kundërtën do të kërkojmë nga komuna të rishikojë kontratat e dhënies së lejeve në këto hapësira dhe t’i kthejë ato qytetarëve”.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Për këtë arsye, Oda ka kërkuar një takim mes bizneseve dhe komunës për të diskutuar shqetësimin e qytetarëve dhe për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.

“Kërkojmë që bizneset dhe komuna të kenë një takim diskutimi rreth këtij shqetësimi të qytetarëve”.

“Investimet e komunës në ‘Shatërvan’ kanë ndihmuar në krijimin e një pamjeje më atraktive për qytetarët dhe turistët, duke rritur edhe qarkullimin e bizneseve lokale. Kjo është arritur falë përpjekjeve për të bërë Prizrenin një destinacion më tërheqës, por ruajtja e balancës mes përfitimit dhe mirëqenies së qytetarëve mbetet një sfidë kryesore”./PrizrenPress.com/